S’ka pak ditë që në Varshavë përfundoi përballja e rradhës

July 14, 2016 00:24

S’ka pak ditë që në Varshavë përfundoi përballja e rradhës

Nga Artan Lame

Të dyja janë “A”, e para gërmë e alfabetit. Njëra gotike, cirilike tjetra. Njëra vjen prej vendit të frankëve, tjetra prej vendit të bullgarëve.
Përfaqësojnë dy botë të ndara fort, Lindjen dhe Perëndimin, të përballura aq fort nëpërmes trojeve tona, diku nëpër rrjedhën e Shkumbinit e përmes vijës Egnatia të Elbasanit.

Edhe forma e tyre përqas botët nga vijnë.
A-ja franke është e rreptë, me tehe të mprehta si kosa e vdekjes, nuk le vend për kompromis, e egër e plot zakone, gati për sulm edhe në humbje e për ta interptetuar çdo gjë si sfidë.
A-ja cirilike është gjithë linja të kurbuara, pritëse, gjithë enigma kuptimore, e ëmbel në dukje, plot rafinim bizantin, e prirur në çdo çast të interpretohet ndryshe.

Janë nisur tash 1200 vjet drejt njëra-tjetrës, pa ja dalë të kuptohen e të puqen.
E kanë tradhëtuar njera-tjetrën sa here kanë mundur. Që prej kohës kur fiset e Lindjes kapërcyen Danubin, e deri sot kur fiset e Perëndimit po përpiqen t’i përmbajnë.
Kanë luftuar mes tyre kushedi sa herë. Që prej kohës kur Kryqtarët hynin në Kostandinopojë e deri në kohën kur Sovjetikët mbërrinin në Berlin.
Janë ndarë për të mos u parë më sa e sa herë, aq sa edhe vete nuk e dijnë nëse tash janë të puqur a të ndarë.
E megjithatë janë serisht aty, përballe njera-tjetrës, në pritje të sebepit të radhës, të ndahen në janë të puqur, a të puqen në janë të ndarë…

July 14, 2016 00:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*