Skafi me 400 kg marijuanë kapet në Leçe, pranga shqiptarit

Redaksia Online December 26, 2012 10:03

Skafi me 400 kg marijuanë kapet në Leçe, pranga shqiptarit

Policia italiane ka bllokuar një sasi të madhe droge, e cila ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë. Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga, pasi është kapur nga efektivët e Guardia di Finanza-s në Leçe, ku kishte mbërritur me skafin plot me lëndë narkotike.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia italiane, vlera e ngarkesës së lëndës narkotike që tentoi të futet në shtetin përtej Adriatikut arrin në 2 milionë euro.

Për transportimin e saj, 35-vjeçari shqiptar ka përdorur një skaf 7.5 metër, me 250 kuaj fuqi dhe dy motorë.  Moratoriumi i skafeve nuk e ka penguar një mjet kaq të fuqishëm të lundrojë drejt Italisë, ku i ka “dalë në pritë” policia e shtetit fqinj.

Redaksia Online December 26, 2012 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*