Skandal te Ujësjellësi/ Paditen tre zyrtarë nga auditi për vjedhje, dëm 20 milionë euro

March 30, 2018 14:49

Skandal te Ujësjellësi/ Paditen tre zyrtarë nga auditi për vjedhje, dëm 20 milionë euro

 

Ministria e Energjisë ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ardian Alushi, për abuzime financiare me projektin për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe.

Bashkë me Alushin, janë kallëzuar edhe ish-koordinatorët e projektit, Klevis Biçaku dhe Albens Alite.

Sipas kallëzimit, tre ish-zyrtarët kanë shkaktuar një dëm financiar prej 20 milionë euro, duke rritur kostot e punimeve në mënyrë të jashtëligjshme.

Projekti për përmirësimin e kanalizimeve në Tiranën e madhe duhet të përfundonte në dhjetor të vitit 2014, me një kosto totale prej 70 milionë eurosh.

Por, sipas kallëzimit të ministrisë, ndonëse paratë janë harxhuar plotësisht, punimet janë realizuar vetëm 50%, duke bërë që pjesa tjetër e parave të avullojë.

l.h/ dita

March 30, 2018 14:49
Komento

4 Komente

  1. Pensionisti March 30, 22:38

    Keto 20 Ml euro tu ishin marre ketyre spekullanteve dhe nuk do te jete nevoja te rritet cmimi i ujit , sidomos per pensionistet!

    Reply to this comment
  2. Arberia March 31, 00:53

    Une i bej thirrje Kontrollit te larte te Shtetit te shikoje vjedhjet e Shoqerise Anonime te Ujesjelles-Kanalizimeve duke i detyruar faturistet te gjobisin banoret me fatura te mbingarkuara deri ne dyfishin e sasise se harxhuar nga perdoruesit, sidomos pensionistet.

    Reply to this comment
  3. specialisti March 31, 10:08

    Kjo nuk ka lidhje me cmimin e ujit ne keto momente.
    Eshte nje investim per kanalizimet e Tiranes se Madhe, investim i huaj. Duhet te perfundonte me 70 milion euro dhe jane bere 50% e punimeve. Po tani si do te perfundoje investimi ? A jane parashikuar ne buxhet keto para per mbyllje ? Donatori nuk jep para perseri sepse i ka vjedhur dikush . Objekti do ngeli i pa perfunduar. Prokuroria duhet patjeter te ndjeke kete “vjedhje apo shperdorim” dhe personat pergjegjes te shkojne para drejtesise. Vjedhja eshte shume e madhe, vetem per nje objekt.

    Reply to this comment
  4. asd March 31, 10:46

    Keta kane vjedhur sepse shohin qe vjedhin te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*