“S’jemi pula…”, Shehi-Ramës: Mos provoko!

June 4, 2018 20:23

“S’jemi pula…”, Shehi-Ramës: Mos provoko!

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka paralajmëruar Kryeministrin Rama të mos provokojë opozitën në një kohë kur Shqipëria pret të marrë përgjigje në lidhje me negociatat, pasi do të marrë rezultate të tjera.

“Kush ka pritur që të bëjë rrëmujë dhe të djegë zyrat e shtetit nuk ka punë me çështjet tona. Ne e kuptojmë që këta e kanë merituar dhe do të meritonin gjithçka, por ne dhe njerëzit tanë nuk duam rrëmujë. Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera”, ka thënë Shehi.

Shehi është shprehur për “Panorama” se opozita ka marrë vendimin për të mos zhvilluar protesta të mëdha deri më 28 qershor, pasi është vet ajo që e kërkon me ngulm çeljen e negociatave.

Ai vijon të thotë se opozita i sheh negociatat si të vetmin instrument për të bllokuar arrogancën e qeverisë “Rama”.

“Unë uroj që negociatat të hapen për Shqipërinë. Të gjithë kemi nevojë për hapjen e negociatave, që edhe ne si opozitë e shohim si mundësi për bllokimin e arrogancës së kësaj maxhorance. Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm duke pasur Europën pranë, sepse, fatkeqësisht, vetë nuk jemi të zotë t’i ndërtojmë institucionet. Por mund të ndodhë edhe një variant i trishtueshëm për Shqipërinë. Dhe për këtë sigurisht që përgjegjësia është e maxhorancës e s’ka ku të fshihet pas asgjëje, nëse ndodh”, është shprehur kryetari i LZHK-së.

s.a/dita

 

June 4, 2018 20:23
Komento

7 Komente

  1. s'kam ç'bej June 4, 20:26

    Po ç’na gjeti me keta njerez te lajthitur! Ky s’eshte as per me pula dhe thote s’jemi pula.

    Reply to this comment
  2. Dashipatope June 4, 20:33

    Kur i eshte mbushur mendja edhe ketij koqes se mund te provokohet, u dhjefte ky vend!
    O idiot noterik qe ke 30 vjet e nuk zgjidhesh dot deputet me ate mut partie qe thua se e ke.

    Reply to this comment
  3. Loni June 4, 22:19

    Pula ben veze,po ti ca ben?????

    Reply to this comment
  4. Cuku June 4, 22:31

    Hera e pare qe thua nje te vertete or PLONC ,,,,
    Nuk jeni pula ,,se pula ben veze ,por jeni SORRA dhe.HIENA,,,,
    Or langaraq te.dhjefsha partine.,ngele.guke lepire bythen e Sales dhe Lulushes ,per nje.cike.deputetllek,,,

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku June 4, 22:58

    Nuk me duket se ka thene ndonje gje gabim ky Dashi, ashtu eshte, arroganca e Edvin Bythos mund te ndalohet vetem nga Europa, sepse opozita ketu eshte ftof,

    Reply to this comment
  6. pietari June 4, 22:59

    Ti nuk je as SORE , pa le qe pule, jo e jo !
    Mos ki frike , nuk meret njeri me ty , se nuk ka kohe per te humbur !
    E ke nje hall dhe ti , te eshte mbaruar rakia dhe qoftet !

    Reply to this comment
  7. Kaçi i zi June 5, 11:45

    Po ju sikur do benit protesta perdite deri me 28 qershor.? Apo deshtuat ne pjesmarje dhe papritur u kujtuat per negociatat qe me cdo kusht doni ti pengoni. Pse e nxoret Babalen diten kur Rama ishte ne Sofje. Ik ore te pabythe. Ju jo pula po laracka pa bisht jeni. Nuk keni moral ju per te drejtuar vendin. Keni qene hajdute dhe vrases. Dhe ti Dash z.kryeminister i Saliut ke qene. Ik se u plake. Futi nga nje teke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*