Skandali i Cambridge Analytica/ BE me rregullore të re, ja si do mbrohen të dhënat e përdoruesve

May 24, 2018 16:45

Skandali i Cambridge Analytica/ BE me rregullore të re, ja si do mbrohen të dhënat e përdoruesve

 

Pas skandalit të fundit në industrinë e teknologjisë me kompaninë e mirënjohur botërore të rrjeteve sociale Facebook, BE po përpiqet të amendojë Rregulloren e re evropiane të Mbrojtjes e të Dhënave Personale (GDPR) për të cilën pritet të hyjw në fuqi më 25 maj.

Rregullorja përbëhet nga 99 nene dhe është një nismë e Komisionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe banorëve të Evropës.

Rregullorja paraqet para së gjithash se askush nuk mund të përpunojë të dhënat tona pa marrë, së pari, pëlqimin tonë. Çdokush duhet të na shpjegojë në mënyrë të qartë se çfarë do që të bëjë me to dhe për sa kohë do të ruajë një kopje të dhënave. Pëlqimi duhet marrë edhe për blerjet online dhe çdo burim tjetër informacioni.

Të dhënat e informacioneve do të përdoren jo vetëm për Facebook  por edhe për rrjetet e tjera sociale si Twitter, Snapchat, Apple.

Gjithashtu, të dhënat që kanë të bëjnë më fenë janë cilësuar si delikate si dhe të dhënat që lidhen me seksualitetin dhe politikën janë të ndaluara. Aksesi në disa informacione është i kufizuar, për moshën minimale prej 16 vjeç, por që mund të ndryshojë në bazë të vendeve.

Bashkimi Europian u zotua gjatë skandalit të Cambrige Analityca me të dhënat e përdorueseve se do të merrte masa të ashpra për mos të lejuar të mos ndodhin të tilla skandale në të ardhmen.

o.j/dita

May 24, 2018 16:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim