Skandal në Vlorë/ Anija greke shkarkon vajrat në plazh (VIDEO)

June 4, 2016 15:40

Skandal në Vlorë/ Anija greke shkarkon vajrat në plazh (VIDEO)

Një anije greke është filmuar duke shkarkuar vajra pak metra larg bregut në Vlorë.

Boldnews.al ka marrë denoncimin e një qytetari teksa po pushon në plazhin e Vlorës i cili ka filmuar momentin kur anija shkarkon vajra nga bordi i saj.

“Kjo anije është duke hedhur në këtë moment të gjitha vajrat dhe shkarkimet brenda gjirit të Vlorës”, kështu shkruan qytetari që denoncoi ndotjen e plazhit të Vlorës nga anija greke. Me anë të një video dërguar në Boldneës.al tregohet momenti i ndotjes së plazhit.

Më tej qytetari në denoncimin e tij thotë se ka lajmëruar dhe autoritetet portuale dhe Mjedisore por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre. “Autoritetet portuale dhe mjedisore nuk po ndihen nderkohe pritet nje ndotje e te njejtit nivel te javes se kaluar”.

“Pamja është në Vlorë, pak metra larg bregut, njerezit sapo u ngritën nga plazhi të tmerruar nga vajrat!” është shprehur qytetari që ka denoncuar anijen që shkarkon vajrat,duke shtuar se ky është  një fenoment i përjavshëm.

June 4, 2016 15:40
Komento

6 Komente

  1. . June 4, 16:38

    vlonjatet dine te rrahin gjoksin,ku eshte qeveria,?ky akt i rrezikshem, kercenim per turizmin shqiptare.ku ndodhet financa e bregdetit,?apo jane duke pir metaksa,e uzo.

    Reply to this comment
  2. spata June 4, 17:39

    Ka nje pasaktesi ne kete ngjarje .Cisternat e cdo kategorie kur lundrojne , per te siguruar stabilitet, mbushin ballaset me uje te kripur .Me mbritjne ne destinacjon ato bejne shkarkimin e ballastrave .Keto, sic po shohe nga vidoregjistrimi,jane ujra te kripur qe me konvente nderkombetare jane parashikuar te zbrazen me mbritjen ne destinacjon .Ky tube shkarkimi nuk ka lidhje me depoziten e mbetjeve vajore te anijes. Keto depozita dhe sasia e mbetjeve shenohen ne dokumentin e mbritjes ne Raden e Vlores .Organet e Kapitenerise jane te detyruar te marrin kete dokument dhe te bejne verifikimin e tyre .Para largimit ,ne se ka dyshime per zbrazjen e tyre, behet konrtolli i mbetjeve.Po te jene respektuar keto eshte shume e thjeshte te verifikohet denoncimi qe eshte bere .
    Dhe dicka tjeter qe ka rendesi per pushuesit .Para 10 ditesh bete nje denoncim per ndotjen nga Pertolifiera ne plazhin e Zvernecit . Bete shume mire por nuk dim se si perfundoje fati i bregut te ndotur.

    Reply to this comment
  3. Kanina June 4, 17:54

    Vlorjatet dine te vetem te vrasin njerit tjetrin.

    Reply to this comment
  4. Lloji June 4, 18:27

    Autoritetet po zhdepeshin ne Birra me leket tona kshtu qe..nuk kishin kohe te mereshin me qytetarin!

    Reply to this comment
  5. demo June 5, 02:09

    Ne cdo vend te botes kjo anije do te sekuestrohej,kurse ne Turqi dhe Greqi do qellohej me silure.Silluni me grekun ashtu si sillet ai me ju.

    Reply to this comment
  6. raimond vlonjati June 5, 03:50

    Ti vente ndonje skafist , tua leshonte me kallash

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*