Skandal/ Mësueset dhunojnë fëmijët me aftësi të kufizuara

October 11, 2017 14:44

Skandal/ Mësueset dhunojnë fëmijët me aftësi të kufizuara

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli mbrëmjen e djeshme skandalin e radhës në arsim.

Në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet mësuesit keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor.

Në këtë institucion mësojnë 125 nxënës të moshës 6-19 vjeç që kanë probleme të ndryshme të shëndetit mendor, që nga fëmijët me prapambetje të madhe mendore deri tek fëmijët me autizëm.

“Hajde këtu more pabuks” i thotë mësuesja një fëmije duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulte në bankë. Ndërsa një tjetër mësuese i thotë fëmijës “Uli këmbët more kokëderr”.

Përvec gjuhës agresive që këta mësues përdorin me fëmijët ata gjithashtu ushtrojnë intensivisht dhunë fizike ndaj tyre. Ka edhe nga ato që edhe pse klasa është plot me nxënës, nuk e kanë problem që në sy të tyre të heqin getat pa u dridhur qerpiku.

Në klasat ku zhvillohet mësimi, mësuesit dënojnë nxënësit në një kënd që është në cep të klasës. Ato thonë që vendosim aty fëmijët që janë agresivë dhe shqetësojnë fëmijët e tjerë.

Por, pikërisht për këtë vend gazetarët pyetën psikologen e shkollës, e cila u shpreh se është një kënd ku fëmijët kanë dëshirë të qëndrojnë të vetëm.

“Në këtë kënd qëndrojnë fëmijët që duan të punojnë në mënyrë të diferencuar, gjithmonë brenda dëshirës së tyre. Askush nuk i detyron të qëndrojnë aty”, thotë psikologia.

Drejtori i shkollës , Elmaz Lala tha se ka mungesa në mësues ndihmës.

“Numri i fëmijëve këtë vit është rritur në këtë shkollë, çka ka çuar në uljen e mësuesve ndihmës, pasi është e njëjta organikë si një vit më parë. Por, kjo nuk justifikon asnjë lloj dhune ndaj fëmijëve” thotë Lala.

Ai tregon vështirësitë që kanë me fëmijët me probleme të rënda të shëndetit mendor, duke vënë theksin tek mungesat në personel.

October 11, 2017 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim