Skandali i plagjiaturës në Sanremo, Ermal Meta: Ndodhi sepse…

June 6, 2018 21:47

Skandali i plagjiaturës në Sanremo, Ermal Meta: Ndodhi sepse…

Erma Meta ka treguar në “Top Show” detajet nga festivali i Sanremos, si dhe ka komentuar rreth spekulimit se kënga konkurruese e tij dhe e Fabrizio Moros ishte plagjiaturë.

Ermal Meta është shprehur për moderatorin e emisionit se ky lajm ka qenë tërësisht i sajuar nga vet festivali.

“Atë skandalin e plagjiaturës e sajuan vetë. Po ta them unë, e sajuan ata. Sepse ata e dinin për këtë këngën që ne e kishim shkruajtur më parë, sepse ne ia treguam se nuk kishim pse ta fshihnim. Dhe kur e treguam ai gazetari gjasme nuk e kuptoi dhe nuk doli ai lajm në atë artikull, por doli pas Sanremos, natën e dytë.

Kjo ndodhi sepse ne ishim të favorizuarit dhe në atë moment ishte lajm shumë i fortë, por unë pastaj kontrollova disa gjëra, dhe në 2012 një djalë bëri të njëjtën gjë, hyri si semifinalist por nuk kaloi. Pas dy vitesh një vajzë u fut në Sanremo me të gjithë këngën plagjiaturë dhe nuk u bë asgjë. Por në një festival pa asnjë lajm, ky ishte super lajm. Por më pas na kërkuan falje. Gjatë kësaj kohe kam ndenjur dy ditë e gjysmë me pizhame pa dalë fare nga dhoma, nga inati. Më erdhi inat sepse ishte padrejtësi”, u shpreh Ermali.

Së fundmi, Ermal Meta ka konkurruar edhe në Eurovizion me po të njëjtën këngë fituese të Sanremos, “Non mi avete fatto niente”.

s.a/dita

June 6, 2018 21:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim