Skandali CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

October 25, 2017 17:25

Skandali CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vjet burg administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj.

 Ismailaj është shpallur fajtor për mashtrim me shuma të mëdha dhe gjykata ka vendosur sekuestrimin në favor të shtetit të pasurive të tij. Konkretisht 4 milionë dollarë, 451 mijë euro dhe 12 milionë lekë të reja.

Më herët gjykata nuk pranoi rihapjen e hetimit gjyqësor për të pandehurin, gjë të cilën ai e kishte kërkuar në seancën e së martës pasi kishte siguruar 100 prova të reja që duhet të shqyrtoheshin.

Pasi u njoh me provat e paraqitura, të cilat ishin kryesisht fletë-shërbimi, kontrata qiraje, mandate pagesash për punë të kryera, vendime mosfillimi të prokurorisë apo vendime pushimi të gjykatës, trupi gjykues nuk e pranoi rihapjen e shqyrtimit.

October 25, 2017 17:25
Komento

6 Komente

  1. Prokurori October 25, 17:34

    Po Liken kur do ta fusni pas hekurave?

    Reply to this comment
  2. Koba October 25, 18:22

    Mire kete e denuat po pse nuk e merni ne hetim Zeni Sypeshkaqenin,Sali Gerdecin ,Like Floririn ,qe jane inspiruesit dhe perfituesit e medhenj nga kjo afere e shemtuar ,duke demtuar arken e Shtetit ne dhjetra milione Euro.???

    Reply to this comment
  3. Koba October 25, 18:23

    Mire kete e denuat po pse nuk e merni ne hetim Zeni Sypeshkaqenin,Sali Gerdecin ,Like Floririn ,qe jane inspiruesit dhe perfituesit e medhenj nga kjo afere e shemtuar ,duke demtuar arken e Shtetit ne dhjetra milione Euro.???
    Po cfare ke mo Z.Moderator?

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet, se e kerkon SOVRANI, USA dhe BE-ja. October 26, 08:46

      O Koba, prokuroret, e gjykatesit, keto masha ne duart e politikaneve te superkorruptuar dhe superkriminalizuar, nuke mund te marrin ne hetim, apo ti bejne gjygjin berishovicit, metovicit apo bashovicit e medijvicerve me sozi , ngase ata mbeten lavire bulevardi dhe mije te mijve te kenetave te politikes shqiptare ne dite e vite.Vetem protestat e drejtuara nga disidenca dhe intelektuale te pa perlyer me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik do te benin te mundur qe ujqerit e cakejte,keta mije kenetash dhe avoketer te djallin te hetoheshin dhe denoheshin per mijra krimet e tyre makabre, dhe korrupsione te bera ne dite e vite. Beso, bindu dhe PROTESTO, ne nderim ndaj vetes, familjes dhe popullit te tejsakrifikuar.Babai i PAVARESISE Ismail Bej Qemali ka then;nje femije qe qane rritet, kurse nje popull qe flen, pra hesht, VDES.

      Reply to this comment
  4. perkthyesi October 26, 14:03

    Likja eshte monument kulture dhe mbrohet nga shteti, ndersa Sala, Zeni, Mediu dhe Basha, jane aliene, dhe mund te largohen nga sistemi yne diellor kur tu’ a doje qejfi…………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*