Skandal seksual te Hertha e Berlinit

August 23, 2013 19:54

Skandal seksual te Hertha e Berlinit

Jo shumë larg aventurave me drita të kuqe të Zahia Dehar me Franck Riberi, të tjerë futbollistë të Bundesligës dridhen për shkak të një skandali seksual. Në qendër të ciklonit kanë përfunduar 5 futbollistë të Hertës së Berlinit që akuzohen nga një vajzë 16 vjecare, e cila deklaroi për tabloidin Bz se lojtarët kanë patur raporte të përsëritura seksuale me minorenen, 16 vjecarja vajza e një tregtari të pasur të kryeqytetit gjerman, ka pranuar se kishte deklaruar se ishte 19 vjec gjatë takimit të saj të parë me disa futbollistë. Gjithshka kishte nisur 25 prillin e kaluar në festën e organizuar për rikthimin e Hertës së Berlinit në Bundesligë.

Një lojtar i skuadrës i kishte firmosur një autograf duke i shënuar përkrah tij numrin e telefonit që rezultoi se ishte i vërtetë. Në këtë mënyrë nisi një shkëmbim mesazhesh gujithmonë e më pikante deri sa u arrit te kërkesa për raporte seksuale. Futbollisti i Hertës më pas ja kishte dhënë nurmin e telefonit të vajzës edhe shokëve të skuadrës qe kishin kontaktuar për raporte me pagesë. Vajza deklaroi për tabloidin gjerman se i vinte turp nga ajo që kishte bërë por habitej se si asnjë nga futbollistët nuk pati brerje ndërgjegje edhe pse ishin të gjithë të fejuar apo të martuar./ss

August 23, 2013 19:54
Komento

1 Koment

  1. MARKO August 24, 22:19

    Ju lumte palla. Po ti kerreheshe per se mbari. Te hante kocka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*