Skandali i ligjit të ri të pronave

Andrea Stefani February 3, 2016 13:54

Skandali i ligjit të ri të pronave

Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike. Të ashtuquajtura “interesa”, sepse nuk mund të ketë as një interes dhe as një të mirë publike, të themeluar mbi shkeljen e të drejtës së pronës qoftë edhe të një individi të vetëm.

Mjerisht, ligji në fjalë i qeverisë “Rama” ndërtohet pikërisht mbi një shkelje të tillë me justifikimin se kështu e kërkon “e mira publike”! Por a nuk u bë edhe shpronësimi i pronarëve nga diktatura komuniste nën sloganin e “të mirës publike” pra, të të bërit “mirë” duke ja marrë të pasurve për t’ia dhënë të varfërve? Cili është ndryshimi kur pronën e grabitur nga komunizmi premton ta kthesh a kompensosh vetëm pjesërisht, me çmime qesharake që as i aviten atyre të tregut të sotëm apo duke bërë akrobacira qesharake që e katandisin të drejtën e pronarëve në “kokoshi një thelë”, me justifikimin se kështu e do “e mira publike” ngaqë shteti nuk ka para?! Prandaj a nuk kemi të drejtë që për çështjen e kthimit të pronave të frikësohemi se po përballemi me një “Rilindje” proletare?

Akti i parë i komunizmit ishte shpronësimi i pronarëve. Jo rastësisht, por sepse prona është themeli i një sistemi. Prandaj që ta shkatërrosh duhet ta nisësh nga ajo. Por e njëjta gjë është edhe kur bëhet fjalë për të ndërtuar një sistem. Duhet ta nisësh nga prona. Prandaj akti i parë i demokracisë duhej të qe vënia në vend e të drejtës së pronës së dhunuar. Por pikërisht pse Shqipëria e nisi procesin nga demokracia dhe jo nga e drejta, nga vota dhe jo nga shteti ligjor, e drejta u braktis në emër të një pragmatizmi populist. E drejta e pronarëve u tradhtua, madje edhe nga “demokratët antikomunistë”, ngaqë pronarët nuk ishin shumë dhe nuk kishin peshë (d.m.th. shumë vota) për çështjen e pushtetit që politikanëve i interesonte më shumë edhe se e drejta. Por kjo ka sjellë edhe kalbjen e demokracisë. Sepse nëse do të kuptosh shkallën e demokracisë në një vend, nuk ka masë më të mirë sesa të shohësh si respektohen të drejtat e pakicave. (Lordi Akton)

Në këtë rrafsh, të gjitha partitë shqiptare, të majta e të djathta, socialistë e demokratë, kanë mbrojtur “interesat” (në fakt ato të pushtetit) e shumicës, duke dhunuar ato të pakicës. Ky është, as më shumë dhe as më pak, por bolshevizëm! Një politikë që e tenton edhe ligji i ri i qeverisë Rama. Nëse Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut do miratonte ligjin e qeverisë, do jepte një provë që ka pushuar se qeni një mbrojtëse e atyre të drejtave të gdhendura në ballin e saj. Të paktën për Shqipërinë.

Është e vërtetë që në këto 25 vjet, pikërisht për shkak të mendësisë që po të “lërosh” të drejtën e pronës mund të mbijnë “frute publike”, e drejta e shtresës së pronarëve të dhunuar nga komunizmi është tallur dhe nëpërkëmbur. Por shpresohej se “Rilindja” do të devijonte nga kjo rrugë e padrejtësisë ndjekur me konsekuencë komuniste nga “demokratët” edhe në 8 vjetët e fundit të qeverisjes së tyre. E kundërta po ndodh. Rilindësit po ecin në gjurmët e demokratëve me justifikimin se kaq janë mundësitë financiare të shtetit.

Ky është një sofizëm që nuk i reziston të vërtetës. Kthimi i pronave të grabitura nga komunizmi është betejë për të drejtën dhe si e tillë, është e pandarë nga lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësive të realizuara edhe në këto 25 vjet me pronat. Kryeministri Rama bën shumë mirë që denoncon grabitjen, me falsifikime, të mijëra hektarëve troje nga njerëz të qeverisë së Berishës apo biznese afër saj. Por kjo nuk ka asnjë vlerë nëse këto toka, që janë në pjesët më të mira turistike të vendit, nuk ju merren atyre që i kanë përvetësuar me korrupsion e mashtrim, për t’ia dhënë atyre që ju përkasin me të drejtë, pronarëve. Aq më keq nëse një fond i tillë tokash, keqpërdoret për të ngopur epshet e klaneve të reja që pa dyshim nuk mund të mos formësohen edhe në oborrin e qeverisë socialiste që, afërmendsh, nuk është e përbërë nga engjëj të privuar nga lakmia dhe epshet.

Por nuk e kemi dëgjuar një gjë të tillë nga kryeministri. Por çfarë dëgjojmë? Dëgjojmë atë që thotë ligji i kabinetit të tij. Një dhunim i paskrupullt i të drejtës ë pronës në emër të “së mirës publike”. Pse? Sepse e drejta e pronarëve mund të zgjidhej siç duhet në fillim por tani, pas 25 vjetësh, është shumë vonë. Apo se keqja është bërë dhe nuk mund të ç’bëhet më! Sepse kaq para paska qeveria! Sepse “shteti”, “populli” (prapë në emër të popullit?), taksapaguesit shqiptarë (kjo e fundit është një përça dhe sundo cezariano-populiste) nuk mund të paguajnë aq shumë për pronarët edhe pse bëhet fjalë për një të drejtë. Pra, s’kemi ç’bëjmë! Pas kaq vitesh padrejtësi, qenkemi fatalisht robër të saj?! Jo, ligji i qeverisë Rama nuk flet me gjuhën e shtetarit që preokupohet për të drejtën si themel i shtetit, por me gjuhën e llogaritarit të vogël mizantrop që nuk i dalin paratë. Dhe që për të shpëtuar paratë, vendos të varrosë të drejtën.

Një popull nuk duhet të ngurrojë të investohet edhe me jetë kur është fjala për të rivendosur të drejtën. Ndryshe do të vuajë, siç po heqin shqiptarët, nën kthetrat e padrejtësisë. Nuk ka kosto më të madhe sesa humbja e të drejtës. Por ndërkaq, fatura financiare e kompensimit të pronave është rënduar jashtëzakonisht shumë nga korrupsioni. Nga fakti që tokat, trojet më të mira në zonat më të kërkuara, pra edhe më të shtrenjta, janë përvetësuar nga politikanët, bizneset dhe miqtë e tyre. Po të mos kish ndodhur kjo masakër, sot një pjesë e mirë e pronave do ktheheshin apo do t’u kompensoheshin fizikisht pronarëve me toka e troje ekuivalente për nga vlera. Në fakt, duke e njohur një situatë të tillë, edhe Rilindja, gjatë fushatës zgjedhore që e solli në pushtet bëri këtë premtim: “Përparësi kompensimit në natyrë në raport me dhënien e kompensimit financiar duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin”. Një premtim që i zbatuar, do të bënte që pasuria të mos përqendrohej edhe më tek pasunarët e rinj (jo rrallë aventurierë pa skrupuj që kanë bërë para duke përfituar nga kaosi dhe mungesa e ligjit) por të shpërndahej edhe te një shtresë njerëzish që kanë shpresuar ardhjen e ligjit. Dhe demokracia nuk mund të vazhdojë gjatë nëse nuk krijohet një shtresë sociale që e bazon ardhmërinë mbi sundimin e ligjit. Por tani “Rilindja” po e braktis këtë premtim duke dhunuar këtë shtresë. Pse? Një muzikë e vjetër kjo. Ndryshe mendohet në një kasolle dhe ndryshe mendohet në një pallat – thosh Fojerbahu. Që sot përkthehet: Ndryshe mendohet në opozitë dhe ndryshe në pushtet.

Por bashkë me ndryshimin e mendimit nuk mund të mos ndryshojë edhe veprimi. Një vendim i qeverisë Rama, në 29 janar 2014, ka kaluar në administrim të Ministrisë së Bujqësisë një fond toke prej rreth 18 mijë hektarësh, fond që i qe dhënë më parë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ta përdorur për kompensimi fizik të pronarëve. Një vendim që nuk gjen asnjë përligjje i ballafaquar me premtimin dhe nevojën për të reduktuar koston financiare me anë të kompensimit fizik të pronarëve. Pse duhet t’i merreshin këto mijëra hektarë agjencisë (në fakt pronarëve) dhe pse duhet që një manovër të tillë të mistershme ta paguajnë me miliona taksa paguesit shqiptarë?

Nuk është e drejta e pronarëve të dhunuar nga komunizmi ajo që po i bën shqiptarët si taksapagues të paguajnë miliona, por korrupsioni që ja ka dhënë tokat e trojet e pronarëve në plazhe, zona turistike e qytete, klaneve të korruptuara dhe bizneseve afër politikës. Dhe pasi janë grabitur të gjithë tokat e trojet, pronarëve i ofrohet si një zgjidhje “e arsyeshme” (pra që arsyeton grabitjen e korrupsionin) një padrejtësi e re. I kërkohet të pranojnë si të drejtë që toka e shtetëzuar nga komunizmi në vitin 1946 të vlerësohet me statusin që kish atëherë dhe jo atë që ka sot. Që do të thotë, që një copë tokë bujqësore e shtetëzuar në vitin ‘46 që tashmë është kthyer truall në qytet apo zonë turistike, të vlerësohet si tokë bujqësore. Shkurt, pronarët e ndarë përdhunshëm nga prona e tyre, janë të dënuar të rikthehen po përdhunshëm në vitin 1946, sikur është faji i tyre që nuk arritën ta zhvillojnë atë pronë. Kur ka nevojë qeveria transhendon edhe dekadat. Shpik makinën e kohës dhe na flak prapa, në vitin që i leverdis asaj, në vitin 1946, në vitin e krimit komunist ndaj pronës private. Një qeveri që aspiron shtetin ligjor, duhet ta kish për turp të nxirrte përfitime buxhetore duke ju referuar atij viti jakobin që hodhi bazën ekomomike të diktaturës duke varrosur pronën private. Pyetja që nxjerr në shesh absurdin e kësaj padrejtësie është: Nëse nuk do t’i qe rrëmbyer toka nga komunizmi si do ta gëzonte sot atë pronari, me statusin dhe vlerën e vitit ’46 apo me atë të vitit 2016? Referimi ndaj vitit 1946 mund të jetë një gafë apo gabim. Por në qeverisje, sikundër thosh Fushe, një gabim është jo rrallë, më shumë se një krim.

Edhe më arrogante është harta e çmimeve për kompensim e ofruar nga qeveria që nuk i avitet kurrkund çmimeve reale të tregut. Nevoja e bën qeverinë të transhendojë edhe tregun me çmimet e tij. Tashmë, është ajo që dikton çmimet e tokave (Sic volo, sic iubeo!). Sofizmat e ligjit të qeverisë janë qesharakë dhe nxjerrin në pah jo dedikim ndaj të drejtës, por ethen për të hequr qafe, qoftë edhe padrejtësisht, një problem që bezdis. Është një zgjidhje adhamudhiane që e kërren të drejtën. Dhe pronarët, përveçse janë ndëshkuar 45 vjet nga diktatura dhe 25 vjet nga demokracia për të mos përfituar asnjë cent nga pronat e tyre, duhet të paguajnë edhe koston shtesë të korrupsionit me tokat në këto dy dekada të fundit. Të dhunuar në komunizëm, të dhunuar edhe në demokraci!

Premtojnë të zgjidhin në 10 vjet (prapë me plane disavjeçare?) çështjen e pronave. Pasi i kanë varfëruar pronarët për 25 vjet i propozojnë që nëse duan ta marrin kompensimin e mjerë të 10 vjetëve brenda një viti, mund të përfitojnë menjëherë 20 për qind të vlerës duke hequr dorë nga pjesa tjetër prej 80 për qind. Nëse pranon të kompensohesh për 5 vjet, do marrësh vetëm 40 për qind të vlerës. “Logjika” është ajo e një fajdeje gjakpirëse ndërtuar mbi një cinizëm me rrënjë te varfërimi i pronarëve, një vazhdim i cungimit të së drejtës së tyre nëpër pesëvjeçarë. Dhe si? Duke e futur të drejtën e pronarëve në shtratin e Prokrustit të “arsyes” së qeverisë, duke ja prerë këmbë, duar e kokë.

A është kjo “zgjidhje” e çështjes së pronave në dobi të së mirës publike dhe shtetit të së drejtës? Pyetja është retorike. Sepse nuk ka asnjë shans që padrejtësia të jetë një investim për drejtësinë. Një qeverisje që dhunon të drejtën e pronës nuk mund të jetë një qeverisje e drejtë edhe në drejtime të tjera. Divorci i saj me të drejtën ka nisur. Ky është alarmi! Aq më keq kur edhe si alternativë politike qëndron një opozitë si kjo e PD, që ka bërë të njëjtin dhunim të së drejtës sa qe në pushtet por që tani, në opozitë, flet ndryshe.

Presidenti Nishani ngre shumë probleme të drejta kur argumenton se përse e ka kthyer ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave për rishqyrtim në Kuvend. Por a do shfaqte ai po këtë filtër kritik nëse ligji në fjalë, do të qe vepër e qeverisë Berisha? Sigurisht që jo. Provë është fakti që, si ministër, nuk ka bërë asnjë kritikë për politikën e zvarritjes së çështjes së pronave sa kohë në qeveri qe PD. Shkurt, politikanët shqiptarë, sa janë në opozitë tundin flamurin e të drejtës, me t’u ngjitur në pushtet, e braktisin atë. Por shteti i së drejtës që të themelohet kërkon, minimalisht, që një elitë të jetë e lidhur fatalisht me të drejtën. Dhe jo ta braktisë atë për “arsye shtetërore”. Ndryshe, sundimi i ligjit degradon në sundim me anë të ligjit që është mekanizmi klasik, jo vetëm i çdo diktature por, edhe i një demokracie autokratike.

 

Në foto kryesore: Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato, gjate prezantimit te Reformes per Kthimin dhe Kompensimin e pronave, ne hotel Sheraton.

 

Andrea Stefani February 3, 2016 13:54
Komento

25 Komente

  1. illi February 3, 14:28

    ligji eshte teper i sakte. Do kompesohet ne lek ose ne natyre prona e gjithesecilit, sipas zerot kadastral te kohes kur eshte shtetezuar, dhe sipas vleres se sotme te ketij zeri kadastral. Dhe kjo eshte zgjidhja me e sakte, jo sepse keshtu e do “e mira e vendit”, por sepse keshtu shperblehet indirekt edhe ndihmesa pesedhjetevjecare e te gjithe popullit. Ndryshimi i zerit kadastral nga dje sot eshte rezultat i financimit te perbashket. Si mundet qe autori kerkon qe kjo te mos merret parasysh.
    Edhe dy probleme te tjera:
    Ligji mbase calon per faktin se si baze e zgjidhjes se problemit te prones, duhej marre situata pas reformes agrare. Eshte nje reforme qe e ka kryer cdo vend dhe fakti, qe per arsye te zhvillimit tone te vone, perkoi me vendosjen e pushtetit popullor nuk perben asnje arsye per ta pare si mbeshtetje te komunizmit.
    Se dyti, per shume shpronesime te pasluftes shteti ka paguar demshperblimin sipas vleres se kohes. Nje pjese jo e vogel e tyre i kane rrimarre pronat (toka, apo shtepi),, pa shlyer asnje detyrim ndaj shtetit. Ky problem nuk ka gjetur pasqyrim ne ligjin e ri

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 3, 15:32

      illi
      ti nga keto yjet e freshit ,direkt nga zyra e
      Qatos shkruan?
      degjo illi ,se ne dime te lexojme ligjin ,edhe ti di ,por ne vend qe te spjegosh
      1] problemet qe ngrene ish pronaret dhe grupet e interesit
      2] pse 18 mij ha toke ju dhane Panaritit ,qe ne fakt i administron dhendri i gjyqtarit te bllokut 700 mij euro
      3] perse Presidenti e coi ne Kushtetuese ,
      4] me vone do veje dhe ne gjykaten e Strasburgut ,

      Qato ,ashtu illi , autorit te shkrimit pergjigju ne menyre zyrtare , me emer si e ka ber ai vete
      qe ju jeni nje skuader plackitese ,kete nuk ka shqiptar qe se ka marre vesh , dhe qe po shtyni ditet duke u shitur si koncesion ,ku pas qendroni gjithmone juve te gjithe e moren vesh ,e mori vesh dhe FMN qe ju preu rubinetin ,sepse PRONA eshte guri themelor per zhvillimin ekonomik , dhe DREJTESIA guri themelor per berjen e nje shteti .
      e pra Qato , ti si gen je nje kelyshe e komunizmit
      si femer je nje freshiste lepirse dhe nuk ke si ben asgje
      ata para jush e shtyne si e shtyne ,nja 80 mil euro do i paguaj shteti juaj i dhjere dhe krenar ,por ti shoqe do vesh ne burg ,ti bashke me ata zagaret e rrrrripjellur
      do shkoni ne burg !!!!
      mjafton te lexosh historine e paraardhesve Qato ,
      dhe pas shekujve do ju peshtyj historia ,
      dhe ju po ngelet pa parti as
      si prostituta nuk ju do me njeri

      “pa shlyer asnje detyrim ndaj shtetit ” thote illi i mamit dhe kelyshi i kurves !!!??
      ju moren toka ,jete ,prona dhe do detyrim ….
      PLEHERE !!!!!

      Reply to this comment
  2. Tomor February 3, 14:48

    Artikull i shkelqyer!
    Pasuria me e madhe kombetare e cdo vendi eshte toka, jo vetem ne nje vend si Shqiperia por edhe ne vendet me te zhvilluara si SHBA, Gjermani, Britani e Madhe etj.
    E ashtuquajtura demokraci e ketyre 25 vjeteve ne Shqiperi nuk u a ka kthyer token pronareve. Nga pikepamja e pronarit kjo nuk ndryshon aspak nga ajo qe beri komunizmi ne 1946.
    Por eshte akoma me keq,. sepse ne ate kohe toka e pronareve u shtetezua por nuk u pervetesua nga ndonje grup, sic po ndodh sot qe klasa a politikaneve shqiptare eshte bere pronare e paligjshme duke zene vendin e pronareve te ligjshem te tokes.
    Megjithate, po te gjykojme me gjak te ftohte e me mendje te kthjellet, nuk ka asgje per t’u habitur.
    Shikoni klasen politike qe i hodhi mbi kurriz Ramiz Alia ketij populli te shumevuajtur, shikoni te gjithe kryetaret e partive. Ata jane pa perjashtim , njerez pa toke e pa prona, si edhe vete Ramizi.
    Tani ju lutem vereni veten ne poziten e tyre: A do te pranonit ju t’i kthenit pronareve tokat te cilat per 25 vjet me radhe i ndate midis jush?
    Sigurisht jo.
    Cdo ligj pronash qe do te miratohet ne Shqiperi do te jete i drejtua kunder pronareve te ligjshem.
    Nje fitore e pronareve te ligjshem do te ishte humbje e pronareve te paligjshem qe bejne sot ligjin.
    E ka thene Latini: MORS TUA – VITA MEA (Vdekja jote – jeta ime).

    Le ta gezojme o popull demokracine e dy-a-tre gishtave S(t)aliane

    PS: Pervec aspektit te se drejtes se njeriut ligji 7501 pati edhe nje aspekt serioz te sigurise kombetare. Duke shpronesuar pronaret gjirokastrite e delvinjote te tokave dhe duke u a dhene tokat e tyre falas e padrejtesisht minoritetit grek te Dropullit e Vurgut ka permbysur nje situate 3-shekullore, me pasoja te rezikshme potenciale per Shqiperine.

    Reply to this comment
  3. Tani February 3, 15:14

    Ti ill k.. qenke nje k… qe se gje vec ne shqiperi, po pse prona shperblehet sot me cmimin e para 50 vjetesh dhe ty te duket normale o k…? Po keshtu eshte kur je rilindas apo salist, doni te vidhni pronaret e ligjshem dhe nderkohe beni gara kish shperblen i pari hajdutet e pronave si po behet me legalizimet. I njihet me pare atyre qe kane vjedh pronen se sa atyre qe e kane prej vitesh. Te tille jeni dhe ju, njelloj si saliu, diktator dhe ska me vote per ju

    Reply to this comment
    • antonio February 3, 19:11

      Perse duhet te paguaje populli ,iliona e miliarda per ish PRONARET dhe mos t’u jepet prona e tyre sa ub takon???
      Cfare shteti kriminal eshte bky,qe ua merr 80% te popullit MILIARDA dhe ua jep nje grushti pronaresh???
      PRONA T’I JEPET PRONAREVE ne natyre e jo leke!
      Ne se pronat e tyre i ka GRABITUR MAFIA SHTETERORE,POLITIKANET apo me vendime MAFIOZE,atehere kete kompesim ta paguajne FAJTORET e jo populli!
      Vetem ne se prona eshte zene me objekte publike atehere te kompesohet me leke!!!
      Ku e gjejne te drejten keta SUNDIMTARE MAFIOZE qe te shperndajne BUXHETIN E SHTETIT sikur e kane mallin e babait te tyre???
      Te gjitha tokat e zena nga malokeria dhe vqe Rama po o legalizon FALAS,t’i paguaje Rama bashke me ministrat qe kane vendosur per kete krim!

      Reply to this comment
  4. petraq February 3, 16:16

    do te ishte shume me e drejte qe ligji i pronave n e berper kthimin e kompesimin e tyre te behej mbi bazen e reformes agrare te vitit 1946 bere nga qeveria shqiptare se mre ligjin e bere nga qeveria demokratike te ashtuquajturit pronare kane vjedhur dhe tokat e reja qe u hapen gjat kohes se diktatures se proletaliatit. prandaj ky ligj i bere nga qeveria rama meta eshte me se i rregullt

    Reply to this comment
  5. Skerdi February 3, 16:26

    Qellimi i ligjit nuk ka te beje fare me zgjidhjen e halleve te ishpronareve, po me lehtesimin e procedurave per vjedhjet e ardhshme. Tani qeveria ta merr token per “interesa strategjike” e ja jep biznesmenit se ai do “investoje”. Do behet hajni sheshit, dhe e gjitha legale.

    Reply to this comment
  6. Neritan Isaraj February 3, 17:23

    Projekti pilot ne lagjen ‘Kushtrimi’ ne Vlore i realizuar ne vitin 2014 eshte rasti tipik qe tregon sesi dhunohen pronaret e ligjshem per te ‘rehabilituar’ shkelesit e ligjit.
    Ky projekt qe shkel Nenin 11, pika 2; Nenin 41, pika 1; dhe Nenin 42, pika 2 te Kushtetutes se Shqiperise eshte bere vetem per efekt elektoral duke dhunuar hapur ato shtresa qe pasurine e tyre e dhane per tu bere shteti shqiptare qe ne ditet e sotme perfaqesohet nga njerez pa dinjitet dhe indentitet,

    Reply to this comment
  7. Patriot February 3, 17:47

    Ligji i pronave i bere nga bijte e eterve dhe mostrat e tyre,as me pak dhe as me shume por nje kthim me te peshtire se baballaret e tyre,por me nje ndryshim ato iken,dhe po shkojne,me dashje apo pa dashje,te dhunuar ne emer te diktatures komuniste,kurse bijte me grabitjen dhe tjetersimin e pasurise kombetare dhe asaj private,me fuqine e pushteteve sot,do te kene shume shpejt nje fund te turpshem dhe pa kthim.
    Dita e gjykimit renditje faktesh dhe provash,qe jane deshmuar me ze,figure e deshmi te gjalla, qe nuke ka me nevoje per koment.
    Burgu I sigurise se larte po i pret,,nuke ka avokat qe ti shpetoje nga ndeshkimi si autore e bashkepuntore te mijra krimeve macabre ne vite dhe te nje superkorrupsioni dhe grabitjesh marramendese.

    Reply to this comment
  8. katarakti February 3, 18:11

    Per çfare kthim pronash behet fjale, se nuk po kuptoj asgje?! Neqoftese eshte fjala per pronat e bejlereve dhe agallareve te dikurshem, ky problem eshte zgjidhur qe me nismen e Zogut dhe reformen agrare te Enverit. Bejleret dhe agallaret shqiptare keto prona i kishin dhurate nga Baba Dovleti per sherbimet qe i kishin bere Sulltanit. Prandaj edhe shume nga keta bejlere dhe çifligare nuk ishin shqiptare me origjine. Mos valle duhet te kthejme prape sot bujkroberine?! Persa itakon shtepive me duket se te gjitha ato kane vajtur te i zoti. Kjo qeveria gjasme socialiste, por beri nje kthim pronash, duhet te heqe dore perfundimisht nga termi socialist dhe i majte. As Berisha, me sa di une, nuk ia ktheu pronat latifondisteve te dikurshem.

    Reply to this comment
  9. dj February 3, 18:56

    Nuk mund te beje reform nje parti qe ja u mori pronareve dhe I burgosi,I vrau,I degdisi kampeve famkeqe.Nuk kane vene ment akoma,e dine se bota mendon si ata.Turp nuk kane,frika u doli dhe tani sic benin leksion per komunizmin,po bejne leksion per demokracine

    Reply to this comment
  10. Lorenc February 3, 20:00

    Artikulli eshte shume i sakte. Kunder ligjit te pronave te miratuar nga qeveria Rama eshte shprehur me kohe edhe Avokati i Popullit. Eshte nje shkleje flagrangte e te drejtave te njeriut. Me kete shkrim Andrea Stefani deshmon se mbetet nje nga gazetaret e ralle relisht te pavarur.

    Reply to this comment
  11. E po kjo pune! February 3, 20:03

    Andrea mbetesh gjithnje ne terrenin e konstatimit. Duhet zgjidhje dhe ajo sigurisht nuk eshte ajo e ofruar nga qeveria. Zgjidhja e vetme me kete katrahure qe ka ndodhur eshte: 1) urgjentisht cdo prone materiale publike qe destinohet per privatizim te jete fond kompensimi ne natyre per pronaret, 2) perllogaritje realiste e kompesimit me cmimet e kohes plus bonus per vonesen dhe kjo duke futur ne ligj kontributin prej atyre qe e kane zene ate prone. Dmth. ata qe kane bere shtepi ne token e tjetrit, te mos kene te drejte te shesin token dhe nese duan te shesin shtepine bashke me token, parate per token ti marre pronari. Per ata qe duan edhe token ne pronesi te paguajne pronarin ose nese nuk kane leke tu jepet kredi nga banka me kolateral shtepine dhe parate ti jepen pronarit dhe ai qe ka bere shtepine te shlyeje gradualisht dhe me interes te subvensionuar pjeserisht prej shtetit (se shteti e shoqeria e lejuan kete katrahure), 3)konfiskime te pronave te politikes se korruptuar, krimit etj dhe krijim fondiper kompensimin e pronareve, 4) rishikime te privatizimeve klienteliste dhe rikthim ne posedim te pronarti te vertet etj etj menyra qe po te doje politika i gjen. Ne parim nuk duhet te kishte pronesi mbi token, toka eshte e te gjitheve, tjeter gje investimi mbi te por jo toka. Problemi me monizmin nuk ishte prona private por sipermarrja private, Kjo e fundit garanton ecjen nderkohe qe prona si toke vec xhelozira dhe prishje te marredhenieve njerezore pjell. Po hajde ajo gje eshte bere tani dhe te pakten te behet cfare eshte e mundur. Problemi eshte qe ky ligj duhet te jete i votuar nga te dyja partite qe te mos behet loje elektorale me pas. Por si rendom ne vend, ligjet behen per vota dhe vota me shume kane ata qe kane zene pronat e pronareve… dakort Andrea?

    Reply to this comment
    • pronari February 8, 22:37

      Kjo qe thoni ju nuk e zgjidh problemin . Zgjidhjen e ka dhene me kohe shqata por nuk ju intereson politikaneve te pangopur.

      Reply to this comment
  12. Plaku mocem February 3, 20:15

    Andrea Stefanin e kemi njohur si gazetar,i cili ka mbeshtetur te majten,tani pa pritur del ne interesat e nje grupi probaresh.Po ku ke qene more Andrea?Perse duhet te paguaj une dhe femijet e mij te paguajme ende?A nuk mu mohua mua e drejta ime qe u pagova me nje dollare ne dite per 45 vjet ne monizem?Perse te mos pergjigjen pergjegjsit e kesaj pune katraurene te bere ne 46 -en me pronat?

    Reply to this comment
  13. petrit February 3, 20:37

    po mire o Stefan po me cilat leke do shperblehen keta ishpronare ? Taksat nuk paguhen per tua dhene atyre apo te burgosurve politike! se ne populli as kemi grabitur prona sic e quan zotrote ,nuk i quan shtetezim ,dhe as kemi futur njeri ne burg.po per te drejtat e tasapaguesve perse nuk flet zotrote!?apo ketu skemi te bejme me te drejta njeriu .njeres jane vetem te shoronesuarit dhe te burgosurit ,te cilet kane shkelur ligjin e kohes dhe nuk kane marre pafajsi ne gjukate.i bukur analist..

    Reply to this comment
    • pronari February 4, 07:26

      Lexoje mire artikullin! Andrea thote edhe qe qeveria nuk duhet te bazohet vetem te kompensimi ne leke i pranareve por qe perkundrazi te bazohet ne kompensimin ne netyre sic edhe ka premtuar PS gjate zgjedhjeve.

      Reply to this comment
  14. Vedat February 3, 21:38

    Tokat e grabitura tu merren hajduteve me force, dhe tu kthehen pronareve te ligjshem.
    Siperfaqet e tjera qe duhen te plotesohen me pronat e Shtetit.
    Vetem kjo eshte “Kthim Prone”
    JO kompesimit me leke, vec atyre qe e deshirojne vete.

    Reply to this comment
  15. Muçua I tanes February 3, 22:05

    Toka I takon te zotit, o ju ………………………………..ndyresirat e …………………………..shkerdhatat ……………………..e kam thene disa here, ju lutem me zgjidhni debutet vetem per Aq kohe sa te mar tokat e Mia .

    Reply to this comment
    • pronari February 8, 22:41

      zgjidhja eshte secili ne pronen e tija, haka tek i zoti se ndryshe nuk ka qetesi ky vend. Shyqyr qe ka ndonje gazete qe lejohet te botoje ndoje artikull per pronat .

      Reply to this comment
  16. kris 1 February 3, 22:40

    Ceshtja e pronave nga qeveria e rilindjes po trajtohet njesoj si nga qeveria e Saliut.Te marrim cfare te marrim nga ish pronaret dhe te vazhdoje te paguaje me breza populli jone i pagdhendur.
    Pas clirimit te vendit nje pjese e udheheqesve te larte komuniste qe rridhnin nga shtresat e pasura ja falen vete shtetit pronat per te rruajtur ofiqet.
    Nje pjese dorrezuan truall dhe morren apartamente mbi truallin e ngritur.
    Nje pjese eshte shperblyer me ligjet e kohes.
    Ketyre nuk u takon shperblim por duhen hapur arkivat.Dhe neqoftese e kane marre duhet te detyrohen ta kthejne.
    Te anullohen te gjitha legalizimet falas dhe te detyrohen urzupuesit e tokes qe ta paguajne direkt tek pronaret me cmimin e tregut .Shteti le ti kreditoje urzupuesit per kete pagese.As Saliu e as Rama nuk mund te falin pronat e te tjereve.Mund te falin vetem cka trashegojne nga Sheqeria dhe Aneta.
    Cfare eshte blere nga shteti me cmimin e nje frigoriferi duhet te rivleresohet dhe neqoftese pronari nuk e paguan pronen shteterore ti merret e ti kthehen leket mbrapsh.
    Vetem duke u vene prona ne vleren e vet shqiperia do te beje perpara.

    Reply to this comment
  17. yyyyyp xhixhi February 3, 23:19

    Kujt ia more ata toka o mucua i tanes!
    Toka eshte e ZOTIT, ti je kalimtar! Jeni te nemur te gjithe pronaret e tokave, prandaj shkoni keshtu, qe me 1946!
    Ua mori Enveri, ua futi Sala dhe po ju shkerdhen Edi!
    O mucua i tanes( nga anet tona tregohet vetem atesia dhe jo memesia -Tana), nuk i ke fituar me djersen e ballit, prandaj kurre nuk do ti gezosh!
    Do te bredhesh gjithe jeten tende dyerve te gjykates dhe ne fund-CARRIN!

    Reply to this comment
  18. populli February 4, 07:16

    Jo e gjithe toka u shtetezua ne 1946, sepse gjithe ata qe ishin antare te kooperatives Bujqesore toka qe futen ne kooperative ishte prone e antareve te asaj kooperative- pra ishte prone grupi dhe ata ishin bashkepronare te tokes deri ne vitin 1976 qe Enveri e shpalli gjithe token prone shteti. Athere ligji pacavure i Edi Rames-, pse ish antaret e kooperativave, qe me shperberjen e kooperatives nuk u a ktheu token e tyre te kolektivizuar i kthen ne vitin 1946, kur ata ligjerisht kane qene bashkepronare deri ne vitin 1976 kur toka u shpall prone e shtetit ? Perfundimisht ligji i Edit e Qatos eshte nje pacavure qe padrejtesia zgjidhet vetem sic po veprojne fermeret Grek sot qe me mijera Zetoret e tyre kane bllokuar Doganat ne kufijte e Shtetit Grek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*