Skandal në Kinë, hetim për vaksinat e pasigurta

July 23, 2018 14:18

Skandal në Kinë, hetim për vaksinat e pasigurta

Autoritetet në Kinë kanë urdhëruar nisjen e një hetimi pas një skandali me vaksinat, ndërkohë që, në vend duket se është rritur paniku për sigurinë e produkteve.

Javën e shkuar u zbulua se një prodhues vaksinash kishte falsifikuar të dhënat e prodhimit për vaksinën kundër tërbimit. Kompania është urdhëruar të ndalë prodhimin dhe të tërheqë të gjitha vaksinat.

Nuk ka pasur prova për dëme të shkaktuara nga vaksina, por skandali ka ndezur jo pak zemërim në Kinë.

Kryeministri kinez Li Keqiang kërkoi dënim të rëndë për personat e përfshirë.

“Ne do të godasim aktet e paligjshme dhe kriminale që rrezikojnë jetët e njerëzve, duke dënuar ata që shkelin ligjin”, tha ai.

Autoritetet e provincës Jilin bënë të ditur disa ditë më parë se një sasi vaksinash për difterinë, tetanozin dhe kollën e mirë ishin po ashtu nën standardet e duhura.

Media shtetërore ka raportuar se më shumë se 250 mijë doza vaksinash i janë shitur tashmë qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Kinën Lindore.

s.a/dita

July 23, 2018 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin