S’ka liberalizim vizash, Thaçi shpërthen ndaj BE-së: Marrëzi e udhëheqësisë së Brukselit

December 15, 2015 18:50

S’ka liberalizim vizash, Thaçi shpërthen ndaj BE-së: Marrëzi e udhëheqësisë së Brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj konkluzioneve të BE-së për Kosovën. Me anë të një deklarate në rrjetin social Facebook, ai shpreh zhgënjimin për vonesat në liberalizimin e vizave dhe shkon më tej, kur e quan këtë provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë së udhëheqësisë në Bruksel.

“Sot, Këshilli i Bashkimit Europian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit. Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë ndaj Kosovës e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të udhëheqësisë në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por rrisin edhe irritimin te qytetarët e Kosovës”, shkruan zëvendëskryeministri kosovar.

“Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i japë fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës, pasi kështu do të japë ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Përkundër kësaj, durimi ynë do të jetë më i fuqishëm sesa paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej, vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina”, përfundon mesazhi i Thaçit, ku nuk mungon dhe urimi ironik në anglisht “Good luck EU! (Paç fat BE)”.

December 15, 2015 18:50
Komento

5 Komente

  1. Arben December 15, 19:16

    ZAJEDNICA NUK KALON

    KOSOVA ESHTE SHQIPERI

    PERPARA VETEVENDOSJE.

    Reply to this comment
  2. Drini December 15, 19:51

    merruni edhe ca me islamin ju se do jua heqin vizen mire.

    Reply to this comment
  3. Sejdi Veseli December 15, 21:04

    Jo rastësisht e ka thënë i Madhi Gjergj Fishta: ‎
    Uh! Evropë , ti kurvë e motit
    qi i rae mohit beses se Zotit
    po , a ky a sheji i qytetnise
    me da token e Shqipnise
    per me mbajte kelyshet e Rusises?‎

    Reply to this comment
    • mali December 15, 21:59

      e ka qare Fishta. me mire nuk thuhet, si atehere ne kohe te Fishtes , si sot si mot, e njeta gje

      Po bukuroshi Thaci nuk ka pse merzitet, BE i dha urdher per zajednicat, ai i nisi por nuk po i bitis, dhe ajo po e denon per kete.
      I donte Thaci vizat jo per popullin e Kosoves po per te thane sa qeveri e sukseshme eshte.
      Tani ka frike se kosovaret qe po rinin squk dhe nuk po ngriheshin kunder tradhetise se qeverise se tyre, e benin se po u liberalizoheshin vizat.
      Tani qe Europa kurve vetem e e deklaroi se nuk do i jape se ne fakt edhe zajednica te perfundonte liberalizimi as qe kishte per tu bere.
      Cfare do bejne kosovaret qe per turpin e tyre po shesin gjakun e bijve te tyre qe dhane jeten per lirine dhe pavaresine e Kosoves dhe keta birbo e kembejne vizat me shitjen e vendit te tyre.

      Reply to this comment
    • Arben December 16, 06:43

      AJO QE KA THENE FISHTA ESHTE E VERTETE, MIREPO THACI, VESELI DHE KLIKA SOT NE KOSOVE JANE KRIMINELA ORDINERE, QE EUROPA I PERDOR SI MARIONETA TE BINDURA, DUKE U TUNDUR DOSJET E KRIMIT.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*