Skandal financiar në PD / Florian Xhuti, specialist për organizimin fut në xhep lekët e anëtarësisë

July 26, 2015 11:27

Skandal financiar në PD / Florian Xhuti, specialist për organizimin fut në xhep lekët e anëtarësisë

Një skandal financiar përfshin Partinë Demokratike dhe pikërisht Sektorin e Organizimit. Në numrin e llogarisë të PD, mungojnë milionat e teserave të anëtarësisë. Bëhet fjalë për të gjithë strukturat që u pajisën me tesera të reja në vitin 2011.

Në atë vit, PD filloi një proces për kartat e reja të anëtarësisë. Procesin e printimit dhe shpërndarjes së teserave e drejtonte pikërisht Florian Xhuti, specialist organizimi në PD, i zhdukur pak kohë më parë për shkak se nuk mori asnjë post në parti dhe i rikthyer tashmë po si specialist organizimi, raporton “Cityfm”.

Në vitin 2011, Partia Demokratike filloi procesin e pajisjes me karta të reja anëtarësie ose sicc quhen ndryshe tesera. Dega e Tiranës në atë kohë pothuajse e kreu të plotë këtë proces, ndërsa degët e tjera pjesërisht.

Çdo pagesë për teserat e reja që prodhoheshin derdhej tek Florian Xhuti. Ky ishte edhe personi përgjegjës për printimin dhe shpërndarjen.

Ka dhjetëra raportime kur anëtarë të PD kanë paguar lekët në dorë tek Florian Xhuti dhe nuk kanë marrë asnjë mandat. Burime nga PD theksuan, se për këtë skandal, i cili është dhjetëra milionë lekë, ka edhe shkresa zyrtare dhe raportim te kreu i ri i PD, Lulzim Basha.

Kjo e gjitha është bërë nga punonjësit e financës të cilët kanë konstatuar se lekët që mbidheshin nga teserat nuk derdheshin as në arkën e partisë dhe as në numrin e saj të llogarisë. Të njëjtat burime theksojnë se janë printuar mijëra tesera të reja anëtarësie dhe duke llogaritur shumën për 500 lekë të reja që paguhej për teserën, totali është dhjetëra e dhjetëra milionë lekë.

Mësohet të jenë printuar gati 50 mijë tesera antarësie që kanë një vlerë prej 250 milion lekë. Por, saktësohet se jo të gjitha degët që kanë marrë teserat kanë derdhur lekët pranë organizmit sipas totalit të kartave të anëtarësisë të printuara që kanë tërhequr.

Dega e Tiranës ka qenë më kryesorja e këtij procesi në vitin 2011 dhe vjedhja më e madhe e fondeve apo zhdukja e tyre nga Florian Xhuti është bërë pikërisht nga të ardhurat e siguruara në këtë degë. Kjo për faktin se është më e madhja në vend dhe procesi i printimit për kryeqytetin ecte me rritëm më të lartë për shkak të kërkesave.

Xhuti është një nga njerëzit e organizimit të PD prej disa kohësh. I njohur si figurë që më shumë se si specialist organizimi ka shërbyer për manipulime në zgjedhje degësh, apo më keq akoma shumë prej strukturave e akuzojnë për klientelizëm, përjashtim dhe përcarje të tyre.

July 26, 2015 11:27
Komento

13 Komente

  1. lato July 26, 11:38

    Keta pesuan si ai hajduti,qe vodhi breket e s`emes.

    Reply to this comment
  2. Vangjeli July 26, 11:50

    Filluan te sulmojne F Xhutin klanet e vjetra te PD. E sulmojne sepse ju ka treguar vendin ne zgjedhjet per kryetarin e PD pasi mbeshteti L Bashen.
    Edhe per nje arsye tjeter e sulmojne sepse ai ishte personi i deleguar i PD qe drejtoi fushaten elektorale per bashkine e Permetit qe u fitua nga PD.

    Reply to this comment
  3. Demokrati July 26, 12:18

    Cfar mashtrimi !!! Te vetmin njeri qe punon ne ate parti e sulmojne ordineret.
    Keto i shkruajne hajdutet qe shisnin 7 mije euro vendet e punes ke tatimet.

    Reply to this comment
  4. fshatari. pafshat July 26, 12:20

    Kollos, kolloset e politikes, demokracise te lulezuar me krime nga me monstruozet ne keto 25 vitet e fundit. Nga plehrat vetem plehra lindin, sikunder vdekja vetem vdekjen ndjell.
    Lavdi te perjetshme – vrasesve te popullit dhe kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  5. Duam drejtesi ! July 26, 13:22

    Behuni serioze o gazeta Dita. Jo cdo gje qe shkruhet ne Fb ordineresh eshte e vertete dhe duhet te publikohet nga ju me vrap.
    Personin qe silurohet ne shkrim e njoh personalisht. Jam nga Lezha dhe zgjedhje normale ne pd e Lezhes per here te pare i ka bere Flor Xhuti.
    I uroj suksese zotit Xhuti! Le te lehin ata qe e kane rrjep PD per 8 vjet pushtet. PD do behet me e forte

    Reply to this comment
  6. Demokrati nga Kavaja. July 26, 14:24

    Shpifjet e ketij shkrimi vijne keto dit te nxehta korriku per ti paraprire riorganizimit te PD ne shtator.
    Porositesit e ketij shkrimi qe kane apartamente dhe vila luksoze kerkojne te zaptojne organizimin e partise demokratike. Ky eshte thelbi, ngaqe Flor xhuti njihet si nje njerzit e bashes ne organizim

    Reply to this comment
  7. Toni July 26, 15:08

    Te gjith te sheshi kunder Edi Rames thom U. Korrupsioni ka kapur shtetin:))

    Reply to this comment
  8. Alfonsi July 26, 15:55

    Une jam anetsresuar ne PD dhe kam marre dhe karten e anetareise e cila mu dha falas dhe pa asnje pagese. Per cvlere financiare e ka fjalen ky shkrim? Sepse duket shume tendencioz si lajm.

    Reply to this comment
  9. beni July 26, 16:13

    Kesaj i thone te vjedhesh qeleshen tende.

    Reply to this comment
  10. Astriti July 26, 17:48

    Turp per mediat ! Ndjej keqardhje per ju gazeta Dita te cilet besuat keto mashtrrime ordineresh,palaco dhe b..liperes te r.b ne klanet e pd. Sharlatane te cilet duan te hedhin hi syve te popullit me genjeshtra e imagjinata budallenjsh duke menduar se keshtu mund te perbaltet nje njeri punetor.
    teserat jane dhene falas dhe te gjithe e dine !!

    Reply to this comment
  11. Pellumb July 26, 23:50

    Florjonin nuk mund ta ngarkojne disa mjerane me akuza ordinere te dale boje.Njerez me integritet e dinjitet si flor i shtojne vlerat pd,miqesise e shoqerise.Respekt per kete djale te talentuar,fisnik e zyrtar korekt.

    Reply to this comment
  12. riti July 27, 08:24

    Ky eshte korrupsion i dirigjuar e ideuar nga PS,prandaj te gjithe ne kembe per te mbrojtur partine tone te dashur d,m,th,pdene,Se shpejti te fillojme protestat ,te marrim ne protesta dhe tankun qe ishte stacionuar para pd ne shtator 89, te fillojme revolucion demokratik me arme luftarake ,keta punisto fafiozet i organizojne te gjitha,

    Reply to this comment
  13. Olti July 27, 18:21

    Sa qesharake qe behen keto pseudo gazetare. Jane absolutisht genjeshtra!! Florjani eshte figure per tu patur zili brenda PD. Me siguri ziliqaret ja kane kurdisur kete perrallen me mbret. Flori, qente le te lehin, ti vazhdo perpara!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*