Skadimi i ID, dyndje qytetarësh, Zyrat e Gjendjes Civile të hapura edhe në fundjavë

January 11, 2019 17:57

Skadimi i ID, dyndje qytetarësh, Zyrat e Gjendjes Civile të hapura edhe në fundjavë

Skadimi i afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike këtë janar ka sjellë radhë të gjata para njësisë numër 3 dhe 4 në Tiranë. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të rinovuar kartat e identitetit dhe pasaportat ndërkohë, zyrat e Gjendjes Civile pritet të punojnë jashtë orarit për të përballuar fluksin.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, në një prononcim për Report Tv tha se po punohet për të përballuar fluksin dhe këshilloi qytetarët që të paraqiten në këto zyra me kuponin e blerë tek posta shqiptare dhe me dokumentin e vjetër identifikues. Doracaj tha se qytetarët që nuk do të rinovojnë kartën nuk do të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit.

“Për shkak të komunikimit dhe skadimit të kartave dhe pasaportave ka një fluks të shtuar të radhëve tek zyrat e Gjendjes Civile. Punonjësit e Aleat dhe Gjendjes Civile do të jenë në punë edhe nesër. fluks ka kryesisht në bashkitë e mëdha, do punojmë jashtë orarit dhe në ditët e pushimit. Fluksi është në rritje edhe për shkak të sensibilitetit.

Të gjithë qytetarëve që iu skadon karta nuk mund të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit. Ndjesë dhe faleminderit të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes sonë. Do ofrojmë kushte më të mira, do shtohen 80 sportele në të gjithë Shqipërinë. Çdo qytetar duhet të ketë me vete kuponin që blen tek Posta Shqiptare dhe dokumentin e vjetër të identifikimit”, tha Bledi Doracaj, drejtori i Gjendjes Civile. 6 muaj para zgjedhjeve lokale rreth 1.4 milionë shqiptarëve iu skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike në 15 dhe 31 janar.

l.h/ dita

January 11, 2019 17:57
Komento

3 Komente

  1. sherbetor i popullit January 11, 18:47

    Kur dihet se ka nje dyndje te tille, madje te planifikuar, kjo duhet te shoqerohet me shtimin e pikave te perpunimit te kartave dhe pasaportave dhe jo te beje presion mbi qytetaret qe nuk do te marrin sherbime.
    Shteti eshte per te dhene sherbime ndaj qytetareve te vet dhe duhet cdo gje ta organizoje ne funksion te kesaj.
    Kujtojme se Aleat i ka rritur cmimet nga 1200 leke qe ishte para 10 vjetesh ne 1500 leke per karte identiteti dhe nga 6000 leke ne 7500 leke per pasaporte.
    Per me teper leku ne kete kohe ka poziten me te forte ne tregun valutor ndaj monedhave te huaja

    Reply to this comment
  2. RIKU January 11, 23:54

    Hapni pika se po behet kiameti. Vendosni dispozitiv numerator qe mos te shkaktohen skandale .Veproni sa me shpejt.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi January 12, 09:02

    Si nuk bene nje pune me mend keta palopushtetare! Deri kur do e torturojne per vdekje kete popullin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*