Skandal/ Mashtrimi me vaj palme

May 24, 2017 18:07

Skandal/ Mashtrimi me vaj palme

Fiks Fare pas një investigimi zbuloi se vaji i palmës është i pranishëm në produktet e bulmetit.

Në etiketat e produkteve të marra si mostra reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Fiks Fare analizoi me institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall. Rezultatet janë shokuese pasi rezultati i analizave tregon se vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave.

19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5-50 përqind vaj palme.  Fiks Fare u interesua pranë AKU, institucion nga i cili mësuan se në vendin tone vetëm për vitin 2016 u importuan 3720 ton vaj palme dhe se në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave.

Vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa Fiks Fare bisedoi edhe me mjekët, të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes me produktet që çojnë në shtëpi.

Për tregtarët përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdishëm për industrinë ushqimore pasi produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë në temperaturë ambienti për një kohë relativitsht të gjatë prodhimet.

Sonte në mbrëmje në Fiks Fare do të ndiqni me detaje sesi abuzohet me këtë produkt ndaj qytetarëve. 

May 24, 2017 18:07
Komento

4 Komente

  1. qytetari May 25, 09:52

    GABIM! Vaji i palmes nuk eshte produkt i demshem per njeriun. Ku bazoheni qe e perhapni kete lajm? CIli eshte studimi apo dokumenti qe verteton se eshte i demshem? Jane palaçot qe marrin lek dhe TV qe duan te terheqin vemendjen kur i bie audisioni.
    E vetmja e vertete ne kete histori eshte qe firmat dhe prodhuesit duhet te shkruajne perberjen e produktit, dhe te bejne emertimin perkates. Kjo po, eshte e verteta!
    Si ne çdo fushe, edhe gazetaria investigative merret vetem me nr e shikuesve dhe klikimeve!
    Hajd Shendet o Gazetare!

    Reply to this comment
    • korçari May 25, 10:40

      O Qytetari shih ca me larg hundes tende dhe do te shohesh se ne BE pra Gjermani,France,Zvicer,Suedi,Austri çdo dite e me shume po hiqet vaji i palmes nga produktet ushqimore pasi ka dale i demshem per organizmin e njeriut ,nuk eshte ndaluar ende nga perdorimi pasi grupet e fuqishme financiare (industria ushqimore)po ushtrojne ndikim per t’a ngadalesuar ndalimin e perdorimit te vajit per prodhime ushqimore megjithate shume nga ndermarrjet me emer ne tregje e kene terhequr nga perdorimi duke e zevendesuar me prodhime te tjera me te pranueshme per urganizmin.

      Reply to this comment
  2. Soni May 25, 10:05

    Investigimi i kryer eshte per t’u pergezuar, ju lumte per nismen dhe rezultatet! Megjithate mos e lini pergjysem punen e filluar, duhet te beni publike te dhenat e detajuara, sidomos emrat e produkteve dhe kompanite qe i prodhojne/ tregtojne. Ndersa prokuroria dhe shteti duhet te vijoje me ndjekjen e ketyre subjekteve ne rruge ligjore dhe penalizimin e tyre maksimal. Vetem keshtu mund te normalizohet disi gjendja (pas disa vitesh), perndryshe njerezve thjesht do t’u shtohet meraku i perditshem per ushqimet, nderkohe qe jane te detyruar te vazhdojne te blejne produkte, me apo pa vaj palme, sepse nuk jetohet dot me ajer (edhe ai mjaftueshem i ndotur). Ehh moj Shqiperi, si nuk t’u mbaruan hallet!

    Reply to this comment
  3. Edron May 25, 10:58

    Eshte jasht mase I demshem.Vetem ata qe fitojne,mashtrojne duke mbrojtur idene si I pademshem.Bllokoni produktet,mos i .blini

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*