Hije skandali në ambasadën tonë në Romë: Ndërhyrje diplomatike për të dënuarin e drogës

September 23, 2015 15:55

Hije skandali në ambasadën tonë në Romë: Ndërhyrje diplomatike për të dënuarin e drogës

Ngjarja në fjalë ka të bëjë me ambasadën tonë në Romë, dhe ka marrë shkas nga disa denoncime që kanë mbërritur në redaksinë e DITA-s nga emigrantë shqiptarë në Romë, lexues të gazetës.

Pas një hetimi, rezulton se diplomati Dashnor Ibra, sekretar i dytë i ambasadës shqiptare në kryeqytetin italian, nëpërmjet funksionit të tij shtetëror ka bërë kërkesë zyrtare që t’i jepet leja e qëndrimit në Itali, kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes, Lulzim Ndreu.

Deri këtu çështja do të ishte thjesht një rutinë ndërhyrjesh për sistemimin e familjarëve. Por problemi është se z.Ndreu është dënuar si pjesë e grupi kriminal shqiptaro-italian që merrej me trafik droge nga Shqipëria dhe shpërndahej nëpër Itali, por edhe jashtë Apenineve.

Sipas njoftimeve të shtypit të karabinierisë, pasqyruar edhe në mediat vendase të kohës (http://www.romadailynews.it/cronaca/traffico-di-droga-tra-roma-e-terni-9-arresti-035189), më 2 gusht 2011 u arrestuan mes Ternit dhe Romës 9 persona, mes tyre 6 shqiptarë. U hapën hetime edhe për 16 të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 35 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.

Hetimet kishin nisur në vitin 2009, kur Ndreu mbërriti në Itali dhe mori leje qëndrimi. Droga (kryesisht kokainë, thuhet në raportimet e kohës) sillej përmes detit nga Shqipëria, dhe Lulzim Ndreu, ndër të arrestuarit, konsiderohej “furnitori roman” i drogës. Në shtëpinë e tij në Ciampino u gjet dhe sasia e marijuanës.

Dichiarazione di ospitalitaÌ Dichiarazione di ospitalitaÌ-1

Në 17 nëntor të 2011, mediat italiane (terninrete.it) japin edhe dënimin e parë të këtij grupi, atë për Lulzim Ndreun, që përmes avokatit të tij arriti një marrëveshje për 4 vjet e 8 muaj burgim të kushtëzuar (reclusione) që u transformua në burgim me kusht.

Avokati i fortë i Ndreut apo rrethana të tjera të panjohura, gjithsesi bënë që ai të figurojë i ardhur në Shqipëri pak kohë më pas.

Sërish në Itali

Pas skanimit të shkollave të larta private në vend, mesa duket Ndreu nuk gjeti më hapësira në Tiranë dhe kthimi në Itali ishte rruga më e mirë.

Në këtë moment, hyn në lojë sekretari i dytë i ambasadës sonë prej disa vitesh, Dashnor Ibra, dhe bashkëshortja e tij, motra e Ndreut, Lozana Ndreu. I pari i bën një

Çifti Ibra-Ndreu

Çifti Ibra-Ndreu

kërkesë zyrtare zyrës së emigracionit në Kuesturën e Romës, duke theksuar cilësinë e tij diplomatike. Kërkon me shumë delikatesë t’i rinovohet leja e qëndrimit qytetarit Ndreu, megjithë gabimin “e përfshirjes për herë të parë dhe të vetme në jetën e tij, në aktivitete të paligjshme”.

Ibra citon edhe nevojën e fëmijës së vogël të kunatit, lindur dhe rritur në Itali, për praninë e babait. E motra plotëson në datën 1 shtator 2014 deklaratën e strehimit për Ndreun, dhe adresa është selia e ambasadës në rrugën Eritrea 34.

Ku qëndron skandali

Mes disa përfaqësive tona diplomatike, ajo e Italisë shquhet për rrumpallën që e ka karakterizuar gjatë viteve në fundit. Në vitin 2008 në një makinë me targa diplomatike shqiptare, u kap në Itali Arsen Selmanllari, në posedim të 1 kg kokainë. Ai deklaroi se ishte shofer në ambasadë.

Aktualisht, shteti shqiptar është duke paguar për qëndrim në banesat diplomatike në Itali, një individ të dënuar për drogë në atë vend. Nuk ka asnjë kufizim që Lulzim Ndreu të përdorë makinën me targa kerkesa-1diplomatike të kunatit. Me një staf që (si edhe në përfaqësi të tjera) është nomenklaturë miqësish e nipërish e mbesash nga Tirana politike, rasti i fundit i Ambasadës së Romës i vë një vulë të freskët turpeve tona diplomatike.

Në këtë mes duhet sqaruar se nuk ka asgjë paragjykuese për individin; qytetari Lulzim Ndreu ka çdo të drejtë të kërkojë të nisë jetën nga e para, qoftë ose jo fjala për “një gabim të parë dhe të fundit”. Nga ana tjetër, kuestura e Romës mund të ketë njëmijë arsye për ta pranuar ose refuzuar kërkesën e një qytetari për leje qëndrimi.

Por nëse stafi kryesor i ambasadës ndërhyn për të sistemuar familjarë të kapur dhe dënuar me drogë, atëherë çfarë duhet të mendojnë qytetarët, emigrantët, njerëzit e thjeshtë që shohin sesi vazhdon të funksionojë shteti, pra dhe diplomacia shqiptare?

Ku ishte? Hiçgjëkundi

Këtu vijmë në një problem jo më mikro, por makro. Nuk është vetëm Italia, dhe as rasti i vetëm që është përfolur këto vite në shtyp për veprimtari “anësore” shumë fitimprurëse por dhe shumë të paligjshme nën petkun e diplomacisë sonë.

Ajo që të befason, është qeveria aktuale që nuk po lëviz asgjë edhe në këtë drejtim. Madje i ka dobësuar me ligj edhe kriteret e emërimeve të reja në ambasada.

Por kryefjala është pandëshkueshmëria. Vetë sekretari Ibra ka me vite të tëra në Romë, dhe këtu nuk është çështja se universitetin privat të kunatit të dënuar për drogë, e inauguroi apo jo Berisha me Bashën. Çështja është se minimalisht, për ngjarje të kësaj natyre këta zyrtarë ndërrojnë vend dhe pozicion, për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga fytyra e shtetit. Por mesa duket, sidomos ambasada jonë në Romë është principatë e pavarur.

Ose qeveria e re po i mbetet besnike parimit të vjetër, “ç’më duhet mua se ç’bëj unë” / DITA

 

September 23, 2015 15:55
Komento

19 Komente

  1. shqiptari September 23, 16:17

    KY I SISTEMIMIT TE FAMILJAREVE NEPER AMBASADA ESHTE ME TIPIKJA NE AMBASADEN TONE NE ROME. ATY KA ENDE NJEREZ QE KANE MBUSHE MOSHEN E PENSIONIT DHE VAZHDOJNE TE PUNOJNE NEN MBROJTJEN E POLITIKANVE TANE QE VAZHDON TU ECE FJALA NE MINISTRINE E JASHTME

    Reply to this comment
  2. Darius September 23, 17:44

    Ska gje mos u merzisni.
    Sekretarja e Konsullates linte ne bord te Belle Air,200 pasagjere per te cuar pakon ne konsullate,dhe Bellja ikte me nga 2-4 ore vonese.
    Punet e KUBESE nuk quhen skandale o Dita…..!
    Sjandale quhen kur shet fara,dele,pa TVSH.

    Reply to this comment
  3. Kusaxhe September 23, 17:52

    Duhet shume kohe te pastrohet Shqiperia . Shprese durim

    Reply to this comment
  4. raimond Vlonjati September 23, 17:56

    Shume bukur Dita !

    Tamam artikull qe godet fenomenet negative te shtetit tone

    Atje ne fund te artikullit do dukej me bukur nqs do vije Lol ne fund te asaj thenies famoze : c’me duhet mua , cfare bej j une

    Reply to this comment
  5. shpatar September 23, 18:08

    Te gjitha keto jane pasoje e tolerances Evropjane .Aleatet tane nuk donin qe socjalistet te benin me organikat ate qe beri Saliu me pare .Tani ska burr nene qe shkul pisllekun qe futi Saliu .Ate revolucjon qe kerkon Sala e Basha duhet ta beje Rama .Por ky Rama -Meta nuk kane per te bere azgje .Kulishet e Saliut majmen cdo dite dhe ne presim reformat. Nje vere ne uje do bejne .Kaluan me shume se 2 vjete dhe ne i biem fyellit ne nje brim .Turp.Bejne deklarata bombastike dhe bomba bie mbi popullin fukara .

    Reply to this comment
  6. Edi September 23, 18:14

    Po pse o derzi gazetar nuk e shpie punën deri në fund dhe të kërkosh një prononcim direkt nga ministria e jashtme? Të shohim si do ta justifikojnë.

    Reply to this comment
  7. info-analitike September 23, 18:32

    Po i ze perfund llumi tashme. Nder bemat e fundit te ministrise se jashtme jane gafa me takimin palestinezo-izraelian njekohesisht dhe kjo e trafikantit te cilit i paguhet shtepia nga ambasada dhe gezon edhe favoret e saj. Nderkohe i gjati vazhdon me shfaqjet arrogante ne DW. Rilindje cope-cope qe po nderton nje shtet mafioz solid.

    Reply to this comment
  8. lato September 23, 18:34

    Po per keta fajin Nishani e ka?Na sqaroni ne varesi te kujt jane personeli i ambassades,;te Nishanit,apo te ministrise se jashtme?Keta moren 1 miljon vota per te bere qeverine,apo qeverine,presidencen,gjykatoret,sigurimin e shtetit,i ka prape Saliu,kurse keta socialistet kane kasat fiskale…!

    Reply to this comment
  9. METEH September 23, 18:42

    Dita:Vjedhjet,mashtrimet,padrejtesit,vrasjet…ne kete vend kane marre dhen dhe duhet kohe per kete qeveri qe te vendosi drejtesine,ligjin..!

    Reply to this comment
  10. Komisar Koqo Hashashi September 23, 19:01

    Dita! Korrigjoni shkrimin. Personi ne foto vertete ka qene administrator i nje universiteti privat por nuk eshte ai qe ju pretendoni. Me siguri ka gjynahe te tjera po eshte thjeshte perkim emri.

    Reply to this comment
  11. SuloKapedani September 23, 19:09

    Keta jane kulishet e saleshlulushit te fshehur vrimave te dipllomacise dhe menderosin shtetin me lloj lloj veprimtarie kriminale.Mjaftojne fotografite per te vertetuar ndihmen e nevoshme qe japin dallkauket e shqupit dhe gerthasin per dekriminalizim per te tjeret.Ambasadat duhen pastruar shume shpejt por jarit i duhen per vehte,pse?ai e di me mire.

    Reply to this comment
  12. studjuesi September 23, 19:30

    Ministria e jashteme e shqiprie duhet te prononcohet per kete ceshtje, pa lene ne heshtje.

    Reply to this comment
  13. Po,Po September 23, 19:38

    More,po ne Rome ne kemi Neritan Ceken,qe u perpoqen ta hiqnin keta te PS-se dhe nuk e hoqen dot,se s`donte Saliu,permes vegles qorre Bujar Nishanit.Nuk mund te lejonte xha Neritani,me moshen qe ka, corba te tilla edhe pse eshte nga politikanet me pa dinjitet.

    Reply to this comment
    • info-analitike September 24, 08:35

      Mos ia fut kot sepse vetem pak dite me pare Bushati liroi nga detyra ambasadorin shqiptar prane OSBE-se duke shfrytezuar mundesine qe i jep ligji i ri. Prandaj nese Neritan Ceka eshte aty ku eshte arsyen tashme duhet t’ia kerkosh Rames dhe jo Nishanit.

      Reply to this comment
  14. Fax September 24, 00:16

    Nuk besojme do ti dali bllofi dhe kesaj here. Keto gazetes Dita jane ish sigurimsa dine te sajojne
    te tilla makinacione te insinuara nga Qorri Bushati. Ahahahahaa ju jap me fakte se personi i nxjerr ne foto L.N. eshte pedagog dhe djale shum i mire e kam ne lagje dhe e shoh cdo dite. Shikoni kur te kerkojne falje publike. keto ish sigurimsat.

    Reply to this comment
    • elio September 24, 00:35

      po ty plako perse te djeg…per “djalin e mire te lagjes”…apo per “pedagogun”…prit ihere ta shofim, se sa per skandale Ambasada ne Rome mbahet, nga sherif merdani I vitev 90 e me radhe etj etj.

      Reply to this comment
    • Jenni September 30, 16:41

      Nuk ka bllof o njeri i mire, eshte nje shpifje se kunati ne te vertete ka ate emer, por s’ lidhje me keto gjera. Ne jemi njerez te keqinj, jemi mire kur flasim keq per te tjeret. Prandaj mos hidhni fjalen e keqe per nje njeri qe qe kur ishte student si ne itali è gjermani e kemi pare te punonte e te mbaronte me notat me te larta se te gjithe ne te tjeret. Ai vend ka mbetur ne dire te plerave e njerez e te rregullt U ben keto te keqija. Eshte gjynah te vrasesh punen dhe mundin e djerses…me besoni.

      Reply to this comment
  15. fshatari. pafshat September 24, 09:18

    Diplomacia shqiptare nuk ka njohur, historikisht, te ketilla bema tradhetore antishqiptare sic po degjojme keto 25 vitet e fundit.
    Autoret: Berisha, Nano, Basha, Meta me shoke qe e katandisen vendin ne HALENE e botes.
    Shtet kari, lidere muti, pune kriminale
    Demokracia aaaaaaaa
    Shqiperia u vra
    VFLP
    Lavdi e perjetshme: pa asnje dyshim, punes dhe vepres patriotike te paraardhesve tane, shqiptare.

    Reply to this comment
  16. Jenni September 30, 16:35

    T’ U vije turp, se ne ate Ambasade nuk ka ndihmuar njeri popullin sa ku konsull. Eshte duale intelektual i diplomar ne itali è gjermani che personi per te cilin flitet nuk eshte kuanti i tij Po thjesht nje homonimi. Prandaj te gjithe alta konsulla duhet te nderhyjne per lejet e qendrimit te bashkeatedhetareve, alta kane ndihmuar ke do, por keto shpifje po i bene ata spiuma qe duan ti zene vendin e punes. Ne 17 vjet ne rome s’ kam pare njerez ne ambasade me te rregullt. Prandaj informohuni para se te hidhni balte mbi intelektualet e vertete. Kriminelet i kemi ne parlament….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*