Skandali i Panamasë, ja kush është shqiptari i parë që i ka dalë emri

April 4, 2016 11:05

Skandali i Panamasë, ja kush është shqiptari i parë që i ka dalë emri

Panama Papers është një nga rrjedhjet më të mëdha të iunformacionit mbi të cilen kanë investiguar gazetarët.

Bëhet fjalë për 11.5 milion dokumente që datojnë nga viti 1977 e deri në vitin 2015.

Të dhënat janë përpunuar nga një ekip prej më shumë se 370 gazetarë nga 76 vende.

Sipas informacionit në këto dokumente, janë rreth 600 kompani izraelit dhe 850 aksionerë izraelit që kanë fshehur para në këtë parajsë fiskale.

Dokumentet, përmendin edhe një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze

Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies.

Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati (Ismail Mulleti).

Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A, janë pronarët e kompanisë.

Halkin nuk iu përgjigj një pyetje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz”, në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksioneve të Izraelit raportohen në organet tatimore”

Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.

Banka do ti akordonte huanë vetëm një korporate.

Ata shtuan se aktiviteti i kompanisë është regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael./Haaertz

April 4, 2016 11:05
Komento

2 Komente

  1. Arben April 4, 19:18

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. Samiu April 5, 07:44

    Vetem enver hoxha u gjen vendin ketyre hajdutve i varte per gjuhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*