Skandali i byzylykëve, nis hetimi për specialistët që i kthyen tek firma

August 7, 2017 15:52

Skandali i byzylykëve, nis hetimi për specialistët që i kthyen tek firma

 

Skandali me byzylykët e mbikqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale dhe që kanë një vlerë prej afro 2 milionë euro, ka shtyrë ministrin e Drejtësisë Gazment Bardhi, që të urdhërojë nisjen e një hetimi administrativ.

Nga konstatimi i Bardhit, sasia prej 300 byzylykësh që ministria e Drejtësisë kishte blerë për mbikqyrjen elektronike, në kundërshtim me ligjin i është kthyer sërish bashkimit të operatorëve që ia kishin shitur.

I kontaktuar nga Top Channel, ministri Bardhi ka deklaruar se grupi i specialistëve të shërbimit të provës por edhe të ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve do të hetohen për veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.

Ministri nuk ka dhënë detaje se kush janë specialistët apo sa është numri i tyre i përfshirë në këtë skandal, për sa kohë hetimi vijon.

Nga ana tjetër, pas shkresës së ministrit të Drejtësisë në lidhje me këtë problem, një përfaqësi e bashkimit të operatorëve kanë zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, ku mësohet se ministri Bardhi u ka lënë një afat deri ditën e martë për tu kthyer mbrapsht 300 byzylykët e blerë, në të kundërt ndaj tyre do të depozitohet kallëzimi penal në prokurori.

Bashkimi i operatorëve gjatë korrespondencës që kanë patur me ministrinë e Drejtësisë pretendojnë se kanë dorëzuar një herë mallin që ministria kishte porositur, duke mohuar se kanë marrë sërish në dorëzim sasinë prej 300 byzylykësh të mbikqyrjes elektronike. Top Channel kontaktoi bashkimin e operatorëve si dhe shërbimin e provës, deri më tani nuk ka një reagim të tyre për këtë çështje./TCH

August 7, 2017 15:52
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu August 7, 18:43

    Nje nga rastet e rendomta te vjedhjeve, nuk ka asgje per t’u cuditur, tre dite dhe do te harrohet si gjithe te tjerat.
    Njeri prej ketyre “byzylykeve” do te perdorej per riarrestimin e Ardian Full-hajni ish Guvernatorit HAJDUTI me CIZME….
    Dini gje, i mori 420 milion leket Full-hajni te dhena nga vendimi i Gjykates se Larte ku anetare eshte gruaja e tij Arjana Full-hajnesha, sa 2 milonshe euro kane ikur e do do te ikin per dhjam qeni, nuk jane gje dhe nuk perbejne asnje “problem” per arken e Qeveriut.
    Te “mira” iu befshin ketij “il popolo, ka 27 vjet qe nuk e gjen gje, ka fituar imunitet.

    Reply to this comment
    • biku August 8, 20:31

      ke te drejte c`bohet keshtu
      eshte nje vjedhje normale,ne bashkepunim,biem dakord qe eurot e 300 byzylykeve do ja japim xy..athere per ti mbushur mendjen qe nuk ka ndonje korrupsion magazinieri ben hyrje te gjithe sasine te mira e te keqija,sipas nje rregulli nje komision i kontrollon e vlereson dhe jep OK brenda 3 diteve me kete proces verbal dhe flet hyrjen e magazinierit qe nuk di se cfar behet shkohet me shpejtesi tek thesari dhe terhiqen eurot.ne te njejten kohe magazinieri i ben dalje byzylyket tek perdoruesi y ky eshte porositur qe 300 byzylyke te ja kthej Hasan Zykokamberit sepse ne fakt i kan marre eurot.Eshte rene dakord qe ne fillim do me japesh 300 byzylyke me pak dhe hidhu na jep eurot se situate rrumpalle eshte.Ky eshte nder hetimet me te thjeshta e me te pastra,po te doje prokuroria paaaaaak shtrengese dhe problemi zgjidhet menjehere,byzylyket e prishur zevendesohen se jan brenda garancise kasko,,byzylyket e kthyer pa arsye kthehen ne shtet,ne fund do te themi nje gabim njerezor qe u zgjidh pa probleme dhe te gjithe do te jemi amici piu di prima
      selanik e tatepjete sic ka qene e do te jete

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*