Skandali i Panamasë, sekuestrohen dosjet e tre kompanive

April 6, 2016 11:11

Skandali i Panamasë, sekuestrohen dosjet e tre kompanive

Prokuroria dhe Policia deklaruan dje nisjen e hetimeve në Shqipëeri për skandalin financiar ‘Panama Papers”, pas të dhënave se vendi ynë mund të ketë lidhje me këtë çështje.

Përmes një komunikimi jozyrtar, Drejtoria e Pastrimit të Parave në policinë e shtetit njoftohet se ka nisur hetimet për akuzën e pastrimit të pare.

Hetimet fillimisht vertiten rreth emrave të shtetasve shqiptarë e të huaj dhe kompanive që mendohet se kanë vepruar dhe nga Shqipëria.

Objekt I hetimit, duket se është biznesmeni Ismail Mulleti, I cili aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri.

Ai ka dalë nga vendi me një linjë ajrore drejt Turqisë në datën 14 mars 2016 dhe nuk rezulton të jetë kthyer më në Shqipëri.

Nga hetimi janë përjashtuar dhe ortakët që kanë pasur apo që janë në lidhje me bizneset e Mulletit. Përveç biznesmenit 52 vjeçar, në hetim janë edhe ortaku I tij izraelit Assaf Halkin dhe një shtetas zviceran. Hetimi ka përfshirë ndërkohë edhe tre kompani që Ismail Mulleti dhe ortakët e tij kanë pasur në Shqipëri.

Kompanitë për të cilat hetuesit kanë mbledhur informacion janë “GFI Technologies”, themeluar në 2013, “Egnatia export-import” krijuar në 1995 dhe “IMAH”.

Përveç dokumentacionit ligjor në lidhje me aktivitetin, kohën e krijimi, zyrat, etj, për këto tre kompani policia po mbledh informacione në lidhje me aktivitetin banker dhe transferat financiare Brenda e jashtë vendit.  /PANORAMA

April 6, 2016 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*