Skandalet seksuale; Kevin Spacey mbetet pa “House of Cards” dhe i hiqen çmimet Emmy

November 1, 2017 08:25

Skandalet seksuale; Kevin Spacey mbetet pa “House of Cards” dhe i hiqen çmimet Emmy

Kevin Spacey mbetet pa ‘House of Cards’ dhe pa çmim. Akademia ndërkombëtare e Televizionit, Arteve dhe Shkencës ka vendosur ti heqë çmimin Emmy.

Ceremonia për edicionin e 45-të do te mbahet ne 20 nëntor në Nju Jork, por pas akuzave për ngacmime seksuale nga ana e aktorit Antony Rapp, kur ishte vetëm 14 vjeç, organizata ka vendosur të tërheqë çmimin e parashikuar për të pamëshirshmin Frank Underwood të serisë teleizive të Netflix, ‘House of Cards’.
Dhe nuk mbaron me kaq. Po për shkak të këtyre akuzave, producentët kanë vendosur t’i japin fund serialit ‘House of Cards’, pas sezonit të gjashtë, i cili do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Nderkohë vazhdojnë të vijnë deklarata të reja edhe mbi jetën private të aktorit. Randall Fowler, vellai i madh i Kevin Spacey, ka treguar për të përditshmën “Daily Mail” tmerret e kaluara në familje dhe abuzimet seksuale nga babai, Thomas Geoffrey Fowler, që kishte kthyer në ferr adoleshencën e dy djemve. b.m/dita

November 1, 2017 08:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*