“S’ka shanse për azil në Holandë”

April 24, 2016 17:20

“S’ka shanse për azil në Holandë”

Rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ka sjellë shqetësimin e autoriteteve atje., në një intervistë dhënë për Vizion Plus, thotë se në kushtet kur Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe kandidat për anëtare e BE-së, askush nuk do të përfitojë azil.

“E them me keqardhje se me të vërtetë numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur në mënyrë shumë të lartë gjatë muajve të fundit, por edhe gjatë viteve të kaluara. Kjo është një situatë e vështirë, pasi Shqipëria është një vend i sigurt, një vend i cili ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Nëse je shqiptar dhe shkon në Holandë, nuk do të marrësh azil politik, aspak. Është humbje e parave dhe mundimeve që të përpiqesh të shkosh në Holandë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të përqendrohesh për të krijuar mundësi këtu në Shqipëri, të shohësh mundësinë të punosh dhe të jetosh në këtë vend. Ky duhet të jetë qëllimi i njerëzve, sepse të kalosh përmes rrugës së azilkërkimit është e sigurt se do zhgënjehesh.”

Diplomatja holandeze vlerëson rifillimin e diskutimeve politike në Shqipëri, për avancimin e reformës në drejtësi. Sipas saj, reforma mbi të gjitha duhet kryer për të mirën e vendit, jo se përkufizohet si kriter për integrimin

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që parlamernti ka rifilluar dialogun. Mendoj se reforma në gjyqësor është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo jo se komuniteti ndërkombëtar e mendon kështu, por sepse kur unë flas më shqiptarët çdo ditë, kjo është çka shqiptarët kanë nevojë dhe mendoj se është e rëndësishme për vetë gjyqësorin, pasi përmes kësaj reforme do të rifitojnë besim nga qytetarët shqiptarë, por gjithashtu edhe nga investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri. Mendoj se është një lajm shumë i mirë që ata kanë rifilluar dialogun politik dhe shpresoj që shumë shpejt të shohim progres. Ky është vetëm fillimi, pasi është një proces që do të marrë kohë. Kjo është arsyeja që ne duam të shohim progres të shpejtë në këtë aspekt.”

Ambasadorja Van de Ëeerd thotë se procesi i integrimit të rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë është pjesë e axhendës europiane. Për të arritur këtë qëllim, sipas saj duhen plotësuar kriteret e përcaktuara së bashku me institucionet në Bruksel.

April 24, 2016 17:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*