Skandal në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, kujdestarja dhunon fëmijën 3 – vjeçar

March 31, 2016 20:59

Skandal në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, kujdestarja dhunon fëmijën 3 – vjeçar

Emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër rast tronditës, këtë herë bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 3 vjeç e gjysmë, i Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, i cili është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama.

Ky rast është konfirmuar për gazetarët e “STOP” nga punonjësja e shërbimit social, Daniela Deliallisi.

punonjesja sociale

Daniela Deliallisi: Fëmija ndodhet në institucionin tonë. Kam ardhur në punë, kam parë një shenjë tek fytyra. Kam pyetur stafin se çfarë ka ndodhur, pastaj kam njoftuar drejtoreshën e institucionit.

Gazetarja: Ajo e cila ka ushtruar dhunë është kujdestarja?

Daniela Deliallisi: Është kujdestarja që punonte këtu në institucion, por tani nuk ndodhet më.

femija 1

 

Gazetarja: Prej sa vitesh punonte në institucion?

Daniela Deliallisi: 3 vjet.

Daniela Deliallisi: Është një fëmijë që ka ardhur i porsalindur, nuk është fëmijë i ndrojtur por duhet të kuptoni edhe ditën e sotme që ka qenë  shumë e lodhshme, jo vetëm për djalin, por për të gjithë ne, stresuese, alarmante më saktë. Është fëmijë shumë i dashur dhe shumë aktiv.

Dhuna e ushtruar ndaj fëmijës u konfirmua edhe nga drejtoresha e këtij institucioni Heroina Duka, e cila tha se janë marrë masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të kujdestares. Duka e cilësoi gjithashtu këtë si një akt të patolerueshëm.

drejtoresha

 

 Drejtoresha: Në lidhje me situatën e pazakontë që ka ndodhur me datë 29. 03. 2016, njoftohem nga punonjësa sociale e qendrës, Daniela Deliallisi ku më thotë se duhet të shkoja urgjentisht në qender. Njoftoj shefen e sektorit social zonjën Migena dhe nisemi tek qendra ku është fëmija.

Gazetarja: Çfarë rezultoi kur shkuat në vendngjarje?

Drejtoresha: Fëmija ishte pak i skuqur në faqe, siç duket me ndonjë shuplakë, megjithatë çfarëdo lloji dhuna nuk i njeh përmasat, qoftë edhe verbale ajo quhet dhunë, nuk ka rëndësi se sa  është dhunuar, pak apo hiç fare, por e rëndësishme është që për fëmijët, të paktën për ata të cilët janë jetimë, që na është besuar ne rritja dhe përkujdesja, në këto drejtime ne jemi të patolerueshëm, toleranca është zero. Për këtë akt që ka bërë ajo nuk e meriton të punojë në institucionit e përkujdesit social dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të kësaj kujdestareje e cila ka ushtruar dhunë.

Gazetarja: Është larguar apo jo?

Drejtoresha: Absolutisht që po.

femija3

Në raportin mbi dhunën e fëmijës thuhet:

Shenjat e fëmijës në fytyrë dhe në trup dukeshin qartë, dhe flisnin për një dhunim të tmerrshëm fizik nga ana e kujdestares ushtruar drejt fëmijës.

Dukeshin qartë shenjat e duarve në fytyrë dhe në ije, si dhe mavijosjet e fëmijës.

Kjo ndodhi pasi fëmija kishte defektuar në mbathje gjatë qëndrimit në kopësht. Fëmija konfirmoi dhunën dhe emrin e kujdestares, Dafina Fama. Këtë e bëri gjatë bisedës larg dhunueses, pasi në prani të saj fëmija nuk fliste. Kjo konfirmon jo vetëm dhunën fizike, por edhe atë psikologjike të ushtruar kundrejt fëmijës. Fëmija 3 vjeçar tregoi se kujdestarja e kishte goditur disa herë dhe ndihej i frikësuar kur shikonte kujdestaren.

Ndërsa kujdestarja nga ana tjetër është justifikuar duke thënë se shenjat e fëmijës janë shkaktuar nga rrëzimi në tualet.

femija4

Në raportin e mësipërm gjithashtu thuhet se ky nuk është rasti i parë  i ndodhur me kujdestaren Dafina Fama, por një rast i përsëritur i sjelljeve të papërgjegjshme përkundrejt fëmijëve.

March 31, 2016 20:59
Komento

9 Komente

  1. Lili March 31, 21:17

    Kur do ndodh qe institucionet sic jane edhe qendrat e femijeve jetim, te monitorohen dhe te kujdesen si duhet per keta femije qe familja i ka braktisur? Kur do ndodh qe te merren masa, jo vetem me largim nga puna te personit dhunues, por edhe te ndiqen penalisht keto shtaza? Si ka mundesi qe mjaftoheni vetem me largim nga puna te ketyre shpifesirave?

    Reply to this comment
  2. Prudentino March 31, 21:20

    Te pushohet urgjentisht dhe drejtoresha sepse duket qarte qe nuk eshte rast sporadik.

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela March 31, 21:37

    Vetem nkaq?
    Vetem largim nga puna?
    Po shteti qe ka marre ne kujdestari kete femije?
    Keqardhje e thelle!

    Reply to this comment
  4. Alban March 31, 22:41

    Buuuurg!!!! Keta njerez thjeshte burgu i rregullon. Ose spitali psikiatrik, por s’i beri derman burgu. Tmerr si ka mundesi qe nje njeri te prek nje femije me dore, e per me teper jetim. Zoti i madh! Merrni mer shqiptar adoptoni keta femije. Shih sa te bukur e te mire qe jane si yje! Adoptoni mos i leni ne duar te ketyre kermave.

    Reply to this comment
  5. Binjaku April 1, 06:14

    Drejtoresha: Fëmija ishte pak i skuqur në faqe, siç duket me ndonjë shuplakë.!!!!…Seriozisht e ka drejtoresha ?….Nese drejtoresha eshte kjo qe ka pikturuar fytyren …thuajini ju lutem te nderroje syzet …femija eshte me fytyre te mavijosur. Vetem per kete pergjigje do ta kisha pushuar ne vend , po te mundesha !!

    Reply to this comment
  6. Koli April 1, 09:23

    3 vjet qe ushtronte dhune dhe priten te gjakosej nje femije?!
    Te arrestohet menjehere jo vetem ajo kerma, por dhe drejtoresha e institucionit!
    Bete mire qe ja publikuat emrin kermes , uroj qe ta varrosin te gjalle!

    Reply to this comment
  7. Moza April 1, 12:42

    Jo vetem te pushohet,por te nis ndjekje penale per monstren-edukatore.Te analizohet edhe se si eshte rekrtuar ne ate vend pune.Mesim per ato qe do te merren ne te ardhmen

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 April 1, 14:32

    këto ndyrësira duhen varur për gjuhe!!
    duhet të paguhen me një çmim 100 x më të madh se ai që i kanë dhënë kësaj fëmije!!
    qelbësira,se kafshë nuk mund të quheni!kafsha është shumë më lart se ju!

    Reply to this comment
  9. haku i femijes.. April 1, 20:27

    te ngjall neveri si person dhe drejtoresha qe justifikohet ne nje shpulle… me e pa rruges do ja hyj ne dajak qofte kujdestares qofte drejtoreshes…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*