Sizmologu finlandez flet për rrezikun e tërmeteve në Shqipëri

November 27, 2019 17:41

Sizmologu finlandez flet për rrezikun e tërmeteve në Shqipëri

Tërmetet nuk mund te parashikohen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë sizmologu finlandez, Toni Veikkolainen.

Ai thotë se Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, ndaj është zonë e prirur për tërmete. Sizmologu nga Universiteti i Helsinkit thotë se vendi është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike mes Euroazisë dhe Adriatikut. Pas lëkundjet, sipas tij mund të zgjasin për disa ditë ndërkohë që dridhjet që pasojnë tërmetin e pare mund të jenë edhe të manjitudave të larta. Tërmeti në Shqipëri ishte 6.4 ndërsa dridhjet që kanë pasuar kanë arritur edhe të kalojnë manjitudën 5.

Veikkolainen thotë se edhe vendet e tjera të Ballkanit janë të rrezikuara, përfshirë këtu Greqinë ku pati edhe një tërmet pranë ishullit të Kretës me manjitudë 6 por që ndryshe nga ai në Shqipëri e kishte epiqendrën më në thellësi. Tërmeti i Shqipërisë, thotë eksperti finlandez, ishte i cekët dhe kjo ka bërë që të shkaktojë më shumë dëme. Vendet në jug të Ballkanit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe sigurisht, Turqia në lindje janë të rrezikuara jo pak. Italia është po ashtu. Të rrezikuara janë edhe Spanja dhe Portugalia. Evropa qendrore dhe ajo veriore janë më stabile në aspektin sizmologjik.

Tërmetet ndodhin kur energjia lirohet papritur në litosferën e tokës. Energjia atje akumulohet dhe më pas lirohet. Kjo ndodh më shpesh afër kufirit të pllakave se sa në mes të pllakave. Finlandezi sidoqoftë përsërit se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndryshe nga vullkanet ku ka pajisje që mund të masin gazrat vullkanikë. E vetmja gjë që mund të bëhet kur ndodh një tërmet, është marrja e masave për parandalimin e dëmeve të mëtejshme nga dridhjet që pasojnë. E këto masa mund të jenë largimi i njerëzve nga zona, etj. Ai këshillon që në rast tërmetesh, njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në vende ku mund të ketë dëme shtesë. Duhet qëndruar në kate të ulëta dhe të ndiqen udhëzimet e autoriteteve.

O.J/DITA

November 27, 2019 17:41
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 November 28, 07:39

    po të shikohet harta sizmollogjike europiane do të dallosh shqipëri,itali e deri në turqi një ngjyrë vishnje,pra të kuqe të errët,e finlandën!?
    me të bardhë,pra me rrezikshmërinë më të ulët në europë!e thotë dhe vetë sizmollogu!!
    po çfar bën ndjenja e inferioritetit të shqipos,të atij shqipoje që nuk ka pikën e trurit në kokë!?nuk pyet sizmollogun shqiptar që ka të bëjë me këto tërmete tërë vitin,por merr si ndonjë gjë të jashtëzakonshme thënjet e dikujt që tërmetet i ka përjetuar vetëm në laborator!!
    or debila,unë i besoj 1000 X shqipos që i përjeton përditë dhe i studjon,italianit gërkut e turkut e shumë shumë më pak finlandezit që nuk i njeh në natyrë!!
    copa mishi me një ndjenjë inferioriteti për të ardhur turp!!për të të zënë lemeria!!

    Reply to this comment
  2. naimi November 29, 13:32

    Ti race e poshter I lidhur e drejtues kryesor I PD e me emra sinonim te ndryshem (intelektual,Mirel,Arben) vazhdon me mashtrimet se gjygjtaret e plapave,specialistet e videove apo kompjutrave shqiptar jane me te afte se specialistet apo institucionet e njohura botrore me fame.Akoma ti vazhdon me mashtrimet r Berishes(historikisht te pafundeshme e te neveriteshme),Akoma ti I beson specialistit shqiptar qe verifikoj videon e ish ministrit Prifti(700.000$) e hedh poshte ekspertizen e ekspertave anglez? Nuk di cfar te them por qofsh vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*