Skandali i barnave, në pranga 5 drejtues farmacish dhe dy zyrtarë

June 5, 2015 08:28

Skandali i barnave, në pranga 5 drejtues farmacish dhe dy zyrtarë

Policia ka arrestuar orët e vona të së enjtes, shtatë persona në lidhje me skandalin e barnave.

Në prangat e policisë kanë përfunduar dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe 5 drejtues farmacish.

Hetimet po vijojnë edhe për prsona të tjerë që mendohet se janë përfshirë.

Pritet të ekzekutohen në vijim edhe tre ndalime të tjera.

Hetimet lidhur me skandalin e barnave nisën dy javë më parë nga njësia Task-forcë në prokurorinë e Tiranës.

Në këtë skandal janë përfshirë 47 farmaci.

Dy ditë më parë Prokurorët hetimorë kanë sekuestruar katër zyra të institucioneve shëndetësore, duke dërguar për aktekspertim disa komjutera ku mbahen të dhëna të nevojshme për hetim.

Skandali ka lidhje me listën e barnave të rimbursueshme dhe shumës fiktive të paguar nga Fondi Shëndetësor i rimbursimit.

Personat e arrestuar

E.Mara, jurist pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit.

K.Mahmutaj, punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit.

H.Roci, administrator i farmacisë, Lundër

M.Tufi, drejtuese teknike e farmacisë Lundër.

N.Thanasi, drejtues teknik i farmacisë “Nutrimed”.

A.Spahiu, drejtues teknik i farmacisë Bërzhitë.

A.Manaj, drejtuese teknike e farmacisë “Adelina.

June 5, 2015 08:28
Komento

2 Komente

  1. Zaho Puci June 5, 08:54

    Ju lumte Rilidja. Pasi kane mbushur mire thaset me para drejuesit, tani rradhen per ne burg e kane ” peshqit e vegjel “. Po me kujtohet nje rast analog. Nje kandidaruc ” i pavarur ” per kryetar bashkie i Tiranes, i quajtur Bojeraxhia ka qene Drejtor i Kesh, Drejtor i INUK, Drejtor i ALUIZNi dhe se fundi karrieren Z. Maksut e mbylli si Zv/Minister i Energjitikes. Si ka mundesi qe person i papergjegjshem nuk jep llogari per miliarda qe i jane vjedhe popullit te superlodhur shqiptar, por dhe del e na reciton cdo dite, cdo ore ne media per ndershmerine e tij dhe per pavaresine e tij nga PD. Ne te njejten kohe qe urlatoret e te ashtuquajtures ” Rivdekje ” ( miqte e vjeter dhe te rinj te ketij mjeshtri kane futur ne burg dhe kane varur veten njerez te shkrete qe nuk paguar 2 mije leke te vjetra energji ). Jane duke ndodhur disa fenomene ne shoqerine shqiptare qe poe hutojne, traumizojne dhe denogrojne ne menyren me diabolike. Ja shikojeni rastin mbarekombetar te hajdutit te dy shekujve njekohesisht, Shoku Fullani pas atij skandali qe tronditi te madh e te vogel, tani na del jo vetem i pafajshem, por edhe i respektuar nga gjykata me e korruptuar ne planet, ajo shqiptare. Mjere ne shqiptaret ne dore te kujt kemi rene. Zoti e befte mire.

    Reply to this comment
  2. Perkthyesi June 5, 11:36

    Jeni shume i sakte Zaho! Ne kete vend te cuditshem, duhet te jesh mashtrues, abuzues dhe hajdut me damke (si Fullani, et.al), qe te respektohesh si njeri me sjellje te mire dhe korrekte me komunitetin! C’behet keshtu, ku eshte drejtesia, qe e paguajme si frengu pulen qe te bej detyren? Zoti Rama, e kam theksuar me dhjetra here ne komentet e mia, nis sa me pare reformen urgjente ne sektorin tashme totalisht te degraduar te drejtesise, se na moret ne qafe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*