S’ka fjetur gjithë natën se e vriste këllëfi i telefonit tek ijet

March 29, 2016 09:40

S’ka fjetur gjithë natën se e vriste këllëfi i telefonit tek ijet

 

 

Skandali i deputetit të partisë Demokratike që u filmua me pistoletë në brez, në protestën tek parku i Liqenit, është ironizuar me një humor të mprehtë në rrjetet sociale me diçitura të ndryshme që e shfaqin Gent Strazimirin herë si kaubojs, here si kamikaz apo edhe si Rambo.

Por më radikalja ka qenë faqja Lolita, e njohur për komentet e saj. Ja çfarë shkruan:

“Dikush vrapoi për në punë për t’u përballur me surratin e zhubrosur të shefit. Dikush shkoi me vonesë në shkollë dhe ngeli pas derës: të hyj apo mos hyj në leksion? Dikush u kollit pa e vënë dorën te goja. Dikush nuk është zgjuar akoma dhe po ëndërron Ilir Metën. Dikush po le gruan shtatzënë vetëm që ta çojë fëmijën te parku që do ndërtohet. Dikush u zgjua mbi shpatullën e shokut në komisariat. Vetëm ai, Gent Strazimiri nuk ka fjetur gjithë natën se e vriste këllëfi i telefonit tek ijet”.

Pasi Gent Strazimiri u fotografua dhe filmua me pistoletë në brez, Arben Ristani  e mohoi dhe tha se ai ishte këllëf telefoni, dhe jo pistoletë.

1

2 3 4

March 29, 2016 09:40
Komento

1 Koment

  1. luan March 29, 14:08

    Fatkeqesi per popullin shqiptar kush i perfaqson ne parlament ca plehera hajdut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*