Skandali i Shkodrës, Meta pret Totozanin: Gati për çdo nismë ligjore

May 20, 2016 17:47

Skandali i Shkodrës, Meta pret Totozanin: Gati për çdo nismë ligjore

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Igli Totozani, me të cilin diskutoi mbi rastin e dhunimit të fëmijëve të jetimores së Shkodrës.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta shprehu shqetësimin e thellë mbi ngjarjen e rëndë dhe tha se nxit një hetim të shpejtë dhe profesional për të, që do të vinte përpara ligjit të gjithë shkelësit e tij.

Meta nënvizoi gjithashtu nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe marrjen e masave të duhura për përmirësimin e mekanizmave ligjorë, mbrojtës dhe parandalues në ndihmë të fëmijëve jetimë në këto qendra. Në këtë drejtim, ai shprehu gatishmërinë për të marrë çdo iniciativë ligjore.

Nga ana tjetër, Totozani informoi kreun e Kuvendit për mënyrën e trajtimit të këtij rasti dhe theksoi se, pas shqyrtimit të fakteve të gjetura, rruga e vetme mbetej rekomandimi për fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Po sot, për të njëjtën çështje, Meta priti në një takim Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

May 20, 2016 17:47
Komento

1 Koment

  1. Lili May 20, 21:46

    Po ku ishit déri sot?tek palmat apo to shetite boten me paret qe iu vjedheni prindereve te shkrete qe detyrohen me i lane femijet e tyre nga skamja ne keso jetimore,ku dhunohen edhe behen pre e rrjeteve pedofil!Nuk eshte e para here qe ndodh kjo! Pra ku ishit déri sot per te ‘ nënvizuar nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe marrjen e masave të duhura për përmirësimin e mekanizmave ligjorë, mbrojtës dhe parandalues në ndihmë të fëmijëve jetimë në këto qendra. ‘ ku ishit deri sot per te ndermarr iniciativete ligjore? Nuk ishit ju,pikerisht ,ju minister,parlamentar,edhe kryeparlamentar?Në këtë drejtim, cfare ligji keni propozuar deri sot?
    Ku ishit deri sot se nuk eshte rasti i pare,mor Zotni!
    Ku ishit deri sot? E pse nuk keni vepruar deri sot?
    Sepse aty gjeni ‘mish’ per epsesht e juaja?
    Ku ishit deri sot?

    Reply to this comment
    • Dielli December 21, 09:43

      Lili ke shume te drete, antishteti kurre nuke bon shtet,ato jane pasoje e nje heshtje shqiptare. Nje popull qe hesht,vdes;ka thene Ismail Bej Vora,babai i PAVARESISE.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*