Babai detyrohet t’i japë mjekut një kec dhe 200 mijë lekë për të nxjerrë djalin nga Spitali

September 22, 2015 11:32

Babai detyrohet t’i japë mjekut një kec dhe 200 mijë lekë për të nxjerrë djalin nga Spitali

20 mijë lekë të reja (200 mijë lekë të vjetra) për të firmosur fletëdaljen. Kjo është shuma që i ka kërkuar një mjek kirurg në spitalin rajonal të Gjirokastrës babait të një fëmije, fëmijë që e kishte operuar. Prindi i fëmijës u ankua në “Fiks Fare” për veprimet e mjekut kirurg të Gjirokastrës.

Spiro Pasha nga Tepelena, babai i fëmijës, tregon se gjatë verës operoi fëmijën e tij në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Operacionin e kreu mjeku Arben Kuro.

Prindi i fëmijës së operuar tregon se mjeku Kuro nuk i firmoste fletëdaljen e djalit nga spitali, edhe pse kishin kaluar pesë ditë nga operacioni, pa marrë pagesën që i kishte kërkuar.

Sipas Pashës, shuma që kërkonte mjeku Kuro ishte 20 000 lekë (të reja). Duke mos pasur mundësi të siguronte shumën që kërkonte mjeku, Pasha iu drejtua emisionit “Fiks Fare”, ku denoncoi veprimet e mjekut.

“Më operoi çunin e në fund më kërkoi 200 mijë lekë të vjetra. I solla një kec dhoro (dhuratë). Në fund kur djali do të dilte nga spitali, ishte e premte se u operua të hënën, doktori nuk e nxirrte nga spitali. Më kërkoi 200 mijë lekë”, tregon Spiro Pasha.

Telefonatat

Dita e parë

Prindi i telefonon mjekut kirurg

I ati i pacientit: O Beni, si e kalove vëlla? Spiro jam, mora makinën e një shoku se ngela rrugëve. Ku do të takohemi, do vish këtu tek zyra?
Mjeku: Kam ikur që aty.
I ati i pacientit: Po ku do të takohemi vëlla?
Mjeku: Tani ika në shtëpi, si do të takohesh.
I ati i pacientit: Si do ashtu, kujt do ashtu…
Mjeku: Lërja infermieres…
I ati i pacientit: …?
Mjeku: Ik aty, ma jep në telefon.
I ati i pacientit: Kush është …?
Infermierja: Unë jam.
I ati i pacientit: Ja, është këtu kjo zonja.
Infermierja: Më kë je, kush po flet?
I ati i pacientit: Hë mo, se të kërkojnë tya, Beni mo, Beni.
Infermierja: Doktori?
I ati i pacientit: Po, doktori, po kush…
Infermierja: Ë, doktor Beni (teksa flet në telefon me të). A, po mirë. Do të lë një porosi të ta mbaj unë aty.
I ati i pacientit: Sa të tha Beni ty? Të tha gjë Beni, sa ashtu?
Infermierja: Mua nuk më tha, mua më tha do të lërë një porosi, se kam idenë. Përse e ka fjalën?
I ati i pacientit: Lekë.
Infermierja: Nuk di gjë.
I ati i pacientit: Sa?
Infermierja: Nuk di gjë, nuk di gjë fare. Të kishe biseduar që në mëngjes… pse i lë këto punë kështu?

Babai i pacientit i telefonon sërish mjekut
I ati i pacientit: O Beni, Spiro jam sa t’i lëj kësaj infermieres?
Mjeku: E ç’a i bë këto muhabete në telefon, ç’janë këto muhabete tani?!

Babai i pacientit rikthehet në spitalin rajonal, tri ditë më pas

Takimi në zyrën e mjekut Arben Kuro

I ati i pacientit: Ja, ja shikoja pak (plagën e operacionit).
Mjeku: Hajde!
I ati i pacientit: Shko vëlla atje…
Mjeku: (Pasi i shikon plagën fëmijës) Laje…
I ati i pacientit: Në rregull ë, në rregull?
Mjeku: Në rregull fare.
I ati i pacientit: Sa do narkoza, a si? Sa të ashtu?
Mjeku: Ë…
I ati i pacientit: O Beni, sa do të detyrohem?
Mjeku: (Pasi shikon tre 5000 lekëshet, të reja). Po ik, mos e vra mendjen, jep sa të duash, po hë.
I ati i pacientit: Nuk i di unë ato…
Mjeku: Harroji ato muhabete.
I ati i pacientit: 150 mijë lekë (të vjetra) janë.
Mjeku: Fiks, në rregull je.

September 22, 2015 11:32
Komento

2 Komente

  1. geg hyseni September 23, 03:51

    Keta nuk jan mjek por kriminel…hajde pastaj e fut berberet ne burg!

    Reply to this comment
  2. altini September 23, 08:57

    thjesht duhet te merret drejtesia me kete kirurg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*