“S’ka pazar me Ramën”, kujt i trembet Basha?

April 15, 2019 17:56

“S’ka pazar me Ramën”, kujt i trembet Basha?

Nuk do të ketë më pazare të radhës. Tani e them me zërin tim në emër të të gjithë opozitës dhe partive të koalicionit”. Këto ishin fjalët që theksoi më fort Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur mes mbështetësve opozitarë para Kryeministrisë, në protestën e fundit, ditën e shtunë.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i opozitës shqiptare përmend fjalën “pazar”. Ai i ka mëshuar kësaj teme në çdo protestë të opozitës, por edhe pas çdo takimi me ndërkombëtarët.

Por, në tubimin e së shtunës, më shumë se fjalimi luftarak, ajo që mbeti në mendje dhe krijoi jo pak habi te vëzhguesit e politikës shqiptare është pikërisht pasazhi i mësipërm. Rëndësia dhe nënvizimi që Lulzim Basha i bëri përsëri qëndrimit se nuk do të ketë më pazar me Edi Ramën.

Përse një njeri, dhe për më tepër lideri i opozitës ndien nevojën të nënvizojë, theksojë, përsërisë dhe t’i japë peshë çdo herë që ka mundësi një qëndrimi të tillë?

Përse Lulzim Basha ndjeu nevojën që në protestën e së shtunës të betohej dhe t’u thoshte mbështetësve, politikanëve të partisë së tij, kryetarëve të partive aleate përpara zyrës së kryeministrit se ai nuk do të bëjë pazar me Edi Ramën?

Duket se pas marrëveshjes së çadrës, më 17 maj, dy vjet më parë Lulzim Basha ka një kompleks përpara kujtdo që ka në krah. Marrëveshja e 17-18 majit, që shpeshherë etiketohet edhe si një pazar Rama-Basha bëri shumë viktima politike, duke nisur nga brenda PD, duke vazhduar me aleatët që kishin mbështetur Bashën në tre muajt e çadrës përpara Kryeministrisë, e deri te LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Për tre muaj Basha, Berisha dhe gjithë PD-ja nuk dëgjuan asnjë zë ndërkombëtar, refuzuan çdo mundësi dialogu, çdo emisar të ardhur nga Perëndimi, çdo projektmarrëveshje dhe qëndronin përballë zyrës së Ramës, duke u betuar se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, dhe duke flirtuar nga ana tjetër me Ilir Metën, në atë kohë në koalicion me PS. Për tre muaj, PD priti një qëndrim, një vendim, një diçka nga Ilir Meta, që sa herë dukej se ishte afër, aq herë largohej, ndoshta në dilemat dhe llogaritë e tij politike.

Dhe në të vetmin rast që iu dha, Edi Rama përfitoi dhe mbylli një marrëveshje me Lulzim Bashën. Pa Ilir Metën, i cili në panik se brenda një nate humbi të gjithë rëndësinë dhe vlerën e “king-maker” vizitoi të nesërmen zyrën e Berishës, pa aleatët besnikë të çadrës, pa asnjë nga figurat e partisë së tij.

Një marrëveshje që i dha Bashës gjysmën e qeverisë dhe ndoshta edhe ndjesinë se do të ishte në pushtet pas zgjedhjeve. Pakti me Edi Ramën ishte që kush del i pari merr Kryeministrinë. Asnjëherë Basha nuk e mendoi ndoshta se Rama do të kalonte pragun e 71 deputetëve, duke qenë i sigurt se çdo rezultat poshtë këtij numri e sillte edhe atë në pushtet, në një koalicion të madh me PS për të bërë atë që mund të bëjnë dy parti të mëdha në pushtet: të ndanin qeverinë dhe Shqipërinë përgjysmë.

Pikërisht, kjo bindje bëri që me një të rënë të lapsit Basha të fshinte gjithë figurat e vjetra të PD-së nga lista e deputetëve, të harronte premtimet që iu kishte dhënë gjysmës së njerëzve të tij për t’i përfshirë në lista, të premtonte për të lënët jashtë liste poste ministrash, të sulmonte së bashku me Ramën LSI-në në fushatë, që për hir të së vërtetës ishte më atipikja e të gjithë fushatave zgjedhore në Shqipëri, me tone të butë dhe aq relaksuese sa shpeshherë dukej se vendi nuk po shkonte në zgjedhje.

Dy vjet më pas, ky mallkim e shoqëron ende Lulzim Bashën dhe ai ndjehet i kompleksuar sa herë ngre zërin dhe proteston, sepse të gjithë i kujtojnë marrëveshjen e çadrës. Jo vetëm viktimat politike të 17-18 majit.

Nën zë, edhe ata deputetë që pranuan të djegin mandatet, ia kanë frikën se nesër Basha mund të mos ua njohë sakrificën, mund të mos i fusë në lista.

Edhe ata mbështetës që ai i la jashtë dhe që sot u premton listën ia kanë frikën se ai mund t’u dalë sërish fjale.

Edhe aleatët, me të cilët Basha nuk ka bërë asnjë konsultë për sistemin zgjedhor në asnjë nga ditët që PD ishte në Kuvend dhe formalisht pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore ia kanë frikën se ai mund t’i tradhtojë sërish.

Edhe LSI ia ka frikën se ashtu sikurse Lulzim Basha e braktisi brenda natës për një marrëveshje të gjerë me Edi Ramën, ia ka frikën se një takim tjetër me Edi Ramën mund ta lërë atë jashtë pazareve dhe të pashpresë në çdo palë zgjedhje që mund të zhvillohen.

Të gjithë ia kanë frikën dobësisë së Lulzim Bashës për të harruar brenda natës këdo dhe për të fshirë nga kujtesa çdo premtim të bërë më parë. Edhe sikur Lulzim Basha sot të jetë më i vendosur se kurrë që nuk do të ketë kurrë pazar apo marrëveshje me Edi Ramën, të gjithë ose bëjnë sikur e besojnë (kryesisht radha e ish-deputetëve, sekretarëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që kanë marrë një premtim se do jenë në listat e ardhshme të zgjedhjeve si kryetarë bashkish, si deputetë, si ministra) ose e besojnë, por më frikë në zemër se ai mund t’i gënjejë sërish (aleatët dhe LSI).

Këto, Lulzim Basha i di, i ndien dhe nuk ka ditë që dikush të mos ia kujtojë, që nga kundërshtarët politikë te kritikët në media e deri te muret e PD-së që dëgjojnë çdo ditë shqetësimet nën zë të gjithkujt që kalon korridoreve të partisë, shkruan SI.

Prandaj, ai ka nevojën që ta thotë me zë të lartë dhe të fortë, për të bindur jo vetëm ata që ka marrë me vete. Më e rëndësishmja ndoshta për të bindur edhe veten që të jetë vërtet bindës me të vetët.

Duhet të paktën një provë, të cilën Basha nuk ua ka dhënë ende deri tani për të treguar ndërkohë që është edhe lider.

 

b.b./dita

April 15, 2019 17:56
Komento

8 Komente

  1. Taraboshi April 15, 19:21

    osor trim se na more ne qafe.Ec gjithemone me shprehjen popullore uthulla e forte prish enen e vet.Ti ke frige nga humbja.por nuk ke se cfare te besh.ne beteje hyhet o per te fituar o per te humbur.Ti humbjen e ke te sigurt nga do qe te kethehesh.SPAKU po te tro
    ket.Ai e ka per detyre me te trokite dy here te treten ta qan deren o….

    Reply to this comment
  2. prizem April 15, 20:09

    Deshperimisht i deshperuar te ngelet vegel ne duart e mjeshtrit legjendar te krimit te PeDe-rave te SHQUP-it….dhe i pashprese.

    Reply to this comment
  3. Tani April 15, 20:29

    Dhelpra dhe rrushte

    Reply to this comment
  4. ai Basha nuk do të bëjë pazar me Edi Ramën April 15, 21:42

    Ja pra pse duhet te marr fund sitemi zgjedhor i themeluar 2008 nga PD PS !

    Ky sitem eshte burimi i shume problemeve me Liderin e Partise !

    Ky sistem i ka kthyer keto dy Parti ne parti diktatoriale ku kryetari eshte Padron Diktator Intrigant mashtrues i perhershem !
    Berisha dhe Rama Monika ose Iliri panvarsisht se jane te ndryshem ata ngjajne njesoj ne aspektin e kontrollit dhe ligjit qe dominohet nga Njeshi !

    Partia personifikohet me Njeshin ! Thuaj PD dhe mendon Berishen ose Bashen Thuaj PS dhe mendon Edi RAMEN !
    Thuaj LSI dhe mendon Monika ose Ilisr Meta

    Reply to this comment
  5. bart72 April 16, 00:11

    Ju trembet moterqirave mashtrusave komunistave hahahhahahahahh

    Reply to this comment
  6. XXXL April 16, 00:59

    Domethene deri me sot Lulzim Sali Basha nuk ka drejtuar me nder te Djathten e Leshit, me politika dhe programe te qarta, por me pazare, pra ka mashtruar shqiptaret dhe ate pak elektoral qe e mbeshtesin.
    Nje milion here turp, c’jane keto pazare, kujt i kane sherbyer, kush ka perfituar, ne kurriz te kujt jane bere?
    Keto PAZARE te ndyra qe na i permend sot i kane sherbyer Lul Bashes dhe familjes se tij duke i grabitur arkes se shtetit 15 milion euro per nje ndertim PA LEJE ne Vlore tek Uji i “Nxehte”, dhe xhymerti Ed Droga qe i jep parate e qytetareve nje killeri si ish ministri i Brendshem i Qeverise se qelbesire Sali.
    Ed Droga ky xhymert i madh me parate e taksapaguesve duhet te dale para gjyqit dhe te jape llogari per kete vjedhje te hapur prej 15 milion euro.
    Shqiperise i kane vene zjarrin si ai qe i ka rene ne Notre Dame dhe po shkrumbohet.
    Popull KAR qe rri e debaton neper kafene, per 30 vjet me nje killer kelyshin serb Sali Kar-axhic dhe plehra e bajga te tjere qe e kane emrin politikane dhe put-tetare te djathte dhe te majte.

    Reply to this comment
  7. Lili April 16, 05:51

    Tash pazar me gjiknurin?

    Reply to this comment
  8. ETHEM LALAJ April 16, 10:20

    Analize e sakte.Te gjitha qendrojne,por nje gje nuk e shkrove e perforcove:
    -Basha eshte dejuro kryetar i pd,defakto eshte Sali Ram Berisha.Pse:ne naten e 17 mait Basha-Rama vendosen eliminimin e partive te vogla,pasi nukse na duhen 128 parti fantazme.Por Fatmir Mediu shkoi 4 here te Saliu.Dhe ky urdheroi Lulin qe te futi ne liste 5 kr.partive te vogla duke indinjuare elektoratin e tyre.Keshtu humben votat e ktyre servilve te Saliut.Pra,Luli i doli nga premtimi Rames pasi mori 15 mil.euro te pallatit ne Vlore.Dhe tashme do kerkoi te mos i prishen 4 dhomat pa leje ne katin e 13 Tirane.
    -Marveshja e 17-18 mait u ngjiz nga Saliu e jo Luli.Se ate nate Luli doli disa here nga takimi me Ramen.
    -Pasi PS fitoi dhe zgjedhjet u pranuan nga te gjitha palet,Saliu e drodhi ne 2 vitet e fundit duke nxjere alibin e vjedhjes se zgjedhjeve nga Rama .Si e pse:Gazetarja e nws24 Klodi..pasi mori disa sms ne prekurori per dosjen 339 i dergoi ato te VOA e Elez Biberaj-Tropojanit pro Salist dhe ky gazeten e vet ja dergoi dixhitalit…dhe Berishizmi i shfrytezon kto sajesa te tipit Babale sikur jane te departanentit te SHBA apo te vet Presidentit te dale ne foto me Lulin ne kembim te 675000 dollar te lobimit R U S kundes Edi Rames.Dhe drejtesia jone hesht si gjithmon.
    -Genjeshtrat e Lulit nuk kan fund.Ai duhet te dali hapt se nuk eshte i afte per ate pune te ngarkuare nga Saliu per te mbrojtur familjen Berishiste por dhe vet ate nga krimet qe kan bere te dy.
    .Vetem 4 te vraret e 21 janarit mjaftojne per ti derguare ata ne REÇ te Shkodres.Flm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin