FAKSIMILE: Ja kush është gjyqtarja e vendimit për Kullat te Liqeni

May 11, 2016 10:52

FAKSIMILE: Ja kush është gjyqtarja e vendimit për Kullat te Liqeni

Përbindshat 17 katësh (plus 3 nëntokë) te diga e liqenit artificial të Tiranës janë rikthyer në qendër të vëmendjes, dhe kjo në mënyrën me flagrante të mundshme, me ‘ndihmën’ e drejtësisë.

Avokatura e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes të Territorit, IKMT kishin kërkuar pezullimin e lejes së ndërtimit për këtë projekt që gërmon direkt poshtë digës.

Ky pezullim u vendos nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative të Tiranës, por para e dëmtuar e apeloi.

Apeli Administrativ është shkalla e fundit që vendos për fatin e këtyre ndërtimeve.

Por me caktimin e treshes së gjyqtarëve të Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa), Arjan Qafa dhe Alkelina Gazidede, bashkia e kryeqytetit njoftoi dje një konflikt të dukshëm interesi.

Ky konflikt interesi zë fill nga kryesuesja e këtij trupi gjykues, znj.Metaliaj, tek kompania që do ndërtojë te diga e liqenit, Gener 2. Kompania në fjalë, është pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, ndërtues i njohur pranë familjes Berisha.

Kaq pranë, sa apartamenti i ri i familjes Berisha në rrugicat e hijshme pas ish-Piramidës, është dhuratë e tij, ashtu siç është dhuratë, edhe zyra luksoze e deputetit të thjeshtë Berisha, tashmë pas rrëzimit nga pushteti.fax

Ulaj ka fituar më herët, nën qeverisjen Berisha, një tender strategjik, projektin e shpërndarjes së fibrave optike në gjithë Shqipërinë, për të cilin pati dhe një përplasje të fortë mes ministrave të djeshëm të Berishës, Genc Pollo dhe të ndjerit Sokol Olldashi.

Ky projekt është tashmë në fazë zbatimi nga kompania tjetër ATU (Albanian Telecommunication Union), në të cilët sipas ekstraktit të QKR-së që DITA ka në dorë, është ortak edhe Artan Metaliaj, kushëriri i bashkëshortit të gjyqtares Enkelejda Metaliaj.

Artan Metaliaj është shtuar si ortak më 11 mars 2013, me shifrën 10%.

Kjo lidhje familjare mesa duket është edhe arsyeja e kuptueshme përse është kërkuar ndryshimi i trupit gjykues.

Por kjo kërkesë është rrëzuar dhe çështjen (dhe fatin) e ndërtimeve gjigante poshtë digës së liqenit të Tiranës, do ta vendosë sot një trup gjykues që ka konflikt të qartë interesi me ndërtuesit.

 

 

 

 

May 11, 2016 10:52
Komento

15 Komente

  1. Arber Iliri May 11, 06:04

    Mos harroni se ka nje gjyq me te madh qe eshte ai popullor, biles ne Shqiperia ne 97 nuk ishte rebelim nga ndonje krah politik por gjyq i popullit per Saliun qe PS e Nanos e shuajti duke mos e lene popullin ta conte deri ne fund gjyqin e tij ndaj Sali Berishes, ndaj edhe e kena sot duke qelb tere vendin me eren e kufomes se tij politike qe vertitet rrugeve e Parlamentit te Shqiperise.Gjithsesi ka nje dite gjykimi.

    Reply to this comment
    • 666 May 11, 11:21

      Por qe ato ndertime ne vende strategjike ku i kane dhene edhe sales zyre dhe shtepi, pse nuk e thoni se kush ia dhene lejet e ndertimit?????? Edi plera i cili edhe pse e dinte sh mire se te kujt ishin, ashtu si e dinin te gjithe, prape i jepte leje ne vendet me te mira bashkimit. Pse nuk flasin per kete gazetat??!! Pse nuk flasin per kete genjeshtar te djathte qe eshte futur te e majta per ta shkatrruar

      Reply to this comment
      • mirel May 11, 14:44

        Nuk kane pse flasin gazetat kur njerezit vete nuk duan te degjojne. Te gjithe e dine cfare ka bete Edi Ramiu gjate kohes si kryebashkiak, por prape iu pelqen te mendojne se ai do e shpetoje Shqiperine. Si popull legen dhe dembel qe jemi gjithmone mendojme se dikush tjeter do e beje punen tone, per te miren tone. Gje qe nuk eshte e mundur.

        Reply to this comment
    • Pilo Lala May 11, 14:41

      Qenka ngjallur Gazidedja prape?
      Eshte bere Gjyqtar?
      Une e di qe tani vendimin, me kete Juri.

      Reply to this comment
  2. info analitike May 11, 07:56

    Jo more jo asnje skandal eshte thjesht rutine e veprimeve te gjykates. Kur nje gje te ngjashme e beri Taulant Balla u ngazellyet duke e shpallur si fitore ndersa vete i interesuari heshti nderkohe qe tani na qenka skandal. Erjonka cirret sa per show sepse tashme ato ndertime do te behen me marreveshjen e te dy kraheve politike ashtu sic po ndertohet me kontribut bipartizan Gener2-Eurocol Toptani Center.

    Reply to this comment
  3. Qytetaret per Parkun May 11, 09:07

    Levizja “Qytetaret per Parkun” eshte krijuar si levizje pikerisht per keto ndertime nen Digen e Liqenit. Jane zhvilluar protesta cdo fundjave per gati 3-4 muaj duke kerkuar anullimin e lejes se dhene nga Lulzim Basha.Kete mund ta vertetoni duke pare aktivitetet tone ne Facebook. Ky grupin proteston edhe sot tek Parku i Liqenit, per betonin e hedhur tek kendi i lojrave; saqe edhe tavolinat e pingpongut jane beton. Kryetari i Bashkise na fton ne qe te protestojme perpara gjykates sot, nderkohe qe ne kemi protestuar dje per kete gje dhe do jemi edhe sot perpara gjykates per protest. “Vandalet” do jene aty, kunder ndertimeve nen Digen e Liqenit. Jemi per Parkun e Liqenit si te vetmen hapesire te madhe te gjelber te qytetit tone. Ejani sot te protestojme tek Gjykata per vendimin e 17 katshit te Lulzim Bashes.

    Reply to this comment
    • Aceto May 11, 11:24

      Po kjo eshte dhe puna, qe kur del proteston per hajduterine e ktyre, kta te thone se jeni te paguar, kur proteston per hajdutrine e atyre te tjereve keta dalin thone pse se degjoni popullin qytetarin

      Reply to this comment
  4. polua May 11, 09:39

    Ka me specialiste ne Shqiperi apo kane vdekur? Kjo pamje e ambjentit te liqenit dhe pallatit qe duan te ndertojne eshte me te vertete katastrofe. Edhe po mos te çahet diga e liqenit, ujet do te infiltroje poshte diges dhe ne nje te ardhme do ta rrezoje pallatet nga themelet me gjithe njerezit qe ka brenda. Keni pak mendje apo u eshte shkaterruar fare se çfare beni. Paskan mbaruar njerezit ne ate vend! Gjyqtari qe do te aprovoje ndertimin e tij, pas ca vjetesh do te denohet me burg te perjetshem, po ç’rendesi ka kur me dashje kryen krim dhe humbasin jete njerezish. Duhet ndaluar tani dhe te kthehet ne lulishte qe sido qe te jete , ujet te infiltroje ne toke pa krijuar situata te rrezikeshme.

    Reply to this comment
    • info analitike May 12, 09:59

      Po ai pallati i kuq i shemtuarqe eshte ndertuar po tek diga me lejen e Rames pse nuk paska pasur te njejten rrezikshmeri? Apo per polot e partise eshte ceshtje bindjeje politike. Me ate logjiken tendeI bie qe Rama duhej te ishte me kohe ne burg te perjestshem o jo Kryeminister.

      Reply to this comment
  5. I.Troplini May 11, 09:50

    Ujku, ujku, ulèrìti bariu dhe fshatarèt vrapuan ta ndihmojnè.
    Shaka bèra, iu tha, kur i pa ashtu tè shqetèsuar rèndè dhe tè dalè fryme. Dhe fshatarèt u kthyen nè shtèpitè e tyre.
    Tè nesèrmen, ra vèrtetè ujku,,,,,,,,,,,,,,,,,,, por ai i shakave, mbeti vetèm me tè.
    Mè 21 Janar, ra ujku dhe gjakosi bulevardin Z.Veliaj.
    Me ujkun, jeni sot nè koalicion. E kini babaxhan kryeparlamentar. Ata qentè e tjerè zagarè qè shqyen 4 dele tè pafajshme, i kini sot pèr aktorè teatri nè atè dhomèn e çudirave, qè nè atè tuajèn, e quani kuvend.
    Edhe pse ato pallate mbi kolektorè, janè njè skandal mè shumè nè atè listèn e gjatè tè atij nga bjeshkèt e pshurrura,,,, e kam tè vèshtirè tè harroj 21 Janarin dhe tu shkoj juve pas.
    Flaka le ti dalè atij vendi, po qe se e vetmja zgjedhje pèr shqiptarèt, mbetet ajo mes ujkut dhe dhelprès. Se kush ish ujku, e pamè nè bulevard. Pèr dhelprèn, pyesni atè Kryerilindasin. Ai e ka adresèn e saj.

    Reply to this comment
  6. naku May 11, 10:02

    E majta e teadhetoje keq popullin me marreveshjen e marsit 97. Edhe sot nese neni 25 vertete mbron berishianet Edi Rama e PS bejne tradhetine e dyte dhe te din se po varrosin tere elektoratin e majt qe eshre mazhieance ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  7. nina May 11, 13:01

    te mos lejohen ndertimet e pallateve te diga. posht salistat qe dhen lejet e ndertimit.. horrat.. kjo qeveri duhet menjehere te vptoj reformen ne drejtesi, qe te zhusim keta krimonel qe shkatrruan Shqiperin nder vite… dhe te zbatohen ligji, dhe cdo qytetar te behet njeri i ligjit vete, dhe te dije mire detyrat dhe detyrimet qe ka ndaj shtetit, si edhe shteti ndaj qytetareve te saj.. dhe jo qytetari ti fusi hendet aty ku nuk i takon.. kete do jua mesoj reforma ne drejtesi…. dhe te drejtat e qytetareve dhe dhe pergjegjesit e qytetareve te shkruhen ne nje liber te vecante, qe mund te quhet. Jeta e perditshme e qytetarit ne Shqiperi… me qellim qe njeriu aty te marri nje edukate europiane dhe ti dije se edhe liria ka kufi ne nje vend demokratik, dhe jo vetem te fus hundet aty ku sduhet…. populli aty eshte i paedukat dhe pa kulture… shteti te beje punen e saj ne lidhje me kete.. pasi EU do njerez me kulture.. dhe jo shkatrimtar… si ketu ne Danimark… jeni shuuuum larg JU njerez ne rradhe te pare pastaj vin institucionet….

    Reply to this comment
  8. selim May 11, 23:32

    Po per kullen e Rames perse nuk e ngrini zerin.Po Rames kush ja jep te drejten te beje si te doje.

    Reply to this comment
  9. Arber May 12, 01:06

    Me mire te thahet Liqeni Artificial , te behen edhe aty ndertime dhe ujrat e Liqenit te Farkes te kalojne ne Lane , se po qelbet i gjithe kryeqyteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*