Fiks Fare zbulon skandalin: Urinë në qumështin që shitet me bidona

September 11, 2018 21:10

Fiks Fare zbulon skandalin: Urinë në qumështin që shitet me bidona

 

Një tjetër skandal i sigurisë ushqimore është transmetuar sot nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.

Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë sesa norma e lejuar.

Specialistët konfirmojnë se ai është i pasigurt për tu përdorur, i rrezikshëm për konsumatorin dhe madje mund të mbartë  edhe sëmundje si bruceloza dhe tuberkulozi. (Bruceloza dhe turbekulozi janë dy sëmundje që transmetohen nga kafsha tek njeriu, nëpërmjet konsumimit të qumështit.)

Sipas tyre, është e vërtetë që ka raste që i hidhet edhe urina e kafshës për ta shtuar në sasi, pasi densiteti i saj është i njëjtë me atë të qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.

Në të gjitha tregjet e Tiranës, informale ose jo, qumështi shitet nga fshatarët me bidona plastikë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

Por, vazhdimi i tregtimit të tij nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, AKU-së, por edhe e konsumatorëve që, pavarësisht se e dinë që ky qumësht është i pakontrolluar, vazhdojnë ta blejnë atë.

Jo më larg se dy vjet më parë, u transmetua nga emisioni invesitgativ se si përdoreshin bidonat plastikë të mbledhura në plehra për të shitur qumësht. Madje, ky ishte kthyer në një biznes fitimprurës për ata që i mblidhnin në kazanë, pasi i shisnin tek tregtarët me 5 lekë bidonin. Por, as ky fakt nuk mjaftoi për të ndërgjegjësuar konsumatorët apo institucionet për ta zhdukur këtë fenomen.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura.

Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm. Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë. Madje, njëri prej shitësve e pranon që nuk mungojnë rastet që i shtohet urina e kafshës qumështit, kjo për shtim të rezistencës së tij.

E vërtetë, i hedhin urinë që mos të prishet dhe kur e çojnë në baxho, me urinë i ngrihet gradacioni. Ndaj e bëjnë”, i pohon shitësi gazetares së Fiksit. Këto bidona që ata i shisnin për qumësht të freskët dhe pa “hile” u dërguan për analiza pranë ISUV.

Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë. Pas analizimit të produktit qumësht, 80% e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje, shkonte deri 290 herë më e lartë.

Bisedë me disa nga tregtarët e qumështit të “freskët”

Fiksi-Me sa e ke bidonin?

Shitësi-1 mijë lekë.

Fiksi-Të mos kem merak unë, se kam kalamaj.

Shitësi-Më vjen keq, ne e kemi me klientelë.

Fiksi-Më jep një ti, edhe të marr edhe një atje, të provoj kush më pëlqen. Një bidon njëherë. E di ça kam merak? Bidonat, nga i merrni?

Shitësi-Ne bidonat faktikisht, e do troç? Ne i kemi me klientelë. I jap unë bidonin, më jep bidonin. I kanë me shenjat e veta.

Fiksi-Nuk e përzien me gjë? Thonë që i hedhin edhe urinë lope.

Shitësi-Dëgjo mua tashti. Atë e hedhin…

Fiksi-Që mos të prishet?

Shitësi– Që mos të prishet. E çon në baxho ai ( qumështin) për djathë, ai i vë gradë. Ngre gradacionin.

Fiksi-Urina e lopës e?

Shitësi-Po. Po ti mos e vrit mendjen për mua. Do më kërkosh ti mua, jo unë ty.

Fiksi-Po ai aty? Ma jep dhe ti një bidon. Do t’i provoj, kush më pëlqen do vij të marr.

Fiksi-Një herë në dy ditë vini ju?

Shitësi-Po një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Me sa e ke bidonin e qumështit?

Shitësja-Një mijë lekë zemra. Qumështin e ke special, në radhë të parë i pastër, i kulluar.

Fiksi-Po këto bidonat nga i merrni se te qesja po shoh që qenkan…

Shitësja-Po qesja është vënë në tokë me zemër. Merre pa merak. Hajde më thuaj nesër a pasnesër.

Fiksi-Me sa e ke?

Shitësi-Me një mijë lekë.

Fiksi-Çdo ditë vjen këtu? Që të sjell bidonat e mi se kam shumë siklet.

Shitësi-Ma sill me shenjë.

Fiksi-Mirë, mirë, faleminderit.

Fiksi-Më jep dy bidona.

Shitësi-Merre, vëri shenjën edhe bjeri bidonat. Pasnesër. Një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Vetëm këtë bidonin ke?

Shitësi-Po.

Fiksi-Si kalove? Me sa e ke? E di ça kam merak, ti çdo ditë këtu del apo… si e ke?

Shitësi-Merre me shpirt, i çoj te shpija dhe marr ( bidona) të tjerë. Te shpija, se çoj qumësht te shpija.

Fiksi-E kuptoj.

Fiksi-O nëna me sa e ke bidonin?

Shitësja-Me një mijë lekë.

Fiksi-Ma jep një.

Shitësja-Pa merak fare, unë jam me myshteri ( klientelë). Ja shife bidonat që i kam.

Fiksi-Nga i merr këto bidonat që po marr unë tashti?

Shitësja-Mos ke merak. A kupton, ja shife si i kam bidonat. Bidona uji.

l.h/ dita

September 11, 2018 21:10
Komento

8 Komente

  1. N.VJOSA September 11, 21:28

    O DITA,
    mos perhapni informacione te tilla!
    E para ato nuk jane te sigurta….llafe fshataresh, qe tu blejne qumshtin, blema me mire mua se ai tjetri i hedh…!
    Mos u bazoni as tek Fiksi i Topit.. Qe kur ka vajtur Blush Karabushi,
    vetem shpifje dhe lufte te piste politike ben ky televizion,
    qe fatkeqsisht e ka tradhetuar misionin e krijuesit te tij!…

    Reply to this comment
  2. Amerikani September 11, 21:38

    Eshte normale. Lopan kur e mjelin qumshti perzihet me urine. Eshte urine ilaç qe ben mire per melçine. Pa merak. Produktet bio keshtu jane.

    Reply to this comment
  3. Zgalem September 11, 21:48

    Qumushti , I futur ne bidona coca-kole eshte I rrezikshem , me shume se sa thote Fiksi . Vete bidonat duhet te jene nje perdorimsh , kur jane dhjetra perdorimsh , pa nenvleresuar faktin , qe merren ne plehra . Ndryshe ku gjenden gjithe ata bidona ? Pervec ngarkeses mikrobike , inflencojne ne ulje imuniteti , ne menyre drastike . Te shitet ne shishe qelqi . Kjo eshte e sigurte . Zgalem

    Reply to this comment
    • Babalja September 12, 08:43

      Do te na kthesh praper kohen e xhaxhit ti kur qumshti e kosi shiteshin ne shishe qelqi? Po ne sikur e shame ate kohe!
      Po.kur Lali Eri i heq nga rruget keta shites pse u dalin ne mbrojtje ca “zemer dhembshur” atyre? U pelqen qumshti me shurre me sa duket.

      Reply to this comment
  4. Po,Po September 11, 23:00

    Sa per bidonat , mos flisni idjotesita ! Une kam mbi 20 vjet qe ble qumesht nga nje shatar . Ai ma sjell ne shtepi rregullisht ,nje here ne dy dite . I kam dhene bidonat e mia , u kam vene shenje dhe ndjek me kujdes gjithecka . Deri me sot , nuk kam pasur as edhe me te vogloin problem . Qumeshti qe blihet rrugeve , , ne njeres te rastesishem , sigurisht qe mund te kete probleme , sepse ne popull ka njeres te pa ndergjegjshem , ndaj duhet zgjedhur e treguar kujdes nga vete bleresit , por jo te gjithe ata qe shesin qumesht , jane te tille , sic thote kryetari i Partise “Fletushka” , per te ngjallur panik ne popull !

    Reply to this comment
  5. Partizani September 12, 04:28

    Ha o Pupull e Pi qumesht pa merak se vetem Urine Lope ka Mbrenda. Vetem Ne Shqiperi Behen Keto Gjera. E Po Te Na Roje Qeveria qe na Gostis Me Urine Lope. Haha

    Reply to this comment
  6. Qytetar September 12, 08:31

    Une fatkeqesisht bleva qumesht tek Fashataret dhe Goca ime mu semuar nga veshkat brenda nje jave!
    Nga 2012 deri tani ngela tek spitali Iranian duke bere mjekime periodike per veshkat e vajzes time qe tani u ka bere gjysem invalide , as nuk luan dot sporte si volejbolli basketbolli plus qe kam kerkuar mesueses se fiskultures ne shkolle qe ta heqe nga aktivitetet e renda sportive per aresye shendetesore! Fshataret jane kategori e poshter , Nuk paguajne taksa per rruget qe zene duke shitur produktet e tyre, te besdisin kur kalon te tallin kur nuk u blen dhe kur fillon ua kthen te kercenojne! Vetem per kete bashkohem me policine e Bashkise. Nje fshatar qe duart i ka me cigare, injorant me kompleks inferioriteti vjen tek Tirana e Re me Benz dhe me kosha plastike te marre nga plerat e Sharres shet domate , kastsraveca me peshore plastike me bateri duke mashtruar pensionistet e varfer qe ate 20 lekshin qe kursejne aty ja vjedh fshatari tek taksat qe duhet te paguaje shtetit per te plotesuar pensionin pensionistave! Pisllek, perimet e lara me uje qe nuk i dihet origjina! Pensionistet te mos qahen kur semuren dhe zene krevatin nga ushqimet me Pislleqe BIO! Mos qeshni! Goca ime eshte invalide e perjetshme! Do martohet, inshallah! do beje femije por ai qumeshti e ka bere gjemen e vet!

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 September 12, 09:05

    shitje pa asnjë lloj kontrolli!!
    që nga mjelja deri tek shitja!
    e para është kohzgjatja e konservimit,kushtet e konservimit!!
    e dyta është higjena e mjeljes,higjena e konservimit!
    e treta mungesa e e njohurive të blerësve,që janë të njëjta me të prodhuesve!!
    sado të përpiqen prodhues-shitësit për të mbajtur higjenë,prapë ajo është e mangët!!tek ne duhet të fillohet të mendohet pak ndryshe!!jo më “katnarçe”!!
    e para duhet të krijohen qëndra të mbledhjes me shumicë,dhe jo të vazhdohet si në mesjetë,prodho e shit!!
    në vënd që prodhuesi të humbë kohë me shitjen,ai duhet të përqëndrohet tek prodhimi!grumbullimin dhe shitjen duhet ta bëjë një i specializuar!pra që veprimtaria e tij përmblidhet në një proces dhe jo i hapërdarë si vaji në lakra!!
    jemi në kohën e industrisë dhe jo në komunitetin primitiv!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*