Korrupsioni në Greqi, 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra nën hetim

February 22, 2018 18:38

Korrupsioni në Greqi, 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra nën hetim

Parlamenti grek ka votuar për t’i hapur rrugë hetimit për 10 politikanë të njohur në Greqi, dy ish-Kryeministra dhe tetë ish ministra, lidhur me akuzat se kanë marrë ryshfet nga kompania zvicerane farmaceutike Novartis në periudhën 2006-2015.

Sipas ligjeve greke, Parlamenti është organi i vetëm që mund t’u heqë imunitetin deputetëve dhe anëtarëve të vet.

Kryeministri i vendit Alexis Tsipras tha se “ne nuk mund të ndihmojmë që të mbulohet një nga skandalet më të mëdha në historinë moderne të Greqisë”.

Nga ana tjetër, 10 politikanët që janë nën akuzë, kanë mohuar që të jenë të përfshirë në ngjarje. Hetimin ndaj tyre ata e konsiderojnë “gjueti shtrigash”.

Sipas akuzës, politikanët që do të hetohen kanë marrë ryshfet që të lejojnë çmimin e lartë të ilaçeve. Madje disa prej tyre janë të dyshuar edhe për pastrim parash.

Kompania farmaceutike “Novartis” thotë se po bashkëpunon me autoritetet për këtë hetim. Tashmë votimi i Parlamentit grek i hapë rrugë ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar, pasi Prokuroria i dorëzoi dosjen Kuvendit pas 1 viti hetime.

o.j/dita

February 22, 2018 18:38
Komento

3 Komente

  1. MH February 22, 19:34

    A,ke cfare ndien!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Pompozitetin e Vettingut e kemi ne shqipetaret.
    Vjeljen e fruteve e te korrat greket.Kesaj i thuhet rreforme.
    Me siguri qe Greqia do pranohet para neve ne BE.Ka rrezultate konkrete kunder korrupsionit e krimit te organizuar.

    Reply to this comment
  2. Adih February 22, 21:02

    E degjove rastesisht si lajm para tre oreve ne kanalet e huaja ,para ,se ta ipnit ju si lajm . Lajmi eshte me se i sakte nga ju ,gazete e nderuar Dita ,por do shtoja ,demi eshte 3 miliard Euro dhe ,sot para dite , eshte mbledhur urgjentisht ne Bruksel ,Parlamenti Eurpjan , per kete vjedhje e korrupsion te pa shembullt nga 10 politikane te larte Grek .Ku u diskutuan dhe borxhet qe kane grekerit karshi BE .

    Reply to this comment
  3. Cudit e pafundme te politikes mashtruse te ksaj Bote te korruptuar February 23, 14:28

    Dhe me e forta eshte se Firma qe korruptoj
    Shtetin Grek ,
    ishte Zvieceriane , per te cilat nuk flitet kurr ne Bruxel !

    Bankat e Zviceres qysh prej LIIB depozitojne Miljradat gjithe Kriminleve /Trafikantet te Botes dhe ky Fakt , nuk permendet asnjiher , nga Bruxeli USA .Edhe pse kta te fundit kann tentuar her pas here nepermjet FBI-se te ushtrojne presion ndaj Bankes me te korruptuar e me te inkriminuar ne Bote ,asaj te Zviceres por qe me sa duket parja korrupston edhe vet Mbretin 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*