Skandali i radhës i FSHF: Tallet me shpërblimet për Euro 2016

July 25, 2016 19:03

Skandali i radhës i FSHF: Tallet me shpërblimet për Euro 2016

Një zhvillim në kombëtaren shqiptare, pas kthimit nga finalet e “Euro 2016”, ka kaluar pa shumë vëmendje. Dorëheqja e mjekut të kuqezinjve, Arben Celiku, është pasqyruar si një lajm i thjeshtë, bashkë me justifikimin e vetë personit në fjalë, “arsye familjare”, për këtë hap të marrë. Por, në fakt, pas largimit të Çelikut fshihet njëlloj thyerjeje, që ka përfshirë stafin mjekësor të kombëtares dhe që përbën një problem për vazhdimësinë. Sepse, sikurse thotë populli, “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Apo e thënë ndryshe në këtë rast, “këmbët e shëndosha në trup të shëndoshë”.

Ndarja e shpërblimeve nga ana e FSHF-së, për të gjithë ata që ishin pjesë e kualifikueseve në Europianin e Francës; futbollistët, stafi teknik dhe ai mjekësor, ka krijuar pakënaqësi në “segmente” të ndryshme të këtij zinxhiri. Veçanërisht te stafi mjekësor, që e ka parë veten kontibues madhor për suksesin e Shqipërisë, qoftë në kualifikimin historik në “Euro 2016”, por edhe gjatë përgatitjeve për këtë event, ku gjithçka u përballua me sukses, pa asnjë traumë, pa asnjë dëmtim. Të gjithë lojtarët qenë në dispozicion të trajnerit De Biazi, për të luajtur, gjë pas së cilës qëndrojnë disa profesionistë, me në krye mjekun Arben Çeliku, pa harruar pjesën tjetër të stafit mjekësor, Filippo Iori (osteopat), Ylli Mihali (fizioterapist) dhe Alban Merepeza (kiropraktor).

Burime pranë tyre bëjnë me dije për “Telesport.al” se të gjithë, pjesë e kësaj hallke të kombëtares, janë të pakënaqur, duke nënvizuar faktin se kanë edhe ata meritën e tyre në kualifikimin e kuqezinjve. Të qartësohemi: hatëmbetja, e konsideruar si mosmirënjohje nga Çeliku dhe kolegët e tij, ka ndodhur për shpërblimet e kualifikimit në Europian, jo për ato të pasfinaleve, të 1 milionë eurove, që qeveria shqiptare akordoi për kuqezinjtë. Burime pranë kombëtares, të pranishme gjatë tërë rrugëtimit të saj në përgatitoren austriake, pastaj në Francë, thonë se mjeku i kombëtares, Arben Çeliku, e ka pohuar dorëheqjen e tij menjëherë pas finaleve të “Euro 2016” dhe ashtu doli.

Ai ka pohuar edhe shkakun e këtij veprimi, që ka të bëjë me pakënaqësinë e mënyrës së ndarjes së shpërblimeve të kualifikimit historik, teksa puna e stafit mjekësor nuk është vlerësuar ashtu si duhet. Mosmirënjohja nga premioja e marrë ka lënduar jo pak krejt stafin mjekësor, por kjo gjë nuk është kapërdirë dot nga një profesionist dhe fisnik si njeri, Arben Çeliku, që ka zyrtarizuar dorëheqjen, gjoja për arsye familjare, por e vërteta e madhe është kjo që shkruajtëm më lart.

July 25, 2016 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*