Skandali i Gjykatës së Apelit; Liron “pronarin e drogës”, dënon të pafajshmin

January 31, 2018 21:08

Skandali i Gjykatës së Apelit; Liron “pronarin e drogës”, dënon të pafajshmin

“Fiks Fare” denoncoi një skandal në gjyqësorin shqiptar, ku një person i pafajshëm është dënuar nga Gjykata e Pukës dhe Apeli i Shkodrës, vetëm në bazë të një dëshmie.

Nëpërmjet dokumenteve, intervistave në Shqipëri e Greqi, si dhe kamerave të fshehta, u arrit të provohet se një i arrestuar, për t’i shpëtuar burgut, ka shpikur një emër si pronar i një parcele kanabisi në një fshat në Pukë.

Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga Greqia, nga Altin Gjergji, një shqiptar i shpallur në kërkim, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Fiks Fare udhëtoi në Greqi për të intervistuar denoncuesin, i cili tha se është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg, pasi në vitin 2014, është sekuestruar një parcelë kanabisi në Pukë, shkruan TCH.

Ai tha se në vitin 2014 nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendon policia dhe prokuroria shqiptare. Dëshmia e tij përforcohet edhe nga pronarët grekë, ku ka punuar i dënuari, të cilët thanë se në verën e vitit 2014, I dënuari në Shqipëri ka punuar te ata. Madje, ka edhe dokument nga policia greke. Fiks Fare gjeti edhe dëshmitarin kyç të këtij procesi, i cili pranoi se kishte shpikur një emër për të shpëtuar veten.

Procesi gjyqësor dhe avokati

Pak muaj më parë, Fiks Fare denoncoi veprimet korruptive të avokatit Gjin Marku, i cili tentoi t’u japë gjyqtarëve të Apelit Shkodër, 3000 euro ryshfet për të dhënë një vendim pafajësie. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Marku akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka tentuar t’i japë shumën në fjalë një gjyqtari të Gjykatës së Shkodrës, për lirimin nga akuzat e Altin Gjergjit, i dënuar nga Gjykata e Pukës dhe më pas nga Apeli Shkodër, me 6 vite e 6 muaj burg, për kultivim të bimëve narkotike. Sipas vendimit të Gjykatave, Altin Gjergji akuzohet se ka mbjellë lëndë narkotike në vitin 2014 në një fshat të Pukës, përkatësisht në “bjeshkët e fshatit Kuzhnen”. Në dokumente, ai akuzohet se ka mbjellë rreth 1200 rrënjë kanabis sativa. Pas asgjësimit në gusht 2014, policia dhe prokuroria filluan procedimin penal.

Fiks Fare siguroi dosjen e plotë, ku janë të detajuara edhe të gjitha provat. Provat janë lënda narkotike, aktet e ekspertimit kimik dhe bimor, akti i ekspertimit vlerësues i provave, ku janë gjetur shishe qelqi, shishe plastike, pako makaronash, pjata e filxhan porcelani, bidon plastik. Provë ka qenë akti i ekspertimi biologjik i 4 bishtave cigare, për një gjurmë, por që nuk i përket personave të identifikuar. Gjithashtu, si provë ishte edhe një shkresë nga ish-komuna Gjegjan në Pukë, e cila thotë se toka është shtetërore, pra pyll. Në vendngjarje janë gjetur disa karta rimbushëse telefonike, janë pyetur dy dëshmitare, për një kartë telefonike. Prova më e fortë është procesverbali për njohjen e personave me anë të fotografisë, i datës 7 maj 2015.

Sipas provave, prokuroria e ka lidhur emrin e Altin Gjergjit vetëm me dëshminë e z.Dodë Frroku, nga Puka, i cili është kapur nga policia për parcelën e kanabisit. Frroku ka pranuar se është punëtor në parcelë, ndërsa policia i ka vendosur 4 fotografi për njohje, ku Frroku i ka vënë gishtin Altin Gjergjit. Një provë tjetër janë dhe kartat rimbushëse, ku rezulton se janë përdorur në një numër telefoni, i cili më parë është përdorur nga Altin Gjergji. Por, në provat që u përdorën në fajësi, nuk ka asnjë përgjim. Pas hetimeve, dosja u dërgua në gjykim me këto prova, ku I dënuari u dënua në mungesë nga Gjykata e Pukës dhe Apeli i Shkodrës.

Fiks Fare në Greqi

Pas transmetimit dhe arrestimit të avokatit Gjin Marku, Fiks Fare udhëtoi drejt Greqisë, për të takuar të dënuarin Altin Gjergji dhe pronarët grekë, ku ai kishte punuar. “Unë jam i pafajshëm, as e kam njohur z.Dodë Frroku. Nuk kam mbjellë ndonjëherë lëndë narkotike, madje as e njoh si bimë. Në periudhën që akuzohem kam qenë në Greqi. Nëse unë kam gisht, nëse dal në përgjime, të më varin në mes të Tiranës. Unë nuk kam lekë të paguaj avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë, sikurse ka personi që më ka akuzuar mua, i cili më tha; bëjë burgun ti, të paguaj unë lekët” thotë ai.

Gazetarët e Fiksit intervistuan edhe disa pronarë grekë, të cilët deklarojnë se I dënuari, bashkë me gruan, kanë qenë në në Greqi dhe japin edhe dokumentet e lëshuara nga Policia dhe Bashkia e Verias, që tregojnë se Gjergji ka qenë atje gjatë gjithë vitit 2014. “Po të jetë ky çuni që merret me këto dallavere, nuk rri ai të punojë në arat tona, shkon e merret me punë të tjera. Gjithë vitin ka qenë këtu, e kam pasur të gjithë verën (2014) këtu. Ky ka qenë tek fabrika.

“Drogën e mbolla unë, burgun bëjë ti”

I shpalluri në kërkim Altin Gjergji thotë se shpresa e vetme për fitimin e pafajësisë është Fiks Fare. Ai thotë se kuk ka lidhje me parcelat e kanabisit, madje nuk ka qenë në Pukë. Pas pretendimeve të I dënuarit, por edhe pronarëve grekë ku ka punuar, Fiks Fare kontaktoi me personin që e ka akuzuar drejtpërdrejt Altin Gjergjin. Në bisedë e sipër, dëshmitari pranon se përgjegjësia bie mbi të, madje i kërkon që të bëjë burg, pasi lekët për avokatë do i paguajë ai vetë.

Më poshtë, dy bisedat e plota mes dëshmitarit (Dedë Frorku) dhe të dënuarit (Altin Gjergji).

BISEDAT MES FIKS FARE, DEDË FRROKUT (dëshmitari) DHE ALTIN GJERGJIT (i dënuari)

TAKIMI I PARË

I dënuari – Dodë, a qe në Pukë atë ditë?

Dëshmitari – Po.

I dënuari – Ça u thoshte?

Dëshmitari – Është shtyrë me datën 20 është gjyqi.

I dënuari – A di gjë ça është duke u bërë. Avokati më ka kërkuar 15 milionë lekë more djalë. Edhe deri për Vitin e Ri me të qit më thotë.

Dëshmitari – Sa!

I dënuari – 15 milion lekë. Më kanë kërkuar lekë shumë mor burrë unë nuk jam në atë lloj lidhje hiç.

Dëshmitari – Prokurorja është një femër, nuk ja di emrin prokurores. Janë tre gjykatës. Kur kam shkuar herën e parë në gjyq, kam deklaruar se nuk kam forcë ekonomike dhe kanë vu avokat shtetëror (shtetërorë). Dhe s’jam marrë me atë punë, të bëhet ça të bëhet. Tani rastin e këtij, ja kam shpaguar këtij.

Fiksi – Që.

Dëshmitari- Se si do flas për çështjen e këtij aty (në gjykatë). Zotni unë nuk kam qysh me ju ndihmuar tani në tjetër lloj forme vetëm me plas. E vetmja gjë që unë mundet t’ju ndihmoj është kjo, se i kam thënë I dënuarit me fol në gjykatë. Për momentin nuk mundet t’ju ndihmoj në asnjë lloje gjëje.

Fiksi – Avokati thotë jo ka vendosur gishtin.

I dënuari – Ka vu gishtin në fotografi.

Dëshmitari– Nëse kam vu gishtin, gishtin e marrë prapë mbrapsht në gjykatë. Në qoftëse kam vu gishtin e marrë prapë në gjykatë. Kështu që hidhet poshtë ajo e para. Do e lirojnë këtë, do me fusin mua brenda. Këtu në këtë rast do të jap llogari se përse e kam vu, llogari do të jap. Në qoftëse shkoni në Pukë me këtë mëndje, në Pukë do mundoheni me gjet rrethin miqësor të gjykatës, atyre që janë.

Fiksi – Nuk kemi se ç’bëjmë na ka zanë.

Dëshmitari– Nëse do të shkoni për këtë punë me ju thënë se sa doni, nuk do ju pranojnë, kryetarin e gjykatës para 2 viteve a tre viteve e kanë futur brenda e kanë nxjerr dy herë në televizor te Fiksi. Më shku direkt, po nuk gjete kën me ju dhënë lekun është shumë zor me pranu. Në dëshmi kam thënë unë sikurse më është prezantuar. Se e kam vu gishtin unë, gishtin e marr prapë mbrapsht. Më është prezantuar se është Altin Gjergji, po jo se është ky personi.

Fiksi – Po fotografinë?

Dëshmitari- Fotografinë po e shoh këtu, tani po e shpif live, fotografia më ka gënjyer. Nuk është se kam bajtun një përqindje dhe kam thënë nuk jam 100 përqind i sigurt.

Fiksi – Me emrin se si e ke sajuar?

Dëshmitari– Rastësisht me dhanë emra, emra mbarë futa unë. Unë kam fut Altin Gjergji gjoja se ka qenë atje prezantimi më është bërë nëpërmjet Markë Gjergjit. Tani se çfarë lidhje kanë këta të dy.

Fiksi – Markë Gjergji…

Dëshmitari– Markë Gjergji, gjeja kush është Markë Gjergji tani. Gjegjë kush është Markë Gjegji, për momentin për me shpëtuar. Tani se si është me dal tek Altin Gjergji këtë nuk e di.

Fiksi – Ke thënë t’i Altin Gjergji?

Dëshmitari– Kam thënë unë për mos e nxjerr. Markë Gjergji është një emër i panjohur, si me thënë një emër sikur më ka prezantuar me I dënuarin. Se më është prezantuar me emrin Altin.

Fiksi – Marku kush është?

Dëshmitari – Ku Marku nuk di se kush është.

I dënuari – Me pa bë një gjë të tillë.

Dëshmitari – Shkurt muhabeti avokati ça të ka thënë?

I dënuari – Avokati më ka kërkuar 15 milion lekë.

Dëshmitari – Ça të ka garantuar?

I dënuari – Më ka garantuar se…

Fiksi – Se del deri në janar, prape se prape brenda.

Dëshmitari – Thashë se a jep garanci se e nxjerrë jashtë.

I dënuari – As 15 000 lekë të vjetra nuk mundet ti gjej more burrë. Po edhe me i pas nuk i jap se nuk jam unë në atë çështje more vëlla. Ti a më njeh?

Dëshmitari – Çështje këtu (fillon e qesh) qemë te zgjidh këtë rrugë, qemë të zgjidh këtë rrugë. Tani nuk kam mundësi për të ndihmuar Shete e Beja e Zotit me asnjë gjë. Kam me borxh deri sot një vit me t’i dhënë lekët, si ke shpenzuar mbrapsht. Nuk kam tjetër rrugë, ose do të dëshmoj atë që kam thënë në gjyq se nuk është ky.

I dënuari – Se nuk jam atë e di, se nuk të kam borxh, atë po kërkoi të drejtën time.

Dëshmitari – Tjetër rrugë nuk kam o zotni, muç me gjet ndenje një rrugë tjetër ju, unë nuk di tjetër rrugë. S’ke nevojë me më venë para përgjegjësisë, jam duke vetën në përgjegjësi. Si burrat jam duke tu përgjigjur si të duash ti, jam unë ai që kam bere fajin, jam unë ai që të përgjigjem si të duash ti, jam unë që dal para përgjegjësisë, vë veten para përgjegjësisë. Të përgjigjem si të duash ti. Unë të dola borxhit në dy anët, përgjegjësin teme jam duke e vu vetë, pa u lodhur ti, jam duke e vu vetë para. Në qoftëse ju garanton avokati se ju nxjerr për disa muaj po jua bëj hallall. Ju nxjerr jashtë, gjeni ato leku ju kam unë. Deri sot një vit jua jap unë. Tani për momentin nuk kam me ça ju ndihmuar.

I dënuari – Nuk të jep kush as 15000 lekë jo.

Dëshmitari – Janë të miat ato. Nga momenti që personi të më përgjigjet sikur jam duke ju përgjigjur unë ju, se nuk kam çfarë me i thënë. Mos me ngatërruar emrat ti kem të fiksuar në tru i ka fut këto dy emrat që të jen si tip të përbashkët, për ti pasur në kujtesë kurdo që të më pyesin. Me shku në Apel nuk është nevoja për të dhënë lekë në Pukë.

I dënuari – Me i pas borxh kujt me ra viktimë. Pa ditë gjë hiç kam qen më duke u dënuar.

Dëshmitari – Për fajin tim jam i detyruar me u përgjigj. Jam duke e vënë vetë vetën para përgjegjësisë. Nuk je duke më vënë, as ti, as ti as ti, jam duke e vënë veten. Shkon e folni, nëse prokurori nuk kërkon apel, mbarojmë punë aty. Nëse prokurori kërkon apel, ne mbarojmë punë më mirë në Shkodër. Ajo që unë të garantoj është, ato fjalë që të thashë unë, të shoh se ça mundet të bëj me pësonin tjetër , ku mundet me u fut, nëse pranon me u fut. Tjetër kush jo ai.

TAKIMI I DYTË

Dëshmitari– Nuk kanë ça me i bë morë burrë, nuk kanë ça me i ba për një arsyeje në të gjitha numrat e telefonit sikur të japi nesër gjykata dëgjon, nesër pasnesër dëgjon zëri i tij nuk del kërkund, nuk ekziston. Funksionon zëri imë në disketë, jo zëni i këtij (I dënuarit). Shenja gishtash nuk ka kërkon. S’ke të bëj fare me atë punë.

I dënuari – Po pse kam dalë unë person në kërkim mbase i kanë ato (disqet).

Dëshmitari – Në bazë të thënies time dhe mos paraqitjes tane.

I dënuari – Mua më kanë quar fjalë tani në shtator.

Dëshmitari – Letrat e gjykatës të kanë ardhur paso kanë mbaruar punë policia me gjykatën.

Fiksi – Bërë gjë ti?

Dëshmitari– Nuk bëra asnjë gjë, se nuk pranoi ai. Nuk pranoi me u bë pjesë edhe ai.

I dënuari – Qef nuk kam me bë asnjë ditë brenda, se jam i pastër, vetëm sa ta kisha lyer gishtin pak, se se kena si rracë.

Dëshmitari – O Altin më fal, po edhe sikur me bë atë punë, nuk është kushedi ndonjë gjë.

I dënuari – Më ke marrë në qaf e nuk e di çfarë të thamë.

Dëshmitari – Në qoftëse dënohesh, vij e të bie lekët tek shtëpia dhe thamë qe futi në xhep.

Fiksi – Se ke mbjellë në bacën time e as të këtij, e ke mbjellë e të lumshin krahët ty.

Dëshmitari – Jo e kam marrë unë pjesën tuaj. Kam marrë unë pjesën tuaj. Lekët për me i dhanë me më lën afat për një vit, skam për momentin. Tjetër zgjidhje nuk kam.

Fiksi – Ti më ke marrë në qaf padrejtësisht.

Dëshmitari– Atë pësonin tjetër (bashkëpunëtorin) atë ta lëmë mënjanë, ky është për fajin tim, a për fajin tim, për fajin tim, është për fajin tim.

Fiksi – Po, ti i ke vënë gishtin.

Dëshmitari – Është për fajin tim, unë jam i detyruar për tu përgjigj si të duash. Mua më ke këtu, më teqe (andej) mos me kërko gjë mu. Te unë mos kërko. Me ke tavolinë të përgjigjem si të duash, më teqe mos më kërko. Mos më kërkon ma përtej.

Fiksi – A je i bindur se është padrejtësisht?

Dëshmitari– Jam shumë i bindur se është padrejtësisht. Për më teqe skam, me atë tjetrin ndreqem unë.

I dënuari – Unë s’jam duke ju trem as burgut e as kërkujt, se nuk i kam borxh, se jam në drejtë të zotit, nuk i kam gjë kujë borxh.

 

o.j/dita

January 31, 2018 21:08
Komento

4 Komente

  1. edi January 31, 21:32

    Kur sua q…në ropt këtyre fundërrinave, normal që do bëjnë bordello me shtetin dhe njerëzit e pafajshëm. Është bërë ky vend si këmbët e dhisë.

    Reply to this comment
  2. Mrika February 1, 06:29

    vetem Sala e kupton kete dialog or ju te fiksit e kerkush tjeten;Na myten maloket or ju te fisit fare!Nuk kalohet jeta me cka ke bo per ta!!!Je tue ba kete faqe te dites ,nate or lum Thano e tash ka met lexue edhe ishmiku i radhes avizu !

    Reply to this comment
  3. h February 1, 08:00

    Pushkatim,pushkatim,pushkatim.

    Reply to this comment
  4. ELIOT February 1, 12:19

    Kjo eshte drejtesia e RAMES …….. NE VEND TE FUSI NE BURG GJUKATESIT QEVERIA FUT POPULLIN …. TURP TE KENE KETO HORRA …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*