Skandali i Panamasë zbret në Komisionin e Ekonomisë

April 5, 2016 12:05

Skandali i Panamasë zbret në Komisionin e Ekonomisë

Skandali i Panamasë ka zbritur sot edhe në komisionin e ekonomisë, ku ka qënë pjesë e diskutimeve edhe përfshirja e firmës së markimit të karburanteve në Shqipëri GFI Albania, me bashkëpronar Ismail Mulletin, njeriun pranë Partisë Demokratike.

Deputeti Erion Braçe, që është dhe kreu i Komisionit pyeti përse në vitin  2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve. Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?

Lindita Lati, që drejton Autopritetin e Konkurencës tha se ne nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të GFI Albania. Janë firma off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre.

Sipas deputetit Braçe “shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.

Edhe pse gjurmët e pronarëve realë të cojnë në kupolën e PD asnjë reagim nga PD nuk ka për këtë skandal.

April 5, 2016 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*