Trump “me prostitutat”, histori e rreme apo skandal?

January 11, 2017 13:21

Trump “me prostitutat”, histori e rreme apo skandal?

Donald Trump është në qendër të një tjetër skandali vetëm pak ditë para inaugurimit si President i Shteteve të Bashkuara. Një dosje “bombë” që thuhet se është punuar nga ish-spiun britanik i MI6, pretendon se Rusia ka prova “komprometuese” ndaj Trumpit për t’i bërë atij shantazh.

Dosja e cila thuhet se po hetohet nga FBI-ja, është përmendur për herë të parë nga CNN, dhe e publikuar e plotë nga BuzzFeed mbrëmjen e së martës.

Në dosje pretendohet se Trump organizoi një grup prostitutash që të  urinonin në shtratin e një hoteli në Moskë  (Ritz Carlton) ku kishin fjetur më parë çifti Obama. Biznesmeni miliarder e cilësoi këtë histori si të rreme. Ja një përmbledhje e asaj çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet rreth skandalit.

 Ajo që dihet

  1. Presidenti Obama dhe Trump janë informuar mbi dosjen

Një përmbledhje prej dy faqesh të akuzave i është paraqitur Trumpit dhe Obamas javën e kaluar në takimet me krerët më të lartë të inteligjencës në SHBA, si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, drejtor i FBI-së, James Comey, drejtori i CIA-s, John Brennan, dhe drejtori i NSA-së,  admirali Mike Rogers.

Kjo jo për t’u treguar atyre se kanë verifikuar që ndonjë prej pretendimeve është i vërtetë.

Por, sipas New York Times, shërbimet e inteligjencës besojnë se materialet kaq “bombastike” duhet të sillen në vëmendjen e Presidentit dhe presidentit të zgjedhur.

Zyrtarët ishin gjithashtu të shqetësuar se ato mund të rridhnin para se Trump të mësonte ekzistencën e tyre, shton NYT.

  1. Dosja ka qenë vërdallë prej disa muajsh

Politikanët dhe gazetarët në Uashington kanë pasur dijeni për dosjen që prej vjeshtës së shkuar. Më 31 tetor 2016, MotherJones publikoi një artikull me titullin “Një spiun veteran i ka dhënë FBI-së informata ne lidhje me një operacion rus për “kultivimin” e Trump”.

Gazetari David Corn tha se ai foli me një “ish-oficer të lartë të inteligjencës për një vend perëndimor” i cili i tha se kishte prova që “qeveria ruse prej vitesh është përpjekur të kooptojë  dhe të ndihmojë Trumpin”.

  1. Nuk dihet nëse FBI po heton pretendimet

FBI ka qëndruar e heshtur dhe ende nuk ka komentuar nëse po e heton dosjen. Drejtori i FBI-së James Comey refuzoi t’i përgjigjej senatorit Ron Wyden kur ai e pyeti nëse agjencia po hetonte lidhjet midis fushatës së Trump dhe Rusisë.

Mbrëmë Wyden tha: “Populli amerikan ka të drejtë të dijë përgjigjen e kësaj pyetjeje para 20 janarit”.

  1. Agjencitë amerikane të sigurisë po hetojnë hakerimet e rusëve në zgjedhje

Agjencitë e zbulimit besojnë se Vladimir Putin urdhëroi një sulm kibernetik ndaj fushatës elektorale për të ndihmuar Donald Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në një raport të përpiluar nga CIA, FBI dhe NSA lexohet: “Ne vlerësojmë se Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë ndikuese në vitin 2016 ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA”.

“Ne vlerësojmë më tej, se Putin dhe Qeveria ruse kanë një preferencë të qartë për Presidentin e zgjedhur Trump”. Rusia nga ana e saj i mohon akuzat e qeverisë amerikane.

  1. Donald Trump mohon pretendimet

Ekipi i Trump nuk kanë dhënë asnjë koment të detajuar, por presidenti i zgjedhur hodhi poshtë historinë në stilin e tij tipik.

Ai shkroi në twitter “Lajme të rreme, një gjueti shtrigash tërësisht politike”.

Avokati dhe këshilltari i tij, Michael Cohen, ka mohuar gjithashtu një akuzë në veçanti në dosje, ku pretendohet se ai është takuar në mënyrë të fshehtë me zyrtarët rusë në Pragë, në gusht ose shtator të vitit të kaluar, për të biseduar në lidhje me hakerimin rus të demokratëve.

Cohen dje në mbrëmje shkroi në Twitter: “Nuk kam qenë kurrë në Pragë”

Ajo që nuk dihet

  1. A është kontrolluar ndonjë prej fakteve?

Asnjë prej pretendimeve në dosjen e Trump nuk është cilësuar si i vërtetë deri tani.

Ka disa pretendime abstrakte të tilla si: “Sjellja joortodokse e Trumpit në Rusi gjatë viteve”, por të tjera janë më konkrete: si për shembull ajo ndaj avokatit të tij, Cohen, se ka vizituar Pragën këtë vit.

Në teori kjo është e mundur të zbulohet nga agjencitë e inteligjencës nëse është e vërtetë, apo e rreme.

  1. Sa i besueshëm është burimi?

Deri tani është raportuar se burimi i dosjes së Trump është një ish-spiun britanik në pension.

Ai besohet se ka trajtuar për  gati dy dekada çështjet e inteligjencës ruse dhe një zyrtar i lartë tha për “MotherJones”, “se ka qenë një burim i besueshëm me një histori që ka dëshmuar se i siguron informacion të besueshëm, të ndjeshëm dhe të rëndësishëm të qeverisë amerikane”.

Burimit, tani një konsulent privat, i është kërkuar fillimisht të hetojë lidhjet e Trumpit në Rusi nga një republikan rival.

Klienti më vonë u bë një demokrat. Spiuni thuhet se u shqetësuar aq shumë nga ajo që gjeti saqë vendosi t’ia kalojë gjetjet direkt FBI-së.

  1. A pati ndonjë efekt në zgjedhjet amerikane?

Presidenti Barack Obama dëboi 35 spiunë të dyshuar rusë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive të  inteligjencës ruse javën e kaluar për përfshirje e dyshuar të Kremlinit në hakerimin që sipas zyrtarëve ndihmoi Tumpin të mposhtte demokraten, Hillary Clinton, në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Trump edhe pse fillimisht e mohoi këtë, më pas tha se edhe nëse kanë ndodhur ato nuk kanë pasur ndikim në rezultatin  zgjedhjeve.

  1. A do të ketë një hetim të plotë të akuzave?

Krerët e opozitës kërkojnë një hetim të plotë në lidhje me skandalin e fundit. Eric Swalwell tha për New York Times: “Presidenti i zgjedhur ka folur disa herë, edhe pasi është prezantuar me këto prova, në mënyra të dyshimta në lidhje me Rusinë dhe diktatorin e saj”.

“Duke marrë parasysh provat se Rusia ka hakeruar demokracinë tonë për përfitimet e saj, presidenti i zgjedhur do t’i bënte një shërbim vendit tonë duke publikuar të taksat mbi të ardhurat personale dhe  të biznesit si dhe informacion të plotë mbi çdo pronë financiare”.

  1. A do të ndalë kjo Donald Trump të bëhet President?

Duket shumë e vështirë.

Asgjë nuk është provuar dhe do të kërkonte një proces të gjatë që Kongresi të pezullonte Trumpin.

Dita

January 11, 2017 13:21
Komento

13 Komente

  1. Triumfi Vullnetit January 11, 14:21

    CNN media me anti-Trump gjate fushates presidenciale ashtu si gjithe canaku mediatik sorosian!
    Me keto Perralla Ruse qe tregojne po behen qesharak!
    Ne 20 janar vjen nje president Trump ne White House dhe del perfundimisht qe andej qeveria-hije e Sorosit!
    Vjen nje politike e re dhe del politika e vdekur qe po qelbet pa u varrosur!

    Reply to this comment
  2. Fat man January 11, 16:31

    Shuroji apo nuk shoroji, kjo eshte ceshtja.
    C’jane keto histori per jevgjit e ish Brakes ne Tirane, jane marrosur pas humbjes se Hillarit dhe gazetare, spiune si MI6 (Mig 16), Kongresmene Demokrate dhe zedhenesit e tyre ne institucione te rendesishme te Inteligjences Amerikane deri tek NASA po merren me shurosjen e kurvave neper hotele pa treguar asnje fakt, nuk u besohet akoma qe i ka shpartalluar Donald Trump, Presidenti i 45 i USA..
    Keta zgjebarake po turperojne inteligjencen e qytetareve amerikaneve, e kane ulur veten deri ne pshurjen e KURVAVE, Turp.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 11, 18:39

      Keta zgjebarake kane qene gjithmone ne kete kadigori te
      zgjebarakut,por tani ka ardhur Cecua me bixhak ti pastroje
      prandaj jane ngritur ne kembe me kurverine e tyre te shuruar e bejne te pa munduren te mashtrojne miletin.
      Shuroje apo nuk shuroje,apo do ti dhjesi ne maje te kokes zgjeberine ??

      Reply to this comment
  3. Totila Direktan Prenos January 11, 16:38

    Keni me ja pa sherrin ketij QIMEKUQIT , ketu do te jemi dhe do shohim se cdo te ndodhe me ate dhe me Republikanet qe do ja bejne sic ja bene Richard Nixonit ne 1973 me WATERGATE ku ate bote paten dhe ndihmen e Demokrateve packa se Demokratet do te na shfaqeshin mbas Gerald Fordit me JIMY CARTER ,me nje njeri as mish dhe as peshk dhe i depersonalizuar .
    Nuk eshte problemi i CNN-se por “BENJAMINIT TUAJ “” shume shpejt do ti dal boja e kuqe-verdhe .
    Keni per ta pare dhe nuk eshte vetem “”SHPIFJA ” e CNN-se por edhe probleme me ,me ,me te thella qe do ta trondisin rendin boteror ,por une mendoj qe me se shumti do ta Paguaje KOSOVA o Driteshkurter dhe perkrahes te RRUGACIT TRUMP .

    Reply to this comment
  4. Lulushi ne kopeshtin e SHQUP-it January 11, 18:48

    Si ka mundesi qe FBI te hetoje per urinimin e shtratit nga disa “kurva” ne bashkepunim me Trump, aty ku me pare ka fjetur cifti Presidencial Obama, kur eshte fare e qarte qe ky sherbim vepron vetem brenda kufijve te Amerikes, jashte saj kjo fushe i perket CIA.
    Autogoli i Demokrateve , i FBI dhe i vete Obames eshte qe pranojne se Trump eshte filmuar ne dhomen ku ka fjetur Presidenti i Amerikes, pra na del qe edhe kur ka fjetur dite me pare cifti Obama na eshte filmuar (???????), nuk eshte nje skamndal diplomatik, atehere te dalin ne publik me fakte per keto skandale ne hotelin Rus ne Moske Ritz Car-lton.
    Boll me me shpifje te ndyra qe po demtojne imazhin e shtetit me te madh Demokratik dhe mbrojtesi i lirive te njerezimit ne bote.

    Reply to this comment
  5. deti January 11, 20:57

    turp te kete ky gazetar qe kerkon te deformoje presidentin e amerikes trump.ai donald trum eshte protagonist i historise se sotme qe e ka derguar nperendia zoti per te vendosur paqen ne bote se bashku me rusine.armiqt le te pelcasin kjo do te behet.

    Reply to this comment
  6. Arben January 11, 21:09

    SHPIKJE TE CIA-S DHE “SOROSAVE”.

    HAHAHAHAHAH

    Reply to this comment
  7. Fat man January 11, 21:21

    Z. Tot…”Rrugacin” Trump e perkrahu dhe e zgjodhi vota e lire qe QYTETAREVE Amerikane ata e bene President te 45 te tyre dhe jo ne perkrahesit e tij.
    Je mesuar me ate bojen e zeze qe la te krijohet shteti i Kalifatit dhe ISIS te “marshoje” ne Europen e pjerdhur me emigrantet arabe, zezake etj qe nuk pranon shqiptare, kane hall se u zbukuron rracen e pjedhur shterpe dhe gay.
    Per dijene tende n.q.s. Rusia (Putini) ka filmuar Trump me “kurva” (se nuk gjen dot te tjera) ne dhomen ku ka fjetur cifti Presidencial Obama ne Moske duke pshurrur aty ku ata kishin fjetur ata, atehere te jesh i sigurt se kane filmuar edhe Obamen me Mishelen ne cdo ambjent duke mos perjashtuar as WC….
    Kjo eshte nje gafe si te tjerat e sherbimeve inteligjente Anglo-Amerikane (sic thane per Irakun se Sadami po prodhon lende helmuese te shkaterrimit ne mase dhe bomben atomike, por kur e pushtuan gjeten njerez pa breke ne bythe), nuk kuptohet se per ti bere “varrin” Donald Trump kane rene vete brenda edhe Obama qe e joshin keto rrena.
    Mos fyej inteligjencen tende me mashtrime qe dikur keto barsoleta nuk i kane ngrene dhe pranuar as jevgjit te ish Braka.
    Me fitoren e miliarderit Trump filloji shkaterimi i “perandorise” se maxharit Soros, qe beri lemsh Ballkanin dhe Europen, por me falimentimin e klikes se Klintoneve & CO ku Partine qe ka simbol Gomarin veshgjate e ktheu ne Parti Komusto-Demokrate, ai tashme ka mbetur nje kufome gjalle ne Amerike…..te ardhmen e ka shume te pasigurt me ato cfare ka bere….

    Reply to this comment
    • Totila Direktan Prenos January 12, 02:20

      “Fat man ” !
      Nuk ka rendesi se kush fiton ne USA. Partia e ” Gomarit apo e Elefantit ” , por per ne ka rendesi qe USA te ndjek ato piketa qe ka vendosur qe ne 1943 ne Nentor ne Teheran , te ngulura me fort ne Jalte ne shkurt 1945 nga 3 Mosqueteresit e kohes dhe te cimentuara ne Postdam ne fundkorrikun e 1945 por tashme pa Presidentin me te mire te te gjitha koherave se pas Luftes Civile ( 1861-1865) , kush tjeter pos Franklin Roosweltit , vendin e te cilit e zuri Njeriu fjalepak , Harry Truman , i cili i lodhur nga lufta e gjate WW 2 nuk humbi me kohe duke i dhene nje mesim jo vetem Japonise Perandorake por me shume Stalinit be 6 dhe 9 gusht te merkuré ne 1945.
      Kurse ai Klinton qe kundet tij nuk ke opinion te mire ( eshte mendimi yt te cilin e respektoj) eshte Presidenti Me i mire i USA-s pas WW2 .
      Trump eshte i kapur qe ne momentin qe Rusia doli hapur me preferencen e saj karshi Tij .
      Koha mua ne cdo koment qe kam bere si Sportiv dhe Politik Me ka dhene te Drejte ( nuk dua te me quash Orakull sepse nuk jam i tille ) vetem se kur komentoj diskutoj me Vehten time per te verteten .
      E ndoqa Live diten e Zgjedhjevr dhr ngela i habitur se si Trump parakaloi ne Tre Shtete dhe fitoi me permbysje ne harkun e vetem 15 minutave !?!!!!!
      Trumpi eshte Kryemashtrues dhe Bisnesmen dhe te paret qe do te lere me Gisht ne Goje per te mos permendur njr fjale tjeter do tr jene Fshataret dhe Privincialet ,me shqip. Maloket , rurale qe e votuan .
      Mua me duhet nje. USA qe ta mbaje sa me larg Ariun. Polar Rus dhe nje NATO aq e forte sic ka qene ngahera si per ti treguar vendin elspansionit Rus por dhe per ta shoetuar Kosoven nga Gjarperinjte Serbe te cilet i kane ne Goje te pahequr Dhembet e Helmit dhe presin rastin me oportun.
      Nuk eshte thjesht problemi se e zune Trumpin me Putana qe permirnin Mishelen ku ti thua qe edhe Obamet kane fjetur por nuk i kane zene duke shurruar dhe bere veprime perverse.
      Natyrisht qe shtetet edhe kur jane ne mosmareveshje do te bejne vizita presidenciale apo dhe Kryeministrore edhe me bashkeshortet . edhe do te filmohen dhe survejohen por kur nuk ka perversitete nuk ka asgje .
      Po ta them une :
      Trump kurre nuk do ti perzere emigrantet e paligjdhem te cilet tani neUSA jane mbi 30 milione mu per faktin se ata paguhen ne me te shumtit me pagese orare 2-3 X me pak se Qytetaret Amerikane .
      Edhe ISIS-n nuk mund ta ndaloje dot Trumpi ne turravrapin qe ka marre drejt Europes sepse nuk do qe te harxhoje $.
      Franca do te paguaje te gjtha te keqijat qe u ka bere vendeve te Magrebit jo vetem njehere por Franca per 50-60 vitet e ardhshme do te flase Arabisht , mu per faktin se Rracat e klasave te ulta te shoqerise njerzore pjellin me shume qe te lene sa me shume pasardhes.
      Do te invadohen Demografikisht ne te ardhmen edhe Gjermanet te cilet si shtet do ta vuajne per nje kohe ende te gjate cméndurine e Hitlerit , por dhe per faktin tjeter qe Gjermanise i duhet Fuqi Puntore dhe kush tjeter pos Arabeve qe lindin me shume femije do ta Nxijne rracen e ashtuquajtur ” Ariane” .
      Ke per te pare qe se afermi edhe Ingliterra do te invadohet nga kjo rrace .
      Nuk dua qe te iki larg por me duhet te them se ka nje plan te mirekalkuluar qe te mbahén ndezur Vatrat e Zjarrit ne Lindjén e Mesme qe ti shtyjne refugjatet drejt perendimit jo te larget por atij Europianoperendimor vendet e te cilit i hapin kufijte e tyre se ndjejne “Keqeardhje per Refugjatet ” , i hapin deri sa Nginjen me Popullsi Pjellore dhe pastaj i mbyllin perseri .
      Dhe ti mendon se Trumpi do perzere nga USA emigrantet e paligjshem dhe ISIS-in nga Europa .
      Te uroj qe te jesh me shume Largpames !

      Reply to this comment
  8. MH January 11, 21:52

    Si kuvendi i shqiperise qe ndjekim cdo te enjte oren e komedise.Nga data 20 janar do ndjekim dhe pantomimat e Presidentit Trump.Stazhin e provave per kualifikim e tregon me foton lart.I shkathet i paarritshem ne improvizime te mimikes se ftyres.
    Mbas 4 vitesh me garanci do e rrembej Hollivudi.

    Reply to this comment
  9. a kritikudr. January 11, 22:41

    Lone Para dorzimit detyres

    Reply to this comment
  10. alphade January 11, 23:39

    Cfare beri apo nuk beri ,Trump- mbas nje jave do te jete
    Presidenti i 45 i SHBA-, vendit me te fuqishem ne bote !
    Rendesi ka rezultati,te tjerat jane brrockulla e sensacione
    ku opinioni eshte i ngopur me thashetheme ……!!

    Reply to this comment
  11. Nero January 13, 16:52

    Ej Zot! Na qenkan disa skipetare qe jane fansa te trumpit, pleres se Amerikes. Nuk do mend shume, se jane plehra per vete si trump- plehre, dhe identifikohen me nje ndyresire si ai, maniak seksual, racist, idiot, qe nuk paguan taksat, qe mbijeton me parate qe i ka dhene putini( nje tjeter maniak i cmendur dhe vrases).
    qs banoni ne Amerike, ju perkrahesit e trumpushit, do te ja shihni hajrin shpejt mutit qe do ju behet ne koke nga trump-plehra( ju e dini cdo te thote trump ne anglisht besoj ;-0)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*