Mbi skandalin e pronave në Kune-Vain të Lezhës

January 17, 2018 12:28

Mbi skandalin e pronave në Kune-Vain të Lezhës

 

Nga Viktor Malaj

Një kallëzim publik i emisionit investigativ “Fiks Fare”, i bërë para një jave, rreth vjedhjes së organizuar të tokave në bashkinë e Lezhës kaloi thuajse pa shumë vëmendje. Kaq e shpeshtë, kaq e madhe dhe e kudondodhur është bërë e keqja, e pamoralshmja dhe e paligjshmja në vendin tonë saqë krime të përmasave të mëdha, me dëme të mëdha dhe me pjesëmarrje të gjerë autorësh kalojnë në përfytyrimin popullor dhe në median publike si “pa u vënë re”.

Një gjë e tillë duket se ndodh për dy arsye: Së pari, sepse e keqja, duke qenë e shpeshtë, ka marrë statusin e të zakonshmes dhe, së dyti, duke kaluar kryesisht pa u ndëshkuar, kjo e keqe nuk nxit askënd për reagim. Një shoqëri që bashkëjeton me të keqen, të pamoralshmen dhe të paligjshmen në një mënyrë të tillë është një shoqëri që vazhdon rrokullisjen në të tatëpjetën e saj.

Bazuar në emisionin televiziv në fjalë del se “dikush” ka qenë aq “trim” saqë para disa viteve ka guxuar që një sipërfaqe toke prej rreth 50 hektarësh në zonën Kune-Vain të rrethit (bashkisë) Lezhë e ka transferuar (me letra dhe jo realisht) nga zonë pyll dhe kënetë në “tokë buke” dhe pastaj ua ka dhënë (për bamirësi?!) 23 familjeve sipas ligjit 7501/1991 “Për Tokën”.

Sipërfaqja në fjalë jo vetëm që ka qenë dhe është ende pyll dhe kënetë, por ka qenë edhe Zonë e Mbrojtur qysh në vitin 1940 dhe pronarëve historikë Mlikaj iu është njohur nga KKKP Lezhë në vitin 1995, por nuk iu është kthyer për arsye të qenies së saj “Zonë e Mbrojtur nga Shteti” dhe si e tillë, besohet se duhet të mbetet pronë publike.

Sipas përfaqësuesit të fisit Mlika, z. Ardian Mlika, rezulton se, me gjithë ankesat e vazhdueshme në të gjithë institucionet shtetërore (përveç organeve të drejtësisë) ata nuk kanë arritur të gjejnë asnjë zgjidhje, as në organet e pushtetit vendor dhe as atyre qendrore. Pse? Sepse shteti shqiptar vazhdon të jetë një organizëm mosveprues dhe, në të shumtën e rasteve, armik i pronarëve legjitimë dhe ndihmës e bashkëpunëtor i elementëve kriminelë të angazhuar pa droje në zaptimet dhe vjedhjet e pronave publike dhe private.

Nga intervistat që “Fiks Fare” kishte bërë me zyrtarë të KLSH-së, Qarkut dhe Bashkisë Lezhë si dhe ZRPP Lezhë del se dhënia e kësaj toke individëve të tjerë është bërë në mënyrë të paligjshme, duke i ndërruar tokës zërin kadastral në mënyrë fiktive nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtarë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se zyrtarët e pushtetit vendor hiqen sikur nuk dinë gjë, sikur janë të pafuqishëm, pa kompetenca dhe përpiqen t’ia hedhin fajin njërit apo tjetrit institucion.

Nga ato copëza intervistash teleshikuesi i vëmendshëm e kupton qartë se zyrat dhe zyrtarët vendor janë tërësisht fajtorë dhe përgjegjës për çfarë ka ndodhur dhe për qëndrimet që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë. Ata e dinë dhe e pohojnë se dhënia e kësaj sipërfaqe toke ka qenë e paligjshme, por heshtin, fshihen dhe, çfarë është më e keqja, përpiqen të shfajësohen dhe t’ua lënë fajin personave anonimë, “fantazmave” ose ndonjë individi “të zhdukur” nga frika e veprave penale të kryera.

Zyrtarët e tre institucioneve vendore rrekeshin të fajësonin njëfarë Shan Gerdhata që ka mbajtur dikur detyrën e DAMT (Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës). Personi në fjalë mund të jetë vërtetë i përfshirë në faj, por mendja normale e kupton se procesi i dhënies së këtyre tokave në mënyrë të paligjshme ka kaluar në duart e disa zyrtarëve të organeve vendore çka i bën të gjithë bashkëfajtorë.

Përpjekjet e zyrtares së Bashkisë për mjegullimin e fenomenit duke pretenduar se “shumica e atyre kryepleqve që kanë firmosur dikur për dhënien e këtyre tokave nuk dinin as të vinin firmën e vet” është një pohim djallëzor që synon fshehjen e të vërtetës. Në vitet ’90 në Shqipëri nuk ka pasur analfabetë dhe, çfarë është më e rëndësishme, tokat nuk i kanë dhënë kryepleqtë, por kanë kaluar nëpër komisione të përbërë nga njerëz me diploma universiteti që mbështeteshin në hartat dhe plan-rilevimet e parcelave të përgatitura nga ekspertë topografë me arsim të mesëm dhe të lartë.

Fakti i pohuar në emision se institucionet vendore nuk i kanë kthyer përgjigje njëri-tjetrit dhe nga 23 rastet e paligjshme kanë verifikuar vetëm 3-4 prej tyre është dëshmi e qartë se shumëkush nga nëpunësit e tyre janë të implikuar në këtë aferë dhe prandaj kanë bërë çmos të fshehin të vërtetën. Të gjithë zyrtarët vendorë pohojnë se nuk kanë bërë kallëzim penal megjithëse e dinin se aktet e pronësimit ishin të paligjshëm. Në këtë mënyrë, ata e pranojnë se, më e pakta, kanë shpërdoruar detyrën.

E, megjithëkëtë, ata vazhdojnë të patrazuar dhe të paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Interesant dhe domethënës ishte pohimi i specialistit të Prefekturës Lezhë i cili tha se nuk kishin bërë kallëzim penal pasi “Nuk është praktikë e punës tonë të denoncojmë… Janë shumë persona që preken nga ky kallëzim”. Më qartë nuk mund të thuhet: Nuk është praktikë e punës së Prefekturës Lezhë të kallëzojë penalisht krimet për të cilët vihet në dijeni sepse… cenohen interesat e ligjshkelësve (?!). Deri kur kështu ma( ?!), do të thoshte Migjeni.

Çështja bëhet më e rëndë dhe më alarmante kur njeriu njihet me faktin se po në bashkinë e Lezhës para katër muajve disa qytetarë kanë kallëzuar në prokurori një rast tjetër flagrant të vjedhjes së tokave. Brenda muajve korrik-gusht 2017 një grup i strukturuar kriminal ka arritur që me dokumente krejtësisht të falsifikuar të fusë në dorë një sipërfaqe toke pyll dhe ranishte prej gati 30 hektarë në zonën bregdetare të Lezhës.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Lezhës të datës 26 shtator 2017, del se, në kundërshtim me ligjin, sipërfaqja e lartpërmendur, pronësia mbi të cilën iu ishte njohur kallëzuesve qysh në vitin 2006, është ndërruar paligjshmërisht nga Bashkia dhe Qarku Lezhë nga sipërfaqe pyjore dhe ranishte në “pemëtore dhe tokë buke” duke mundësuar pastaj dhënien e saj sipas ligjit 7501/1991 “Për Tokën”. Pra, skema e kësaj vjedhje është e njëjtë me atë të denoncuar nga “Fiks Fare”.

Po sipas prokurorisë, dhënia e tokës është bërë në kundërshtim me ligjin e lartpërmendur pasi: 1. Iu është dhënë personave që nuk i përkisnin njësisë administrative ku ndodhej toka. 2. Është ndërruar zëri kadastral i sipërfaqes së tokës në mënyrë fiktive nga pyll dhe ranishte në pemëtore dhe tokë arë. 3. Toka është përfituar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuar. Mbi këtë bazë, me kërkesën e prokurorisë, gjykata e Lezhës ka vendosur sekuestron mbi këtë sipërfaqe toke, si objekt kallëzimi dhe hetimi.

Deri këtu duket sikur çështja është futur në hullinë e zgjidhjes ligjore dhe kjo falë trashëgimtarëve të ligjshëm të kësaj sipërfaqeje të cilët, ndryshe nga fisi Mlika që e denoncon problemin në media, kanë bërë kallëzim penal dhe prokuroria ka filluar veprimet hetimore.

Mirëpo habitesh kur megjithëse kanë kaluar katër muaj nga kallëzimi penal, shoqëruar edhe me njoftimin publik të prokurorisë, askush nuk është marrë i pandehur. Interesimit të trashëgimtarëve të ligjshëm prokuroria nuk iu përgjigjet ligjërisht, por punonjës të saj pëshpëritin në korridoret e godinës se “çështja është e vështirë, i kemi kryer ekspertimet grafike, kemi shumë presione, preken interesat e shumë individëve…” etj.

Këto justifikime të prokurorisë Lezhë të lënë të kuptosh se, nëse nuk mundesh ende të konkludosh se ajo është korruptuar, ato janë të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se ky institucion nuk vepron dot sipas ligjit sepse ka frikë vjedhësit dhe njerëzit e pushtetshëm që mbrojnë vjedhësit.

Nëse është, siç prokurorët thonë nën zë, se ekspertimet e firmave në dokumentet e pronësisë kanë rezultuar të pronarëve të paligjshëm, përse nuk akuzohen për vjedhje të një sipërfaqeje që është krejt tjetër nga ajo që shkruhet në dokumentet e pronësisë? Përse nuk merren në përgjegjësi penale ekspertët topografë që kanë përpiluar akt-ekspertimet (plan-vendosjet) e sipërfaqeve, duke i paraqitur ndryshe nga ç’janë? Nëse nënshkrimet në dokumentet e pronësisë kanë rezultuar false, përse nuk merren të pandehur noterët dhe zyrtarët e ZRPP Lezhë që e kishin detyrim ligjor identifikimin e personave që paraqiten për të kryer veprimet përkatëse ligjore pa të cilat nuk mund të arrihet deri tek pajisja me certifikatë pronësie? Po personat përgjegjës për ndryshimet fiktive të zërave kadastralë të tokës në bashki dhe qark përse nuk merren të pandehur?

Nuk ka vend të ngrihet pyetja a ka sipërfaqe të tjera toke që janë përvetësuar nga elementë kriminalë në bashkëpunim të mirëfilltë me nëpunësit e administratës shtetërore, se sigurisht që ka. Por u ndalëm tek dy episode të njohura publikisht që i përkasin komunës së Lezhës.

Në këto dy raste nuk kemi të bëjmë me disa fantazma që kanë qarkulluar natën dhe kanë kryer një varg veprimesh pa u diktuar sikur të ishin duke vjedhur në ndonjë kotec disa krerë pula dhe aty rrotull nuk paska pasur kamera sigurie. Këtu kemi të bëjmë me vjedhës që janë të afërm të topografëve, të zyrtarëve të ZRPP si dhe të individëve që kanë sajuar gjithë skemën e vjedhjes, duke bashkëpunuar me noterë, topografë dhe zyrtarë e drejtues të Bashkisë dhe të Qarkut.

Me ironi por edhe të revoltuar, trashëgimtarët e tokave në fjalë të thonë se në Lezhë i vetmi njeri që nuk i di fajtorët dhe vjedhësit është prokurori që heton çështjen. Vetë fakti që prokuroria “ankohet” se ka presione dhe se po të zbatojë ligjin cenohen interesat e shumëkujt na thotë se, nga kulaçi apo nga kërbaçi, organi që ka detyrë dhe paguhet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura nga krimi, me mosveprim po vihet në mbrojtje të autorëve të krimit.

Në vend që të shqetësohet për cenimin e interesave të shtetit dhe të pronarëve të ligjshëm, prokurorinë e ha meraku se procesi penal mund të prekë interesat e “shumëkujt”, domethënë të ligjshkelësve. Prandaj të dëmtuarit shprehen të vendosur të presin edhe pak dhe nëse procesi nuk merr rrugën e duhur ligjore do të detyrohen t’iu ankohen organeve përkatëse të Vetingut.

Kaluan më shumë se dy dhjetëvjeçarë dhe ende bëhen pyetje të tilla, si: i kujt është “Pallati i Drejtësisë” në Shqipëri, i popullit apo i dhunuesve të popullit; a mund të pranohet që me taksat e popullit të vazhdohet të paguhen zyrtarë që vihen në anën e dhunuesve të popullit? Është e trishtueshme për shtetasit që kërkojnë dhe presin zgjidhje për pronat që u janë grabitur me ndihmën e zyrtarëve të shtetit.

Ndërkaq, është shumë diskredituese për pushtetin shtetëror që ka disa vjet që iu bën thirrje qytetarëve të denoncohen padrejtësitë e nëpunësve, por thuajse asgjë nuk ndryshon edhe pas denoncimeve. Nuk besoj se ka denoncim më të zëshëm se ai që bëri “Fiks Fare”. Edhe pse të dëmtuarit nga episodi i dytë kriminal kallëzimin drejtuar prokurorisë e kanë shoqëruar me informacione dhe ankesa drejtuar gjithë institucioneve shtetërore, si Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshëm, AKKP, Ministrisë së Brendshme, Avokatit të Shtetit, Avokatit të Popullit etj.kanë marrë vetëm reagimin e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe MB ndërsa hetimi i nisur duket se është paralizuar.

Të presim me durim reformën dhe shteti ka për të vepruar, i thashë si ngushëllim njërit prej qytetarëve të dëmtuar. Po e jap gati në ligjëratë të drejtë përgjigjen që më dha: “A e kuptoni në çfarë vendi jetojmë prej 27 vitesh? Ne, si trashëgimtarë të ligjshëm të pronave, megjithëse kemi paraqitur dokumente autentike të AQSH të viteve 1940, 1941 dhe 1945 që provojnë pronësinë tonë, madje edhe me kufij të përcaktuar qartë, sorollatemi nëpër zyrat shtetërore dhe gjykatat shqiptare prej 15 vitesh dhe na refuzohet kthimi i pronës.

Një grusht batakçinjsh, me dokumente false, për 15 ditë bëhen pronarë të tokave tona. AKKP dhe Avokati i Shtetit, mor zotëri, kanë bërë çmos të na pengojnë në marrjen e pronave dhe kanë mundësuar shtyrjen e marrjes së tyre prej nesh nëpërmjet animimit të vendimit të gjykatës që na e pat kthyer kurse tani, janë këto dy institucione që, edhe pse informohen prej nesh se dikush tjetër i ka vjedhur tokat, heshtin. Ju më thoni të kem besim tek shteti. Po i kujt është shteti kur institucionet veprojnë kundër të drejtave ligjore të qytetarëve dhe vihen hapur në mbrojtje të interesave të kriminelëve, i kujt është një shtet që nuk lëviz as gishtin për të mbrojtur pronën e tij të emërtuar me ligj “Zonë e Mbrojtur nga Shteti” në Kune-Vain?”.

Fakti që vjedhja e pronave të fundit është bërë gjatë qeverisjes aktuale dhe segmentet qeverisëse heshtin ndaj ankesave dhe informacioneve të qytetarëve është një minus i madh për qeverinë Rama. Të pretendosh se ke vënë territorin nën kontroll dhe të heshtësh kur pjesë të territorit grabiten nga keqbërësit; të kërkosh me të drejtë disiplinimin ligjor të përdorimit dhe pagesës së energjisë elektrike dhe ujit, të ndëshkosh shpërdoruesit e tyre dhe, nga ana tjetër, të mos tregohesh i vendosur për të goditur me rreptësi bandat e grabitjes së pronave me vlera miliona euro anekënd Shqipërisë që ndihmohen nga nëpunësit e shtetit do të thotë mungesë e madhe përgjegjësie ndaj votuesve dhe dobësi serioze në qeverisjen dhe administrimin e punëve shtetërore.

Në fund të fundit, qytetarët duan të dinë: Ku është shteti ?

January 17, 2018 12:28
Komento

16 Komente

  1. Une January 17, 12:38

    Shteti eshte aty por “ka ngrene edhe vete”! Eshte Meta i ngateruar ne Lezhe,Pogradec dhe ku nuk eshte?

    Reply to this comment
    • shvejku January 18, 03:08

      Ku eshte shteti? – pyet zoti Malaj!
      Po kur nuk ka shtet si ta gjejme ne?
      Lam 27 vjet qe kerkoj shtetin dhe jo qe nuk e gjej,por as me tregon njeri ne se ka dijeni per ate te flamosur shtet!
      U gezuam ne 90-ten kur na thane se tani do ndertohet shteti ligjor,per te gjithe njelloj.
      U mrekulluam,sa nuk hengra buke 3 dite(ne fakt nuk kisha leke per te blere buke por shoqeroja ndonje shok per kafe dhe kerkoja vetem nje gote uje.
      Ne ate hidhja fshehurazi 5-6 qeska sheqeri,ja ky ishte mengjesi im!
      Kete pune e beja 3 here ne dite.
      Kur kisha mundesi fusja ne xhep sa te mundja qeska sheqeri per te plotesuar racionin e femijve!
      Disa kamariere me pane dhe me perzune,por shyqyr qe atehere hapeshin lokalet si pikat e shiut dhe une i nderroja shpesh qe te mos bija ne sy!
      Keshtu me gjeti demokracia mua!
      U rropata per 27 vjet me radhe per te gjetur shtetin ligjor,por edhe sot nuk e di se ku eshte!
      Shkoj ne komune nuk e takoj dot administratorin,shkoj ne bashki,as aty nuk takon njeri,se lal Erin as te mos te shkoje ne mendje qe ta takosh se eshte i zene me Ermal Mamaqin dhe mbjelljen e pemeve!
      Nuk e dime a do marre pjese ne mbjelljen e misrit,qepeve,presheve etj,se sic duket e ka me te justifikuar axhenden si bredhacak se sa te ulet ne zyre e te mendoje se cfare hallesh kemi ne!
      E shohim qe e ka nje damar brigadieri kooperative,prandaj beri gabim Rama qe e kandidoi ne Bashki.
      Te krijonte nje kooperative ne Terbuf dhe aty Lal Eri te mbjelle trute e tij po deshi!
      Ku je,o shtet te te takoj se kam hall!
      Ahaaaaa,nuk pergjigjet njeri!
      Atehere vepron ligji popullor se “DY DUAR PER NJE KOKE JANE”!
      Keshtu ndodh edhe me Gjakmarrjen” ku shteti mungon dhe njerezit e zgjidhin hakun me njeri tjetrin pa e shqetesuar shtetin!
      Edhe varret vete i hapin dhe nuk kerkojne fare demshperblim nga shteti!
      Keni degjuar se eshte rritur kete muaj cmimi i ujit?
      Por qeveria nuk e di se ne populli e kemi te rritur kete cmim qe ne 90-ten deri ne 20 fish,por keta bejne sikur nuk shohin gje!
      Ja llogarija e nje familje me 4 vete:
      -Uji qe na faturohet llogaritet si i pijshem,por askush nuk e pin e as gatuan me ate!
      -Per te pire e gatim nje familje ble uje rreth 10 litra ne dite,qe ne muaj shkon 30-35 mije leke.
      Meqenese uji ne cezem vjem i papastert me mikrobe,fece,bakterie etj,as enet,as frutat e as zarzavatet nuk i lajme me kete uje dhe blejme nje 10 litersht tjeter ne dite qe ne muaj vene 60 mije leke!
      Uji vjen me gelqere te shunte,sa na ka demtuar lavatricet,boljere dhe rrobat qe duan blere antikalkare shtese,buljerat duhet te pastrohen cdo vit nga shtresat e gelqeres brenda,te zevensesohet rezistenca se eshte e demtuar derui ne rrezik kontakti elektrik,qe kushtojne rreth 40-50 mije leke ne vit.
      Gelqerja e ujit duke veshur gjate vitit rezistencen e nxehjes harxhon me shume enerxhi ne 24 ore,ne se uji do te ishte i pastert,pra i bie qe ne vit te shpenzohen rreth 100 mije leke energji elektrike plus.
      Gjithsejt ne vit per nje familje prej 4 vetesh i bie qe te shpenzojne per shkak te ujit te pa paster qe UKT e faturon si te pijshem edhe1.5 -2 milion leke te vjetra per familje!
      Po i gjithe qyteti i Tiranes,po i gjithe populli?
      Pra sa na ka demtuar ky shtet inegzistent per popullin kur na kercenon me rritje cmimi,ndera nuk pergjigjet per demet qe na sjell ne finacat dhe shendetin tone?
      Nuk besoj se kryeministri lahet me uje te tille si ne se do ta kishim pare te kruhej ore e cast para kamerave sic bejme ne populli i shkrete!
      Dhe populli dele i di keto zullume te shtetit dhe hesht!
      Dhe shteti e di kete dhe na e trash zullumin e tin!
      Po opzita?
      Opzita i qan hallin populllit te Marokut e Tanzanise,se me shqiptaret e ka vene ne vije:Ata vijne me qejf ne mitingjet partiake dhe ve votime!
      Per kaq na duhet populli yne-thone politikanet dhe kane te drejtre!
      Shani o milet Enverin qe na la pas keta horra komuniste te na sundojne!

      Reply to this comment
  2. LU-ambasadori January 17, 12:38

    -Ku është shteti ?
    -Tek tepsia…

    Reply to this comment
    • shvejku January 18, 02:21

      Ku eshte shteti pyet viktima?
      Ne shqiptaret nuk shohim se ka shtet per popullin,por vetem per hajdutet e kriminelet!
      Pse nuk ka shtet te degjoje e zgjidhe ankesat e popullit,prandaj krimi ka mbuluar dhene!
      Prandaj qytetaret me mijra edhe per konflikte te thjeshta qe duhet t’i zgjidhin juristet e institucioneve,u jane drejtuar gjykatave duke krijuar nje mbingarkese kolosale ne punen e tyre!
      Ketu fillon korrupsioni i vogel:
      -Ma mbaro shpejt gjyqin te jap 5000 euro!
      Por me qindra gjyqe qe kalon ne dore cdo gjyqtar ne muaj sa mijra euro rushfet bejne?
      Eh more shtet kriminel,qe ke disa vjet qe nuk ben pritje populli,por ua keni lene kete detyre paresore ca te pa afteve militante me shpatulla te ngrohta qe luajne rolin e postjerit pa zgjidhur gje!
      Po kryeministri nga i merr informacionet per shkeljet ne administraten shteterore,ne se nuk merret me ankesat e popullit?
      Mbase ka edhe te drejte ketu:
      -Kryeministri ben takime me te huajt,ministrat bejne takime me kryeministrin,bashkiaket bejne takime me ministrat,drejtoret e bashkive bejne takime me kryetarin e bashkise,pra te gjithe i bejne takimet nga poshte lart!
      Ha ha ha ha ha ha haaaaaaa!
      Po populli qe i ka votuar keta mytebere me cilin do t’i zgjidhe hallet?
      Mesojeni:
      -Qeveria ka ndermarre nismen e partneritetit shtet-privat qe populli t’i zgjidhe hallet vetem me ….ZOTIN sipas feve!
      Prandaj dhe qeveria u ka dhene fonde feve nga buxheti i shtetit,ja per kete pune,se per cfare kujtuat ju?
      Ne se ankoheni edhe ndaj zotit,paci faqen e zeze-do thoshte kryeministri yne katoliko-ortodoks, myslimano-bektashi!
      Ne se edhe ketu nuk ju pelqen,shkoni tek shtepia me gjethe te freskoni trurin!
      Kaq mund te beje qeveria keto 50 vjet.
      Me vone shohim e bejme!
      Hajde ikni se kemi orarin e basketbollit ketu ne kryeministri!

      Reply to this comment
  3. Vladimir January 17, 15:05

    Nje sygjerim miqesor per ata qe e kane detyre: Provoni te kontrolloni pozicionin e avokatit te shtetit ne çeshtjet e rendesishme qe kane ndjekur. Do befasoheni.
    Zhdukeni sa me pare si organike, rikrijojeni nga e para, ose ngarkoni kolegjet e avokateve te licencuar te bejne mbrojtjen e interesave te shtetit.
    Te lesh ne dore te ketij institucioni interesat e shtetit tone, eshte t’i varish melçite ujkut. Qe nga gjykata e rrethit me te vogel deri ne Strasburg.

    Reply to this comment
  4. Lezhiani January 17, 18:08

    Zoti Malaj qe ka shkrue artikullin i ka te tena te verteta. E din gjithe Lezha dhe ma gjene qe ne zonen e shengjinit dhe ne Kune-Vain ashte ba grabitja ma e madhe ne shqiperi. Lsistat e Metes jane te lidh si mishi me ashtenl. Fran Froku, Emanuel Gjura (kodosh i madh), Bled Cara, Leka i zi, Gjok Ndoka etjere jan ne kry te bandes,Nga Pashuku prokuror nuk duhet prit gja. Andi Markun e gjujten per me e vra, Po them edhe nje gja edhe prokuror Llalla ka perfitue toka ne Lezhe.

    Reply to this comment
  5. info analitike January 17, 20:26

    Po pse o shoku Viktor nuk e shkrove kete sa ishit ne koalicion te celnikte me LSI-ne por pritet qe te dilte LSI-ja ne opozite. Meqe ke marre persiper detyren e luftes ndaj padrejtesive shkruaj dy fjale per keta naftetaret e egersuar me Beson e Tajvanit : http://www.syri.net/kronike/127024/do-hedhim-ne-ere-uzinen-nese-vjen-naftetaret-paralajmerim-te-frikshem-per-edi-ramen/

    Reply to this comment
    • namasgjaja January 18, 01:55

      Cfare problemi ngre gazetari dhe cfare halli ka ky i marri i perjetshem me pseudonimin ” info analitike “. Shkrimi nuk permend askund as LSI dhe asnje parti politike por ngre nje problem madhor qe ekziston i vazhdueshem prej 27 vitesh. Gazeta ka ngritur shqetesimin per keto dy raste qe kane ndodhur ne te njejten Bashki por ne kohe te ndryshme dhe te bera publike tani vone. As gazeta dhe as gazetari nuk mund t’i dinte ato qe e kishin per detyre t’i zbulonin organet perkatese shteterore. Qendrimet e shtetit dhe, vecanerisht, te prokurorise Lezhe duket qarte qe jane te turpshme dhe kriminale. Duke heshtur, zvarritur dhe mosvepruar ata jane bere bashkepunetore dhe bashkefajtore me elementet kriminele qe vjedhin e grabisin. Pronaret e demtuar nuk duhet te presin gjate por te ankohen direkt tek Komisionet e Vetingut kunder atyre qe e hetojne ceshtjen. Me sa duket organet shteterore dhe ato te ( pa ) drejtesise presin dhe duan qe njerezit t’i zgjidhin keto probleme me vetegjyqesi. A nuk kane qene ketu dhe nuk e dine ata se shqiptaret ( madje edhe brenda familjes ) kane vrare njeri – tjetrin per nje vije uji apo 100 meter katror toke dhe ketu behet fjale per disa hektare toke te vjedhur. Cfare presin ata, qe pronaret ta zgjidhin problemin ” shqiptarce ” ? Hade shtet, hajde !

      Reply to this comment
      • info analitike January 19, 19:06

        ore namazgjaja qe nderron nofke 2 per 3. Meqe nuk mbush mire, une nuk e kam lexuar kurre kete Viktorin e Malajve te ankohej per pronat sepse po te ishte per turpe duhej ta fillonte me vendimet per kompensimin qesharak per pronat e deri ne fletushkat e Aluiznit. A e di ti se sa po shkon fatura ne Strasburg prej veprimeve te papergjegjshme te ketyre karafileve rilindjote? Mua nuk me mbetet vecse te tallem me keto tentativa qesharake te militanteve partiake si ky Malaj per te terhequr vemendjen nga problemet reale. Problemi qe citon Malaj eshte i vjeter e nuk ka pasur asnje vullnet per tu zgjidhur nga asnje krah politik thjesht sepse nuk kishin si te pasuroheshin ca brekegrisur vecse duke vjeshur pronat e pronareve te ligjshem, njesoj sic ndodhi pas vitit 1945.

        Reply to this comment
  6. bureto January 17, 22:25

    Ku eshte shtetl, pyet zoti Malaj. He pra ku eshte shteti, pyesim edhe ne populli?!
    Kjo pyetje vertitet sot e njecerek shekulli nga shqiptaret, por pergjigje nuk ka patur, domethene nje te tille qe te jeté shoqeruar me veprime konkrete dhe jo me deklarata poltitike qe do bemje kete e do bejme ate. Me keto jemi ngopur.
    Dhe fusha ku ne Shqiperi eshte bere kerdia eshte ajo e pronave dhe jo vetem e prones private, por edhe asaj shteterore, qe u trashegua nga shteti monist, sepse gjithsesi edhe ajo kishte nje pronar te vetem qe ishte shteti. Por pikerisht ky shtet (qeverite) qe pasuan njera tjetren bene me te sikur te ishte prona e babait. Dhe keshtu u krijua nje shtrese biznesmenesh dhe politikanesh, te cielo nga te pabreke u gdhine milionere sa hap e mbyll syte. Te gjithe i shohin se para syve i kane perdite. Shqiperia eshte e vogel dhe dihet nga doli. Po mire me keto pelivanlleqe mafioze ne fusha si ato te cituara nga shkrimi me siper, po me detyrimin shteteror kushtetues (nenet 41, 42 dhe 181 te saj), cfare kane bere e c’po bejne pushtetaret e sotem? Kane 5 vjet qe kane prodhuar vetem ligje, VKM e rregullore, jo per te zgjidhur problemin e pronareve legitime, por per ta ngaterruar me shume ate, per te perfituar pikerisht spekullatoret e veshur me pushtet dhe ata te administrates shteterore, te cilet kane qe te gjithe mbrapa suportin politik, se ndryshe kush do te guxonte?. Dhe ky labyrinth aktesh ligjore e neligjore, ne vend te zgjidhjes, kane krijuar nje gjendje alarmante e cila i ka kushtuar dhe do t’i kushtoje edhe akoma me shume taksapaguesve shqiptare, sepse qeveria, si gjithmone, do t’i laje duart si Ponc Pilati, me avokaterit e tij, qofshin keta te Shtetit, qofshin te Popullit! Rastet jane me qindra, por ai i Pallatit te Kunatit te Bashes eshte me i fresketi. Dhe behest fjale per 16 mln. Euro. Sa pronare te ligjshem do te ishin kompensuar me to? Po me qindra e mijra te tilla, a do te ishte mbyllur perfundimisht ky problem gangrene ne Shqiperi? C’pret qeveria qe te zgjohet nga gjumi, emsionet investigative ne TV apo vendimet e Gjykates se Strasburgut, vendimet e se ciles deri me sot vetem per 5-6 pronare te ankuar aty e detyron shtetin shqiptar te demshperbleje ta me afro 40 mln. Euro. Ne kete rruge shkohet drejt falimentimit financiar te shtetit dhe kjo do te ishte katastrofe. Ndaj qeveria aktuale ne rradhe te pare kjo, duhet te tregoje pergjegjesi maksimale dhe jo te justifikoje cdo gje me Reformen ne Drejtesi dhe me te famshmin Vetting. Keto kane padiskutim vleren e tyre te pamohushme, por nuk jane cudiberese, sidomos per zgjidhjen e problemit te pronave. Kete detyrim Kushtetues e ka Qeveria dhe vetem ajo.

    Reply to this comment
  7. Adih January 18, 00:32

    Te gjithe karafilat e ramiz Alise ,Kryeministrat e ketij tranzicioni post komunist, kane bere nje betim ,kur kane mare kete post .Qe te gjithe ,kane shkelur ne brutalitet kushtetuten , Por ???. Prandaj me respekt per ju , per kete artikull i nderuar z Malaj ,,Vettingu , si llogjikisht dhe nga ana juridike , patjeter duhet te filloje ,ne fillim me te gjithe keta kryeministra , nga 91 e deri me sot ,anti prone ,anti zhvillim , e pastaj te kaloje nga Gjygjtaret e korruptuar .Ketyre kryeministrave ,ti vihen ne ngarkim , qe te gjitha shumave ne miliona ne Euro , deri tani ,qe kane paguar ky popull dele qorre i rraf qe kelysh me taksat e veta ,nga denimet kunder shtetit shqiptar ne Strasbourg , ne fitim te pronareve me te drejte ,te ketyre te fundit . Gjithmonr kam shkruar si kembane alarmi , per kete karastrofe ,per kete papergjegjshmeri te kryeministrave shqiptare ,por nuk kam pasur mbeshtetje ,nga masa e komentueseve , .Pata per here te pare mbeshtetje ne keto komentues ,fill mbasi doli shuma e 14 mil euro ,per Bashen .Ku me komunisti ne gjak e anti prone eshte Rama . E vertetoj . Sali Larqofti ,e shkateroi pronen ,e beri llum , por nuk beri legalizime , apo kujton Rama se e kishte frike Saliu Ramen ,jo ,por maloku eshte me i zgjuar se ky i papergjegjeshmi Rama . Ky po shkel ligjin dhe kushtetuten .., kurse ky Rama ,po ben legalizime ,me ate Lame Lamashin ne tokat e te treteve ,po aq gabim ne tokat shteterore , ku ta dine mire keta zoterinj , toka shteterore nuk eshte e pashallareve ,e hajduteve dhe te shkelesve te ligjit ,por ligjerisht i takon te gjithe popullit shqiptar . Oh sa lodhem kot, Zoti i nderuar Malaj ,keta injoronte nuk e dine detyren e kryeministrit ne demokraci , keta njohin vetem babain e tyre shpirteror Enverin , por mos ja hame shume hakun Enverit , ai nuk i dha as edhe njeriu tapi .
    Jane shume dosje pa dale ne Strasbourg ,kondra shtetit shqiptar ,pallati i Bashes eshte maja e aisbergut ,do me kujtoni ,megjithese dua tja kujtoj Rames kondra prone ,tani qe po shkruaj , them e mendoj , qe jam i pire ose jam ne gjume, nuk eshte e vertete ????????. Strasbourgu cfare eshte , ja ku po ja u them eshte me i tmershem se lufta , ai te bllokon cdo gje ,ngordh shtetin . Per mua demokracia ka ardhur ne 1996 kur shqiperia u be pjestare ne Strasbourg (pa deshiren e shtetit ne ate kohe ,por te detyruar se i nderpriste BE ndimat). Por keta hajdute per vehten e tyre , bejne sikur nuk e kuptojne te gjithe keta te papergjegjshem kryeministra ,???Prona do shkoje tek i zoti ,nuk diskutohet. Hajduteria e prones ,nuk zhvillim , ka hajduteri ,nuk vjen as edhe nje firme serjoze te investoje , ku dhe nje i ndershem qe ska truall dhe do te investoje ,nuk ka kujt ti drejtohet per truall , apo komitetit egzekutiv te Rames se kohes qepes se enverit .?Me gji ate kemi vettingun perpara ,dhe amerika dhe BE nuk do e lejoje te cperbehet e te shkoje poshte humneres shteti i varfer shqiptar . Prandaj behet vettingu ,ku keta perendimoret duan ta ndihmojne shqiperine dhe lulezimin e saj . Nuk ka kthim negativ me mbrapsht , por do kete vetem zhvillim ne te gjitha fushat ,ku do shkoje haka tek i zoti .
    Rrespekt personalisht nga une i nderuer z . Viktor Malaj .

    Reply to this comment
  8. mirel January 18, 14:20

    Ku eshte shteti? Atje ku eshte krimi. Ku eshte populli i Lezhes thuaj?
    Po nuk u ngriten ata per njeri tjetrin te mos presin me drejtesi.
    Edhe aty do na dali Dam Shkerdhata dhe do ankohet si Luli qe i ka nderhy qeveria te pronat. Dhe do e paguajne te gjithe bashke me lezhianet. Po vazhduam ti shikojme keto si episode te shkeputura nga problematika jone, atehere kemi per te ngelur perjete viktima te ketij shteti qe Viktori mundohet ta vleresoje me ndonje note positive apo negative.
    Ketu nuk kemi te bejme me shfaqe amatoresh
    Ketu kemi te bejme me profesioniste kriminele.
    Ato qe Viktori i quan minuse te shtetit te Raniut jane krime te pastra kunder shoqerise dhe shtetit. Nuk eshte thjesht neglizhence, por aksion i perqendruar i shtetit ne grabitjen e qytetareve dhe te pasurise se perbashket.
    Populli rri indiferent kujton se do ja zgjidhin hallet kriminelet qe kane zaptuar shtetin. Ne vend qe te ngrihen te gjithe bashke, te perzene Bashkine dhe prokurorine qe thote se ka frike, rrine dhe presin
    Hani mut se nuk jeni ne gjendje per asgje.

    Reply to this comment
  9. Pjeter Bubaj January 19, 10:15

    Tema eshte aktuale dhe goditese.Argumente dhe te dhena rreth temes u dhane mjaft te dhena qe arsyetojne shkrimin.Me beri pershtypje.aty ku behet fjale per dokumentat autentike te AQSH-se te viteve 1940,1941,1945.Ore,po ne keto vite ku ishte shteti?…Aq besim duhet patur tek keto dokumenta te asaj kohe pa shtet.E nese ka patur shtet kulisash ,ai ka qene shtet kuislingesh apo ne sherbim te tyre,ku keto dokumente mund te mbeten pa vlere, sepse nuk dihet se si jane perfituar keto prona! VAIN-i ne Lezhe eshte me perpara ketyre viteve qe me kontin Ciano,dhenderr i Duqes dhe historite e tij.Vertete,keto dokumenta duhen verifikuar tani ne kohet moderrne qe t’i vij era shtet.Me gjithese se Viktori, qe e kemi penarte ne Dita ,jone e dashur,preokupimin per sa analizon i jep shume rendesi,se ne Lezhe emri Mlika eshte i njohur,por nuk duhet fajsuar shteti aktual.Pra rrenjet e ketyre shkeljeve jane gjetiu qe populli i din,dhe duhen ndeshkuar rrepte, prandaj pret me ankth te forte reformen ne drejtesi dhe me shpresen se gjerat ne vendin tone dote ndryshojne per me mire ne te arthmen nga kjo qeveri e votuar masivisht nga populli shqiptar.Urime e gezuar kete vit te ri qe sapo kemi nisur.Nga Pjeter Bubaj.-Lutem, tvleresojeni sa po ju dergoj.

    Reply to this comment
  10. Arber Illiri January 19, 13:34

    I pari qe duhet te pergjigjet eshte Sali Berisha.Futeni ne burg dhe do te shikoni si bien gjithe krimet e rangjeve te tjera shteterore.Rama ka 5 vite qe po ndjek rrugen e Nanos, por ky duke deklaruar mosnderhyrjen ne punet e drejtesise.Gjithsesi hetimi nga policia e ndjekja e ceshtjes ka qene dhe eshte pune e ekzekutivit.Pa bere hapin ligjor ndaj shkelesit me te madh te ligjit Sali Berishes ju nuk beni dot gje.Burimin, burimin o njerez ate duhet te ndalni qe mos rjedhe krim.Ju nuk doni a keni frike nga nje palo burre e ca kriminele qe i vene pas.Atehere hani nje mut jetoni ne hale.

    Reply to this comment
  11. Pushtet Vendor i Pambikqyrur January 20, 02:11

    Baterdite me te medha me pronat, ligjin, dhe crregullime te tjera ne bazen e shoqerise aty, pas institucioneve, i shkakton pushteti vendor, pushteti lokal.
    Me administraten shteterore, drejtesine, policine, mjekesine, hipotekat, radhen per VETING e ka padiskutueshmerisht PUSHTETI VENDOR.

    Reply to this comment
  12. Drejtori September 11, 15:42

    kush eshte ky noter qe ben pune te tilla? a banb me ja verifikua si e ka marre kete dipllome? nuk me duket se eshte Noter ky!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*