Duhet t’i hiqni bishtin sopatës!

February 12, 2016 14:08

Duhet t’i hiqni bishtin sopatës!

Duke nisur prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi Moratoriumi 10 vjeçar i pyjeve. Ligji është miratuar në Fletoren Zyrtare.

Duke e konsideruar këtë Moratorium si vendim historik për të ardhmen e zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka thekson se zbatimi i këtij ligji kërkon pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, qytetarëve shqiptarë, opinionit publik dhe medias.

Gjithashtu, kreu i Mjedisit Koka i kërkon të gjitha institucioneve shtetërore që janë ngarkuar për zbatimin e këtij ligji, angazhim maksimal për zbatimin me sukses të moratoriumit të pyjeve. Qëllimi i këtij ligji është që të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij.

Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ii -) tregtimi i produkteve të tij, iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji përjashtohen: a) shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri; b) rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor referuar legjislacionit në fuqi, c-) shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore.

Të drejtat ekzistuese për shfrytëzimin e fondit pyjor publik dhe privat, të fituara sipas proçedurave ligjore në fuqi pezullohen deri në daljen e vendimit të Këshillit të Ministrave të parashikuar në pikën 2 të nenit 3 të këtij ligji.

Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Afati i zbatimit të këtij ligji është 10 (dhjetë) vite nga data e hyrjes së tij në fuqi. /Dita/

 

 

 

February 12, 2016 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*