Skandali/ Hajdut në Itali, komisar policie në Shqipëri

September 28, 2017 16:27

Skandali/ Hajdut në Itali, komisar policie në Shqipëri

 

Në kohën kur po trumbetohet kaq shumë për Vettingun në polici, një rast i rëndë është tentuar të mbahet larg syve të publikut.

Ky është njoftimi i policisë së Durrësit i datës 22 shtator ku jepen vetëm inicialet e një personi që është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Por në fakt, bëhet fjalë për Dritan Xhindolin, ish-zyrtar i lartë i policisë deri pak muaj më parë.

39-vjeçari është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të vjedhjes dhe falsifikimit.

Dënimi është dhënë që në vitin 2013, por Xhindoli ka vijuar të mbajë poste të larta në polici për disa vite.

Xhindoli me gradën “Komisar”, ka mbajtur detyrën e Shefit të Sektorit të Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, zv/drejtor i kufirit në Vlorë, madje edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Departamentin e Krimit të Organizuar, para se të jepte dorëheqjen pak kohë më parë.

Autoritetet italiane i kanë dorëzuar dosjen homologëve shqiptarë që në vitin 2013, por Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim vetëm në qershor të 2017-ës, pasi Dritan Xhindoli dyshohet se ka mbajtur edhe emrin Artan, por gjurmët e gishtave kanë konfirmuar se bëhet fjalë për të njëjtin person./Tch

 

September 28, 2017 16:27
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku September 28, 17:27

    Ja kesaj i them Rilindje une, vdes hajdut ne Itali, rilind shef policie ne Shqiperi. Kjo eshte Shqiperia qe duam, apo drejtimi i duhur, apo futja pordhe e gri sallate sa te kaloje edhe kjo nate.

    Reply to this comment
  2. Ben September 28, 17:32

    Qe ne 2013 , Hajduti Polic ?!! Po nuk eshte vetem ky rast skandal…ne Shqiperi ka shume sector te tjere shteteror qe ne funksione me vite …kane qene njeres me probleme me ligjin …dhe nuk ka pas asnji filter vetingu ! Ata kane patur mburoje partite politike !

    Reply to this comment
  3. PO,PO September 28, 18:04

    Cfar mund te prisje nga nje adoleshent , ta katapultuar ne krye te Ministrise se P.te Brendeshme si Sajmir Tahiti ?!
    M`u neverit , qysh te nesermen kur u ul ne ate karrige dhe u drejtohej vartesve me fjalet….Braaaavo cuuuna ! , si ata femijet e lagjeve , kur luajne futboll !
    E kam thene disa here , qe E.Rama ka disa cilesi te larta , per t`u admiruar si lider ne kohen e duhur per Shqiperine dhe duhet ta mbeshtesim me te gjitha forcat , per ringitjen e shtetit , Poooor , Ai ka nje te mete te theksuar , qe i rri mbi koke , si shpata e Damokleut ; nuk ka aftesine ne zgjedhjen e njerezve te duhur , per punet e duhura . Keshtu beri me Kacin e Zi , keshtu beri me Ben Blushin e mjaft te tjere dhe , per natyren teper krenare te tij ,Ai e ka te veshtire te korrigjohet . Me sa duket , kjo aftesi eshte nje dhunti e natyres . Krejt ndryshe eshte banditi serb i Vicidolit , qe diti te zgjedhe , ne mes te llumit , me llumin e njerezve , kriminele te pa ndreqshem , qe e kane mbajtur me kembe deri tani ! Si ajo hijena , qe e ndien eren e kermes , me km larg !

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 28, 18:09

    Shkurt hesapi, kjo per Rilindjen eshte e pafalshme! Madje, ky nuk eshte rasti i pare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*