Imami në ikje, firmos 47 emërime me një shkresë

Kujtim Boriçi dhe Erion Habilaj September 8, 2013 09:18

Imami në ikje, firmos 47 emërime me një shkresë

Listës së gjatë të shitjes së pronave, tjetërsimit të objekteve në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të firmosura nga ministri Arben Imami në ikje, i shtohet dhe një listë e gjatë emërimesh në detyrë të dhjetëra kuadrove. Vetëm me një firmë, pak ditë para largimit nga detyra, Imami ka firmosur ngritjen në përgjegjësi të 47 ushtarakëve. Burime për ‘Dita’ në Ministrinë e Mbrojtjes pohojnë se ky nxitim i Imamit, me përjashtim të disa rasteve të motivuara, në jo pak raste emërimet e reja në detyrë janë bërë si shpërblim për njerëz të aftë, apo dhe të tjerë që janë angazhuar me urdhër në fushatën e fundit elektorale në favor të së djathtës që po largohet nga pushteti. Kjo listë pason një listë tjetër ndëshkimi (73 ushtarakë të nxjerrë në lirim) të firmosur nga Imami pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit. “Është një nga rastet pa precedent, i vetmi në praktikën e kësaj ministrie gjatë 23 viteve të fundit që ministri në ikje, firmos dhjetëra urdhra për gradime (shpërblime) apo shitje e tjetërsim prone, në kundërshtim me praktikat e ligjet në fuqi, me qëllime përfitimi”- pohojnë burimet e më sipërme për ‘Dita’.

 

URDHËRI

Urdhri i fundit për emërime në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilin ‘Dita’ ka mundur ta siguroj, i firmosur nga Imami, ka Nr 1708, datë 23.08.2013. Në këtë urdhër, ngrihen në përgjegjësi të ndryshme, kryesisht në sektorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në njësitë në bazë, gjithsej 47 kuadro. Nga këta, 19 janë me gradën Kolonel, 24 Majorë, 1 Kapiten, 2 Togerë dhe 1 Nëntoger. “Me përjashtim të një pjese të emëruar nga Imami, të cilët kanë përfunduar studimet jashtë duke nisur rishtas karrierën e oficerit, një pjesë e mirë e të tjerëve që ndodhen në listë, janë të përzgjedhur jo mbi kritere profesionale, por në bazë njohje, miqësie dhe angazhimi partiak, në kundërshtim me statusin. Mes të emëruarve ka kuadro që nuk e meritonin profesionalisht ngritjen në detyrë para shumë kolegëve të tjerë që janë më të përgatitur. Ata janë shpërblyer nga funksionarët politik të ministrisë para ikjes, por jo për merita profesionale”- shton burimi për ‘Dita’.

 

NDËSHKIMI I IMAMIT

Nxitimi i Imamit në ikje, vënia dorë mbi personelin, (ndëshkime dhe shpërblime) nis me një urdhër të tij, përkatësisht ai Nr 147, datë 05.07.2003, ku nxirren në lirim 73 kuadro. Kjo listë, nga të ndëshkuarit e Imamit dhe më gjerë, u kontestua ashpër si ndëshkim për impenjimin e tyre të pakët në zonat elektorale ku ishin caktuar për ‘përkujdesje’ në favor të kandidatëve të PD-së. “Në listën e ndëshkimit të Imamit, kishte dhe studentë të sapodiplomuar në shkolla e akademi brenda e jashtë vendit, ose kuadro të aftë profesionalisht dhe me integritet në funksionet që kryenin. Skandali i pa precedent doli në dritë kur në listën e publikuar, krahas emrit të ushtarakut, kishte dhe shënime për angazhime të tij në fushatë. Pra, shumica e të liruarve të kësaj liste, u ndëshkuan nga Imami vetëm për këtë shkak”- shtojnë burimet në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa lista e fundit e Imamit, cilësohet listë shpërblimi….   

 

SKANDALET

Në skandalet e shumta të qeverisë në ikje, rekordin, ndoshta e regjistron ministria e drejtuar nga Arben Imami. Përveç listave të lirimeve e ngritjes në përgjegjësi të kuadrove, Imami firmosi para pak ditësh dhe tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, pa konsideruar dhe kundërshtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi i cili e quajti të paligjshëm këtë vendim dhe nuk pranoi të firmosë. Burime të besueshme shtojnë se këto dit, me nxitim, janë bërë shumë privatizime objektesh, shitje skrapi e veprime të tjera financiare… Burimi shton gjithashtu se ‘para dy ditësh, është kryer një veprim i paligjshëm me kosto rreth 180 mijë euro… “Nëse do të bëhet një kontroll i hollësishëm në këtë ministri, (pasi dokumentet ekzistojnë e gjurmët nuk mund të zhduken), do të dalin në dritë skandale të shumta me fatura marramendëse abuzimi”- shton burimi i ‘Dita’ në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Emërimet e Imamit:

 1-Nënkolonel Arben Voke Kingji, emërohet me detyrën ‘Komandant’ në Batalionin e Mbështetjes në Regjimentin e Mbështetjes.

2-Nënkolonel Naim Nezha, emërohet “Përgjegjës sektori në integrimin e programeve kompjuterike’ në Drejtorinë e Përgjithshme në Shtabin e Përgjithshëm.

3-Nënkolonel Vladimir Nasufi, emërohet ‘Specialist i Forcës Tokësore, në Sektorin e Operacioneve Tokësore në QBO.

4-Nënkolonel Nuredin Oruçi, emërohet me detyrë ‘Specialist i Forcës Tokësore’  në Sektorin e Operacioneve Tokësore në QBO.

5-Nënkolonel Dodë Leka, nga specialist logjistike në KDS, emërohet ‘Oficer Shtabi për pajisjet dhe pjesët e këmbimit’ në Sektorin e Furnizimit në Shtabin e Përgjithshëm.

6-Nënkolonel Ardian Zogu, emërohet ‘Komandant Grupi’ në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore Farkë.

7-Nënkolonel Bardha Pali, emërohet me detyrë ‘Oficer Shtabi’ në Zyrën e Menaxhimit të AFA në KDS në Ministrinë e Mbrojtjes.

8-Nënkolonel Ali Mali, emërohet në detyrën ‘Shef Dege” në Degën e Zhvillimit të Koncepteve dhe Mësimeve të Nxjerra në Qendrën e Doktrinës në KDS.

9-Nënkolonel Agim Lika, emërohet ‘Shef’ në Degën e Planifikimit në në Brigadën e Logjistikës.

10-Nënkolonel Fatmir Rada, emërohet ‘Specialist për përgatitjen e shtabeve’ në Degën e Operacioneve dhe Stërvitjes në Forcën Tokësore.

11-Nënkolonel Dritan Goxhaj, emërohet me detyrë ‘Përgjegjës’ në Sektorin e Mbikqyrjes, Demontimit dhe Asgjësimit të Municioneve në RM.

12-Nënkolonel Dedë Marku, emërohet ‘Zëvendëskomandant’ në Regjimentin e Mbështetjes.

13-Nënkolonel Vladimir Çaushaj, emërohet ‘Specialist gatishmërie’ në Degën OP të Stërvitjes në BrMr.

14-Nënkolonel Adriatik Shehu, emërohet ‘Specialist’ NË Sektorin e Përkujdesjes Sociale (Aktiv) në DPS në Ministrinë e Mbrojtjes.

15-Nënkolonel Agron Budlla, emërohet ‘Komandant’ në Rajonin e Beratit, në Repartin Ushtarak Nr 4025.

16-Nënkolonel Pranvera Sheshori, emërohet ‘Përgjegjës Sektori’ në Sektorin e Politikave të Personelit, në Drejtorinë e NATO në Ministrinë e Mbrojtjes.

17-Nënkolonel Esmihane Durbaku, emërohet ‘Shef’ në Sektorin e  Përkujdesjes Sociale (Rezervë, pension, veteranë)

18-Nënkolonel Mimoza Kadri, emërohet ‘Specialist’ në Sektorin e Përkujdesjes Sociale në Ministrinë e Mbrojtjes.

19-Nënkolonel Xhavit Gjoka, emërohet ‘Komandant’ në Qendrën e Asgjësimit të Municioneve në Brigadën e Logjistikës.

20-Major Agim Çollo, emërohet ‘Specialist për planëzimin dhe vëzhgimin ajror’ në Degën e  Zbulimit në FA.

21-Major Abas Bregu, emërohet ‘Zëvendëskomandant’ në Rajonin e Beratit.

22-Major Ilir Çuni, emërohet ‘Shef’ në Seksionin e Operacionit dhe Stërvitjes në Repartin Ushtarak Nr 7010.

23-Major Altin Celami emërohet ‘Specialist për stërvitjen’ në Degën e Operacioneve në BrMR.

24-Major Ylli Kongjoni, emërohet ‘Specialist për kërkimin Operacional’ në Degën e Zhvillimit të Koncepteve dhe Mësimet e Nxjerra në KDS.

25-Major Gëzim Llaveshi, emërohet ‘Oficer Shtabi për Komponentin Tokësor’ në Drejtorinë e Planifikimit dhe të Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm.

26-Major Metli Devolli, emërohet ‘Mbikëqyrës për Poligonet’ në Regjimentin e Mbështetjes.

27-Major Gramoz Mullaj, emërohet ‘Shef’ në Seksionin e Planizimit në ANO në KDS.

28-Major Avni Brahaj, emërohet ‘Specialist për PU, në Departamentin e Mbështetjes në Shkollën e Trupës në KDS.

29-Major Lirim Hasa, emërohet ‘Komandant’ i Kursit të Kryekapterit, në NATO, në ANO, në KDS.

30-Major Flori Çela, emërohet ‘Specialist për arsimin’ në KDS.

31-Major Vasil Taçi, emërohet ‘Shef’ në Seksionin Operacional, Rep. 7020

32-Major Sabaudin Bilani, emërohet ‘Pedagog’ në KDS

33-Major Seit Selfo, emërohet ‘Shef’ në Seksionin e Logjistikës në BrMR

34-Major Roland Dura, emërohet ‘Mbikëqyrës..’ për Demontimet…

35-Major Besa Sadikaj, emërohet ‘Specialiste Planifikimi’  në BrMR

36-Major Fatmir Delilaj, emërohet Shef Shtabi në rep Nr 4006.

37-Major Pranvera Gjoni, emërohet “Specialiste’ për Personelin në SHP.

38-Vasil Karamuça, emërohet në Sektorin e Operacioneve Ajrore në QBO

39-Major Kostaq Kondi, emërohet ‘Oficer shtabi koordinator’  në Seksionin SAR në QBO.

40-Major Suela Bushi, emërohet ‘Specialiste për pjesët e këmbimit’ n Br Logjistikës.

41-Major Halil Bardhoshi, emërohet në Drejtorinë e Prokurimeve në MM

42-Major Kujtim Llapushi, emërohet ‘Shef Seksioni’ në Shkollën e  Trupës.

43-Major Nafije Oshafi, emërohet ‘Specialiste Furnizimi’ në FA

44-Kapiten Blerina Çipa, emërohet në Drejtorinë e Logjistikës ën SHP

45-Toger Gëzim Ashiku, emërohet ‘Shef Seksioni’ në Policinë Ushtarake Elbasan.

46-Toger Kristaq Lubonja, emërohet ‘Pedagog’ në Shkollën e Trupës.

47-Nëntoger Klevi Hajdini, emërohet financier në BrMR.

Kujtim Boriçi dhe Erion Habilaj September 8, 2013 09:18
Komento

10 Komente

  1. Simbad Detari September 8, 11:15

    Ju pershnes te gjithneve!

    Kot me mu mburr me ket shkrim se ma e rrezikshmja ka nodh ma pare.

    E kan bo nja ate qe shkleu nendetset Nankolonel Bamir Likaj pasha zotin shef shtabi te tan Vlors

    E me ken ne rregull se nuk i dihet i kan vu edhe shkaterruesin e durresit Nankolonelin Festim Derri

    E keshtu ekipi eshte gati per me “Vjedh” si deri dje.

    Ekipi hajdut asht me lojtar te tjere por nja ate trajner qe nji here e ka bo nana e ka perseri ne kry.

    E ky asht i papersertishmi ne vjedhje, i paftyni, imorali Kolonel Zubi Zenelaj.

    Iteresohuni dhe pyesni per te tjeret ka mare kan me dale.

    Reply to this comment
    • miri September 21, 23:03

      E para ai e ka pas Sinbad detari dhe jo Simbad. E dyta fol nga e ke origjinen mos u perpiq me fol si nga veriu me humb gjurmet.. Kaq kisha me te tjerat qe ke shkruajtur jam dakort…

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi September 8, 11:22

    Nxitim karakteristik i shkatërruesve te ushtrisë. Japin goditjen perfundimtare. Ne asnje pike te urdherit nuk flitet per vendimet e komisionit te karieres. Mungon firma e shefit te shtabit te pergjithshëm. Por kujdes nga “burimi”. Disa prej te ngriturve ne detyre mund te mos jene pjesë e listes se ngritjeve politike por jane futur ne kete liste me qellimin qe drejtuesit e ardhshem t’i paragjykojne duke i konsideruar “en bloc” “te ngritur ne detyre per sherbime politike”!? Nga ana tjeter dhe lista tjeter me “te pamotivuar” mund te kete kontigjent politik i cili “si i persekutuar” mund te kerkoje kariere nga drejtuesit e rinj. Ajo ç’ka shoh qarte ne vendimin e aktorit minister eshte fryma e shkaterrimit te ushtrise nga fryma politike ose me sakt partiake. Mjere ne me nje ushtri pa fryme profesionale!? Pale per frymen morale as qe behet fjale. Por s’ka studiues e ushtarak qe nuk e di se si ne te kaluaren ashtu dhe ne te ardhmen morali eshte arma vendimtare e çdo ushtrie? Per shume e shume arsye? Edhe nje gje te fundit- nga ky vendim i aktorministrit me krijohet ideja sikur po krijohet vetem nje ushtri e perbere nga kolonele,nenkolonele etj dhe jo nga trupa…? Se çfare behet me trupat nuk kemi marre vesh asnjehere!!? Por ushtria perbehet nga trupat jo nga gradat…?

    Reply to this comment
    • ushtaraku September 8, 19:48

      Zoti Pellumb,si ushtarak i vjeter dhe analiste me pervoje ke kuptuar menjehere qe eshte dhene per gazeten nje informacion rutine,burimi eshte kujdesur qe te dali nje e dhene e konsideruar sekrete.Urdheri i emerimit eshte nje urdher rutine,aty nuk ka asgje per tu vleresuar me kaq vemendje.Ushtaraket mbaruan akademin dhe u emeruan ne detyre,por qe te japesh konkluzione duhet te studjohet lista e oficerave,aftesia e tyre per te punuar ne sektoret e caktuar.Ushtaraket kalojne ne komision per arsimim dhe graden,per emerimin nuk kalojne,por behet ne baze te propozimeve te drejtuesve.Ne anen formale procedurat jane te rregullta,mos kini asnje dyshim qe jo vetem kane firmen e Gjunkshit,por jane vetem propozimet e tij.Nuk kalon asnje ushtarak pa firmen e tij.Ai i di mire punet,di se ke emeron te financa,tek skrapi,ka shume merake karburantet,eshte njeri qe merakoset ne menyre te vecante per te .Prandaj duhet te mos keshe dyshim se c’do gje ne Ministri ka firmen e Gjunkshit.Edhe per Shtepine Qendrore do ta shikosh qe Gjunkshi ka qene plotesisht dakort,mos degjo gazetat,ai ka derguar njerez per pergatitjene e vendimit per kalim.Jane perpjekje te kota te behesh trime mbasi ka dale vendimi dhe mbasi shperthen skandali ne medja.Me ardhjen e Gjunkshit ,nuk ka patur ShSHPergjithshem ,por vetem sekretar te Imamit,servilin me te madhe te gjithe ministrave.
      Gazetes i jepet nje material rutine te emerimeve ,por nuk jepen problemet kryesore,aktuale te ushtarakeve,ata shkojne me mjetet e tyre ne pune,paguajne leke per blereje karburanti per mjetet e ushtrise.
      Gjunkshi harxhonte karburantin e ushtrise ne Elbasan ne mbeshtetje te fushates se Imamit dhe te tjereve. U hoqen trajtimin me ushqime ,nje e drejte e fituar qe para 20 vjetesh.Nuk marrin uniforme,por e blejne me leket e tyre ne trege etj

      Reply to this comment
  3. patrioti September 8, 11:45

    Keta i bejne keto emerime qe kur ti qeroje ps-ja te thone shikoni sa shume ka hequr mazhoranca e re nga puna,filloi gjuetia e shtrigave etj etj.Po kujt po i rruhet per keta qe jane kthyer ne buratine.Ne te semes do vene te gjithe.

    Reply to this comment
  4. Emigranti September 8, 12:40

    Shoh nje pjese qe jane oficera te mire te tjeret nuk i njoh Ndersa ky Altin Celami habitem se si eshte akoma oficer Ai eshte nje plere qe ben rolin e sekserit per komandantet e Brigades duke ju mare njerzve leke se do ndikoje tek komandanti per ti bere favore. Komandanti i ri i BMR e paska gjetur sekserin Bravo

    Reply to this comment
    • Altin March 12, 18:19

      Ore emigrant medioker e i paudhe a e ke idene kush eshte Altin Celami
      Eshte shume lehte te flasesh per tjetrin po duhet pak b ta mbash fjalen qe thua po ti o i mjer nuk ben mir qe shprehesh ashtu per dike qe as qe e njeh Zoti ta humbe koken e mos te zenshin kembet ne vend ashtu sic ke emrin emigrant

      Reply to this comment
  5. shpatar September 8, 16:31

    Keto emerime e cemerime nuk kane ndonje rendesi mbasi Saliu kur hypi maje plehut hoqi 6500 ushtarak me nje laps. Ajo qe ka rendesi per popullin qe i mban ne kurrize eshte vendosja e standarteve bashkohore per te patur nje ushtri dinjitoze qe di te beje detyrat ne sherbim te popullit e jo te politikanve .Ushtaraku deri me sot eshte konsideruar gabeli i Mbretit ne fuqi .Pa autoritet e i percmuar .Nje ushtarak qe kur vesh uniformen ka frike si lepuri se mos i vjen ndonje urdher per shkarkim .Po te numurosh se save ju eshte prere koka do dalim ne konkluzjon se Shqiperia ne keto 23 vjete nuk ka patur ushtri dinjitoze .Metodat e perdorura dhe trajtimi i ushtarakve ka qene percmues .
    Rama dhe Kabineti i Ri Qeverises nuk do te kete kohe te beje shu.. me kete gjendje qe jemi. Ne cdo qelize te Shqiperise ka hyr krimbi Salush qe po na brren dita dites .Ne se e ndalon eshte fitore .Nese e sheron do shpetojme Shqiperine
    Keto qe bene Imami jane te korigjushme .Testet e specializuara do ti cojne ne vend te gjithe ushtaraket qe pretendojne per grada e poste .Nese ka nga keta qe jane perdorur politikishte te ikin vete e mos te merren me gjyqe per te fituar te drejten .Po ja vlejne teknikishte te riedukohen e te sherbejne per te ushqyer familjet.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi September 9, 09:07

    “Ushtaraku”? Faleminderit per dashamiresine dhe informacionin plotesues! Une kam mjaft te dhëna per gjendjen e puneve ne ushtri dhe e di se kush eshte gjunkshi,sekseret apo servilet qe me bëmat e tyre e kane degraduar ushtrine. Por nje komentues apo analist serioz ka dhe ca taktika qe nuk mund t’ja u shpjegoj ketu ,nepermjet te cilave perpiqet te zbuloje edhe ate qe nje urdher ordiner nuk e thote. Jam ne nje mendje me ju per sakatimin e trajtimit ushqimor te ushtarakeve,per blerjen e uniformes me parate e veta etj. Elemente te parendesishem ne dukje por ne te vertete ,ne syrin tim japin pamjen rrumpalliste e degraduese te ushtrise se sotme e cila ka arritur deri ne ate pike sa shtrydh oficeret ne trajtesat e tyre modeste. Nje ushtri serioze nuk ben kështu. Nje ushtri serioze meret me gjera serioze por gjunkshi dhe imami sipas meje nuk ju perkasin sërës se burrave qe perpiqen te bejne ushtri. Ju perkasin burrave qe perpiqen te bejne pasuri. Ata thote hantingtoni pelqejne me shume nje dollar te fituar lehte sesa jeten e shtrenguar ushtarake. Gjunkshi,sa per dijeni ka dhe nje firme te krijuar prej vitesh ne fshehtesi te plote . I di dhe vendin,ne nje nga rruget hyrese perendimore te bllokut. Per ngritjen e saj ka shfrytezuar maredheniet me kontraktoret turq qe vijne ne mm. Por kjo eshte nje çeshtje me vete…? Shqetesimet tuaja jane me vend i nderuar koleg. Nuk dua te zgjatem me tej por n.q.s deshironi kontakte te metejshme nr.im i cel.është-0695404383(club). Nderime koleg!

    Reply to this comment
  7. arjani September 10, 13:36

    i pari qe duhet te shkoj ne burg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*