Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit (VIDEO)

May 4, 2016 22:16

Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit (VIDEO)

Pas përfundimit të takimit, Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës është konfrontuar fizikisht me një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit, duke e goditur atë me grushte.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë pas këtyre incidenteve, policia e Tiranës arrestoi 9 tifozë, mes tyre edhe Dejvi Mukën, drejtori Teknik i Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare nga blute e kryeqytetit, dyshohet se Muka është përfshirë në përplasje fizike. Ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtorin e stadiumit.

 

Reagimi i Partizanit

Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana – Partizani. Në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit. Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë. Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit”, shkruhet ne reagimin e klubit te kuq.

13166021_502647949929606_6475673154889098328_n

May 4, 2016 22:16
Komento

4 Komente

  1. tifoz i Tirones May 5, 08:41

    Mungon reagimi i FK Tirana, kjo nuk eshte e drejte. Nejse, sherre shume her me te medha ndodhin ne Derby kudo. Sidomos kur arbitrimet shtyhen deri kur te kete barazime.

    Reply to this comment
  2. Djal Tirone Re May 5, 09:20

    cfare ekipi laskar, sebashku me keta policet, tu i gjujt tjetri ne grusht edhe tu nejt si legena,policia qe duam

    Reply to this comment
  3. mal May 5, 09:55

    Turp per disa qe po mundohen te perdorin sportin , Derbin , per te futur perçarjen ne mes tifozerive te skudrave, qe dy tifozerit duhet te krenohen me historite e tyre . Disa sidomos te Tirona mendojne se eshte skuadra e ballisteve qe gabohen se Tirona eshte e te gjthve .

    Reply to this comment
  4. solo May 5, 10:09

    per devi muken do te thosha:Me beh Baba te te ngjaj!
    The eshte e vertex sepse até nega vitet 1993-94 babai
    i debit,Ldi Muka vrau me nje stilolaps Pistolet nje shokun
    e vet per née sasi paresh te cilat ja kishte dhene per te migruar!kur kthehet nga italia i thote ladit se nuk i kismet ecru,prandaj u ktheva doe do perpiqem te punoj die ta kthej borxhin.Ladi si i babezitur edge use punonte si kambist ja kerkoi me ngulem leket qe i kishte dhene,konfliktie detyron ladi muken te perdor stilolapsin pistolet due e qellon ne lule te ballit duke e lene te vdekur djalin 25 vjecar.dhe interesantja eshte sepse atij nuk i hyri astje ne kembe.qetesisht duke e ndihmuar edge situata e atre koherave hipen ne gommons due perfundoi ne Turqi.
    any i meshehur qendroi deersa Devi u konfirmua si loiter me klubin Tirana.kjo i garantoi kthimin Ladit dhe te jetoj i Qete ne Tirne.Me pak falen Rrugac i tipit Kriminel I ati,toidhjo ede i biri.Kesaj i tonen qe e verteta vonden por nuk harren,qe do te toten se te dy dihet te perballen me Drejtesine,ose gjithkush qe mban mbi vete cardo llore krimesh que ka bere duet te pergjigjet dhe askush te mos
    mend se ja hod hem…Ladi duet ta pagan gjakun e attic djaloshi qe vrau per 3000 dollars.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*