Skandali i Selitës dhe kaosi me ndërtimet 

December 1, 2015 17:19

Skandali i Selitës dhe kaosi me ndërtimet 

I nderuar z.Thano!

Marr shkas t’ju shkruaj nga rastet e shembjeve për shkak të shirave që rrezikojnë pallatet ne Selitë dhe ish stacionin e trenit ne Tirane, dhe te mbeshtetjes se ures ne Paper te Elbasanit. Mos o Zot te bjerë edhe ndonjë tërmet, gje qe e dine mire specialistet perkates se jemi brenda kesaj zone sizmike. Nga mediat thjesht përshkruhet gjendja, pa ju drejtuar specialisteve te njohur per nivelin profesional dhe me integritet. Institucionet shteterore qe mbulojne ndertimin pothuajse jane ne gjume letargjik, ndoshta nuk jane pozicionuar akoma ngaqe sapo eshte bere reforma administrativo- teritoriale, por mendoj se ka mjaft faktore qe duhen pare dhe duhen marre masa me permiresime ligj re dhe kontrollin rigoroz të zbatimit te punimeve. Ka shume informalitet ne menyren se si funksionojne hallkat kryesore në ndertim. Ka shoqeri ndertuese qe pervec drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik, gjithë proceset e punes kryhen nga grupe pune nenkontraktore. Keto shoqeri mund te gjenden në ndërtim pallatesh dhe zbatim punimesh ne objekte te vogla me investime buxhetore. Hallka e drejtuesit teknik ka raste në këto shoqeri qe funksionon gati si part time me pagesa qesharake ose me licenca te shitura 20-30 mije lekë, kur edhe ligji ka dyshemenë jo me pak se 60 mije per Tiranen kurse rrethet e tjera dicka më pak. Edhe shoqerite ndertuese më të fuqishme duhet te mos e kalojne perqindjen ligjore të kryerjes se proceseve te punes me nenkontraktor. Grupet e punes jo te gjithe janë të licensuar për proceset e punes dhe drejtuesit teknikë te tyre jane kryesisht part time. Mund të gjendet ndonje rast qe drejuesi teknik s’eshte fare ne Shqiperi gjate kryerjes se punimeve. Hallke tjetër e dobet ne mjaft raste, eshte mos funksionimi korrekt i mbikqyrjes se punimeve kryesisht në ndërtimin e pallateve ku drejtuesi ligjor eshte edhe investitor. Kam hasur raste qe mbikqyrësit paguhen per turp 20-30 mije leke, kur ing. zbatues paguhet 2-3 here me shume. Pagesa e mbikqyresit nga drejtuesi ligjor ka konflikt interesi. Gjithashtu, mbikqyrja e punimeve nga kompanitë projektuese per investimet buxhetore, ka konflikt interesi, pasi mbulohen probleme me pasoja për cilësinë dhe qendrushmerinë e objektit. Keto studio projektuese nuk kane vet as laboratorë për provat qe kerkojne proceset e punës në objekt. Oponenca e projekteve është shumë e diskutueshme dhe ndoshta s’behet fare me pergjegjesi. Kjo behet e besueshme kur në fletën e projektit te vendoset firma e autoreve te oponences. Sido qe te jene dhene licencat e projektimit, ne punimet perforcuese te themeleve, shembjeve ne pjerresi tereni, mbeshtetjeve te urave, shtresave mbajtese te urave,etj. Inspektoriatet e policise ndertimore me shume punen e vet duhet ta perqndroje tek cilesia, qendrueshmeriadokumentacioni teknik qe mbahet ne objekt per te kontrolluar funksionimin e hallkave te zbatimit te punimeve. Sa per shembull, me ka pelqyer shume supervizioni suedez, kompania “Devoll”ne rrugen e Gramshit, ku cdo prove e bere nga ata vet dhe proceset e punes filmoheshin ne moment dhe dergoheshin per t’u radhitur ne qender, pervec qe dokumentacioni ne letra ishte mjaft cilesor dhe dorezohej pa kushte te nesermen. Per mbikqyrjen e punimeve ne pallate,ku rrezikohet jeta e qytetareve direkt, mbikqyrjen duhet ta adminhstrojne bashkite, duke i mbajur parate investitorit. Keshtu duhet vepruar edhe per oponencen e projekteve te pallateve. Pershendetje, DITA, jeni me e mira! Tung!

December 1, 2015 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*