Skadimi i pasaportave, nuk lejohet dalja jashtë vendit në 3 muajt e fundit

January 4, 2019 19:55

Skadimi i pasaportave, nuk lejohet dalja jashtë vendit në 3 muajt e fundit

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit.

Ky afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikojë për një pasaportë të re biometrike.

Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjta si herën e parë.

Personi duhet të blejë fillimisht kuponin pranë postës shqiptare, me pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave te gishtave.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohen kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situatë të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh.

Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar.

o.j/dita

January 4, 2019 19:55
Komento

3 Komente

  1. Adih January 4, 22:49

    Shyqyr ,mblidhni edhe ca leka ,se e keni kasen shteterore bosh . Mos harroni ,porosisni edhe policet rrugore te vene sa me shume gjoba. Se BE ,ka kohe qe ju ka bllokuar ne embargo “,se i keni qare me lot ” 5 pikat ,detyrat e shtepise ,dhene prej saj .

    Reply to this comment
  2. X January 5, 12:23

    Dhe me kete metode pasaportat jane te vlefshme vetem per 9 vite e nente muaj ne kundershtim me ligjin Nr.8668, datë 23.11.2000″PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”,(Ndryshuar me aktin normativ nr. 5, datw 31.8.2001 dhe me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010) neni 3: Shtetasit deri në moshën 16 vjeç pajisen me pasaportë të vlefshme për 5 vjet, ndërsa ata mbi 16 vjeç pajisen me pasaportë të vlefshme për 10 vjet.
    NJE BRAVO E MADHE. PO KU BAZOHET, APO TEK LIGJI I RJEPJES SE DELEVE?

    Reply to this comment
  3. Kola January 5, 22:57

    Na mbyti hajdutlleku na e nxiu jeten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim