Skandali i CEZ, Balla e Kara në Gjykatë: Të mos pushohet hetimi

December 11, 2017 13:20

Skandali i CEZ, Balla e Kara në Gjykatë: Të mos pushohet hetimi

 

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara dhe ish-kreu i komisionit hetimor për skandalin e CEZ, Taulant Balla janë paraqitur në Gjyjatën e Tiranës.

Kara kërkon që Gjykata të detyrojë Prokurorinë të hetojë privatizimin e OSHEE te CEZ, pasi Prokuroria ka pushuar hetimet. Balla është paraqitur si palë e interesuar pasi dhe komisioni parlamentar vendit ka kërkuar hetim.

Kërkesa është depozituar sot përpara gjyqtarit Lazër Sallaku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gjykata do pranojë këtë kërkesë, apo do lërë në fuqi vendimin e Prokurorisë për mbylljen e dosjes.

Si dëshmitari Romeo Kara ashtu edhe ish-kreu i komisionit hetimor, Balla, pretendojnë se marrëveshja e privatizimit me çekët përbën vepër penale dhe për këtë qëllim përgjegjësit duhet të nxirren përpara ligjit.

Prokuroria vendosi pak ditë më parë, mbylljen e çështjes për privatizimin e OSHEE te kompania çeke, CEZ.

December 11, 2017 13:20
Komento

5 Komente

  1. Vicens December 11, 13:43

    Dorzoheni tek Prokurori i ri,o te uruar ! Se ju plasi buza dhe nuk zute mend qe Berisha ka njerez ne Prokurine e vjeter !

    Reply to this comment
  2. Adih December 11, 16:23

    E luajtet menc kete milet. Kush luan teater majmunash me kete popull. Seshte per tu tallur me gjakun e djersen e popullit ,nuk ka lindur deri me sot bir nene . Shpresojme tek vettingu dhe reformimi
    DREJTESISE ,,se , sa per ju o PALLE , ju provuam sot e 26 vite!!!!!!!I Ju mbare pa perjashtim , i keni qe te gjithe breket me mut . Tme falni sinqerisht , per edukaten lexuesit . Ju faleminderit.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk December 11, 17:32

    Dukesh Vincens se e ke barkun plot mend.

    Reply to this comment
  4. floriri i Bençes December 11, 17:35

    Te qete, sepse Vetingu do ta rihape kete çeshtje penale klamoroze, dhe perveç hajduterise, ne vorbull do te perfundojne edhe prokuroret qe kerkuan mbylljen e hetimeve per mungese provash, mbasi keto te fundit bejne MUUUUUUUU !

    Reply to this comment
  5. loni December 11, 21:35

    Nuk e kuptoj, ;nje prokurore e vetme perben gjithe prokurorine ? dhe sjell verdalle nje qeveri te tere?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*