Skandal në Itali, prifti u dërgon mesazhe të “nxehta” burrave të martuar

August 29, 2018 12:19

Skandal në Itali, prifti u dërgon mesazhe të “nxehta” burrave të martuar

Një prift italian është shkarkuar nga detyra, pasi u dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale burrave të martuar që frekuentonin kishën e tij.

Ky skandal u mësua nga një koleg i tij, të cilit ia kishin rrëfyer qytetarë të ndryshëm të Avelinos.

I thirrur nga peshkopi Arturo Aiello para një mini komisioni të formuar nga tre priftërinj të tjerë famullitar, prifti nuk e mohoi incidentin, e për këtë arsye iu urdhërua heqja dhe pezullimi.

s.a/dita

August 29, 2018 12:19
Komento

6 Komente

  1. pensionisti August 29, 12:33

    Ne nje film shtrohej pyetja: Eshte apo s’eshte popull prifti ? Sot shtrohet pyetja: Ka ndjenja seksuale prifti ,apo Jo ? Po edhe per murgeshat behet kjo pyetje. Fakti qe 300 prifterinje jane denoncuar,do te thote se edhe perfaqesuesit e zotit kane ndjenja seksuale e duane te bejne seks. Ky prifti i mesazheve qenkerka homoseksual….. Ik o,prift se shpetove…. Ju doni ate babaxhanin,por ai ka vdekur ,ndaj rrini rehat.. PO matohuni ,o te uruar,martohuni hapur,pa fshehur e dim qe jeni te martuar…

    Reply to this comment
  2. MH August 29, 13:12

    pensionist!
    Keto te vatikanit kane ndertue nji rregull ne institucionin fetar komplet kundra rregullave dhe normave mbi cfare ka caktue vet Zoti i tyne,emnin nuk po ia di por po i them perseri Zot.Ky i madhi Zot e ka paise njeriun me dy vegla te kunderta,po te kombinume ndervedi per tu shumezue. Keto te institucionit ma te vecant fetar nga institucionet e tjera po fetare.I kane shpallur embargo perdorimit te veglave te punimit.Cka bie ndesh me direktiven e Zotit.Dhe kulmi bie perseri ndesh sepse jo vetem lakmojne (qe asht shkelje dhe mekat ne nji nga 10 urdherimet e zotit) po i rrin mendja ne tehun e vgles pa pushim ne 24 ore ce fale dita e deri te erret nata me perseritje,seriale.
    Kemi dy shkelje qe i bahen orientimeve apo vendimeve te krijuesit ne krijesen njeri;
    E para:I bien ndesh mos ushtrimin e shumzimit,te ripertritjes trashigimtarve.
    E dyta kryejn sex msheftas pa licens.Shkurt punojne ne te ZEZE.Mekat sakrilegj.
    Edhe Zotnia e jues ke gabue kur shprehesh:””””pa fshehur e dim qe jeni te martuar…”””” .
    Jo keto nuk martohen por bashkjetojne ne msheftesi.Ne pershtatje perparimit civilizimit qe ka sjell koha, jo Zoti.

    Reply to this comment
  3. pensionisti August 29, 13:59

    Faleminderit MH ! Jam plotsisht dakort me mendimet tuaja. Madje pranoj se jam shprehur gabim se: naten jeni te martuar…….

    Reply to this comment
  4. Arben August 29, 14:04

    Ky rregulli qe prifterinjte katolik e Kane te ndaluara te martohen, eshte vari epet.

    Reply to this comment
  5. petriti August 29, 14:11

    Per komentuesit e meparshem:Qe te mos jeni dakort me rregullat dhe ritet e nje feje,mendoj qe eshte e drejta Juaj,po ashtu qe edhe te mos e pelqeni nje fe eshte e drejta juaj.Por,qe te percaktoni se si duhet te jene rregullat dhe ritet e nje feje????!!!!,per kete,me duket se e ekzagjeroni.

    Reply to this comment
  6. Po , Po August 29, 20:48

    Kjo qe po thuhet ketu , eshte vetem maja e ajsbergut , apo nje luge uje ne oqean ! Ligjesite e natyres , jane ligje objektive , nga te cilat nuk ben perjashtim asnje qenie e gjalle , duke filluar nga bimet , tek kafshet dhe deri tek njeriu . Privimi nga jeta familjare e klerikeve , te cfardo besimi qofshin , eshte e kundernatyreshme , qe realisht nuk mund te gjeje zbatim dhe i ben ata dukshem , ne syte e popullit , hipokrite e te pa besueshem ! Ndaj , nuk mund te ecet me keshtu , se dogmat e fese jane vendosur , kur njerezimi ishte ne hapat e para , i pa ditur dhe primitiv , kurse sot eshte 180 grade ndryshe dhe keto norma fetare jane bere qesharake dhe objekte humori e sarkazme !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*