Deputeti i Dibrës: Ndjesë qytetarëve për Shukri Xhelilin, por janë veprime individuale

May 13, 2016 12:42

Deputeti i Dibrës: Ndjesë qytetarëve për Shukri Xhelilin, por janë veprime individuale

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Dibrës, Ulsi Manja, duke reaguar sot ndaj videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës, ju kërkoi ndjesë qytetarëve dibranë, ndërsa shprehu vullnetin e qeverisë për të vijuar me projektet zhvillimore në këtë zonë.

“E ndjej për detyrë t’i kërkoj ndjesë qytetarëve dhe votuesve të Dibrës e t’iu shpreh vullnetin e qeverisë se projektet tona për të rilindur Dibrën do të vijojnë. Morali i qeverisë nuk mund të përgjithësohet nga ky rast, pasi për secilin janë veprime individuale. Këtë çështje e kanë marrë në dorë organet e drejtësisë dhe janë ato që do të zbardhin të vërtetën”, tha Manja.

Kushdo që mundohen që nga raste të tilla të përfitojë kapital politik apo ta lidhë ngjarjen me moralin e qeverisjes, ju them me keqardhje se janë mjeranë politikë dhe shpirtvegjël, pasi morali i qeverisë u deshmua me shkarkimin e menjëhershëm që Këshilli i Ministrave i bëri kryebashkiaut të Dibrës. Tashmë rasti është në dorë të prokurorisë, e cila pritet ta zbardhë deri në fund ngjarjen, por përgjegjësitë janë individuale, të gjithsecilit”, tha Manja.

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili u shkarkua sot nga detyra pas publikimit mbrëme te një videoje ku ai shfaqet duke kërkuar favore seksuale nga nje vajze e re, në këmbim të punësimit në administratën e Bashkisë së drejtuar prej tij.

May 13, 2016 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim