S’ka plane për të ardhmen, nuk flisni në rrjete sociale… Shenjat që tregojnë se partneri do të ndahet

June 20, 2018 19:13

S’ka plane për të ardhmen, nuk flisni në rrjete sociale… Shenjat që tregojnë se partneri do të ndahet

Shkalla e divorcit ka shënuar majat gjatë viteve të fundit – por a ka ndonjë mënyrë për të parandaluar dështimin e martesës?

Ekspertët thonë se shpeshherë në lidhje ka disa shenja të qarta që tregojnë se lidhjes po i vjen fundi.

Prandaj, sipas tyre, në kohë problematike është e rëndësishme t’i vëreni këto shenja në mënyrë që ta parandaloni më të keqen.

Partneri është larg rrjeteve sociale – të paktën larg nga ju në rrjete sociale

Një shenjë moderne që tregon se lidhja ka probleme është kur partneri i ka fshirë shumicën e postimeve në rrjetet sociale,  ka pakësuar postimet për ju të dy, ose edhe ju ka bllokuar krejtësisht.

Kjo është një mënyrë e lehtë për ta, që ta imagjinojnë jetën pa ju.

Ka luhatje humori

Kur partneri zemërohet dhe irritohet apo acarohet, kjo është shenjë se po mendon ndarjen.

Luhatja e humorit ndikon që ata të tërhiqen dhe të ndërpresin komunikimin.

Nuk bën më plane për të ardhmen

Kjo mund të nënkuptoj çfarëdo – kur partneri nuk diskuton për të pasur fëmijë në të ardhmen, për të pasur një shtëpi më të mirë, nuk blen më bileta për koncerte, etj.

Nuk ka kohë për ju…

Nëse partneri ka filluar të merret më shumë me palestër, e mbingarkon veten me projekte ekstra apo, thënë më thjesht, qëndron më pak në shtëpi duke shpenzuar kohë me ju, atëherë kini kujdes.

Është ftohur në marrëdhënie intime

Kur partneri dëshiron ndarjen, ai fillon t’ju trajtojë më shumë si shoqe sesa si të dashur.

Nëse jeta juaj seksuale fillon të pësojë ndryshme, më shumë bëni seks sesa rrini bashkë, ose nuk bëni fare seks, atëherë kini kujdes.

o.j/dita

June 20, 2018 19:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*