A po mashtron Bankers në bursë? Rreth 1 miliard dollarë asete nuk i përkasin më prej 2011-s

December 3, 2015 22:48

A po mashtron Bankers në bursë? Rreth 1 miliard dollarë asete nuk i përkasin më prej 2011-s

Bankers Petroleum, kompania e naftës e cila është përfshirë së fundmi në një konflikt me shtetin shqiptar në lidhje me taksat, është në prag të një skandali të madh mashtrimi.

Vetë aksionerët kanë kërkuar një audit urgjent nga një kompani e pavarur, pas zërave të fshehur, se Bankers ka mashtruar në lidhje me vlerën e aseteve të deklaruara në bursë.

Skandali që ende nuk është bërë publik në Shqipëri, ka dhënë tashmë efektet e para në bursë.

Dje aksionet e Bankers janë kuotuar në hapje me vlerën 1.55 USD ndërsa në pasdite vlera e tyre ka rënë në 1.44 USD.

Po çfarë ka ndodhur?

Kompania e krijuar në ishujt Kajman, një zonë off-shore ku regjistrohen kompani të dyshimta, ka regjistruar në bursë një numër të madh asetesh.

Bëhet fjalë për jo pak, por rreth 1 miliardë dollarë amerikanë.

Këto asete Bankers Petroleum i deklaron si prona të sajat, por në fakt nuk i perkasin.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum, lidhur në kohën e Fatos Nanos asetet (investimet) e kryera nga koncesionari, i transferohen shtetit shqiptar pasi rikuperohen si kosto hidrokarbure.

“Titullimi ndaj aseteve në posedim të kontraktorit në lidhje me operacionet hidrokarbure do të transferohet tek AKH në kohën që kostot e këtyre aseteve të patundshme dhe të tundshme të jenë rikuperuar plotësisht si kosto hidrokarbure…”,- thuhet në marrëveshje.

Kjo gjë tashmë ka ndodhur. Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, entit shtetëror që auditon shpenzimet e Bankers Petroleum, kompania i ka rikuperuar të gjitha shpenzimet hidrokarbure në vitin 2011.

Kjo do të thotë që edhe asetet tashmë nuk janë të Bankersit por te shtetit shqiptar.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish, përfshirë këtu edhe shumë shqiptarë, kanë blerë aksione të Bankers Petroleum në bursë.

Është e qartë që këto aksione janë kuotuar duke marrë në konsideratë që Bankers Petroleum zotëron rreth 1 miliardë dollarë asete në Shqipëri.

Situata mund të ndryshojë radikalisht në rast se aksionerët mësojnë se në realitet Bankers nuk i ka këto asete.

Kjo shpjegon pse Bankers u tërhoq menjëherë nga përplasja me qeverinë në Tiranë.

Çdo amplifikim i konfliktit në kushtet e qarkullimit të zërave në bursë për asete të rreme, mund të sjellë një rënie drastike të vlerës nominale të aksioneve të kompanisë në bursën e Torontos.

Qeveria në Tiranë e akuzon ndërkohë Bankersin se ka fryrë kostot e investimeve në mënyrë fiktive për të mos paguar taksat.

Prej 2004 kur ka nisur aktivitetin, deri më sot, Bankers Petroleum nuk ka paguar asnjë taksë në Shqipëri, përveç rentës minerare dhe sigurimeve të punonjësve. / Dita /

 

 

******

FOTO LSA: Banore te cilet kane lene shtepite e tyre, pas shperthimit te gazit ne pusin e naftes ne zonen ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, ne fshatin Marinze te Fierit. E Merkure, 01 Prill 2015

 

December 3, 2015 22:48
Komento

28 Komente

  1. aladin December 3, 23:13

    Viti 2004. Kryeminister Fatos Nano
    Por u rinovu nga Berisha ne 2007.
    U tentua te prishej nga Rama prill 2014.
    Me nderhyrjen e Cherie Bler nuk u ngacmua me.
    Tre qeveri shqiptare u korruptuan njera pas tjetres
    Derisa plasi Gerdeci i naftes ne oborret e banoreve te Marinzes

    Reply to this comment
  2. fieraku December 3, 23:15

    O Dita, investigoni Lonin, drejtorin
    Do mesojne shqiptaret xhevahire qe nuk i kane degjuar kurre me pare
    Dhe do kuptojne pse nuk behet ky vend

    Reply to this comment
    • Lupi December 3, 23:29

      O miku si e ka emrin tamam ky loni, emer mbiemer ta shofim dhe ne nnehere populli i thjeshte…

      Reply to this comment
    • pilo Lala December 4, 02:02

      Loni mund te jete peshk kanali, ka marre ndonje lek per ata qe ka punesuar, ben ndonje pisllek me shpenzimet, merr ndonje lek nga nafta qe shitet.
      Ujqerit qe e kontrollojne jane kanadezet.
      Bravo qe Qeverija e Edit po i tregon qe nuk na i hedh dot ne nje Kompani qe po merr pasurite , dhe nuk po kontribon per kete mall.
      Pergezime Drejtorit te Naftes per guximin dhe profesionalizmin.

      Reply to this comment
    • Xha Beqo December 4, 16:46

      O fierak, nuk e di kush ky Loni por Bankers ka nje dynja me zv/drejtore e zv/presidente nuk vjen radha shume tek ky Loni per vendime. Edhe ajo qe shkruan per financerin shqiptar, e dyshimte duket. Firma ka financier kanadez. Ky do jete ndonje nga ata qe pergatisin letrat e shefit.

      Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur December 3, 23:16

    Nafta dhe gazi natyror kane qene dhe jane pasuria me e cmuar qe zoti I ka falur Shqiperise.Ne kohen e Zogut kjo pasuri ju fal italianeve nga mbreti tradhetar qe qellim te vetem kishte mbushjen e xhepave te vet.Ne kohen e Enverit sadoqe sot e shajme dhe e mallkojme cdo dite ( kjo ishte strategjia e te huajve qe gjithmone na kane dashur te miren e sot na kane ne shpirt e ne zemer ) nafta ashtu si te gjitha pasurite e resurset e Shqiperise u shtetezuan,u vune ne eficence te plote dhe I sherbyen mireqenies se popullit.Cdo gje I perkiste popullit shqiptar dhe jo te huajve.Per cudi me ardhjen ne pushtet te PD e Berishes te gjitha ato qe bene me keto pasuri ngjajne si dy pika uji me ate qe beri Zogu.Ju falen te huajve per te mbushur xhepat e Saliut dhe farefisit te tij.Ka ardhur koha qe edhe keta tradhetare te japin llogari para popullit per katastrofen qe I kane shkaktuar Shqiperise.O sot o kurre populli kerkon shpagim.

    Reply to this comment
  4. Dashnor Kozaj December 3, 23:17

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
    • MONDI JANUSHKA December 3, 23:30

      ANGLICAN ENERGY LIMITED

      O Dasho, une kam pyetur edhe Vilsonin ne se te ka ngelur ndonje derrase mangut qe kur ate 13 shkurtin e 2008-tes te thyen pese brinjet tek ktheheshe ne shtepi. Jam i merakosur per mireqenjen e personazhit tend, sepse per ate shoqerine:

      ANGLICAN ENERGY LIMITED 06058749 Registered Address: 22 Clyro Court, 91-93 Tollington Park, London, N4 3AQ

      ne te cilen na qenkerke edhe drejtor, e krijuar qe kur ishe ekonomist ne KESH me 19 janarin e 2007-tes, ka nevoje urgjente jo vetem gjithe Fieri, por edhe Vlora e Ancona ku ke zgjedhur te goditesh me grushte ndonje avokat, siç bere me mua ne nentorin e 2009-tes. Paçka se Sokol Tona, ai i fameshmi i Gjykates se Tiranes te shpalli te pafajshem.

      Nuk e di si te shkoi gjyqi administrativ per pushimin tend nga KESH-i, por mendoj se nuk ke probleme mbijetese me tere ato para qe ke grabitur per ti depozituar ne kete shoqerine tende anglikane.

      Mos na merzit me, me cjepedhjerjet qe ben me kete thirjen tende per te krijuar Republiken e Fierit ! Edhe ne Ancona besoj te kete nje lloj spitali 5-se, futja nje turr aty, se mund te gjesh shpetimin tend te vetem qe te ka ngelur xhehnemin.

      Reply to this comment
  5. zograf December 3, 23:18

    Bankers fitoi 216 milionë dollarë vitin e kaluar, por s’ka paguar asnjë taksë
    ato taksa te shkoj te marre qeveria jo tu marre shpirtin shitsave te mjere neper lagje

    Reply to this comment
    • macukull iliri December 3, 23:19

      o zograf, po ti o derman ku i di keto shifra??
      u beme te gjithe profesora ketu.
      Ata kane bere kontraten mor zoteri: qe nese i investojne fitimet, nuk paguajne taksa.
      Te shkoje en burg kush e ka firmosur kete kontrate ne emer te shtetit shqiptar, mos ia kerkoni privatit pergjegjesine se ata per te fituar kane ardhur.

      Reply to this comment
      • zograf December 3, 23:21

        macukull

        jam duke te thene qe vitin që lamë pas, “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit.
        Ku i di une?
        Ka një raport, i cili tregon të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar tregon se se janë fituar 216 milion dollarë, por këto para deklarohen si të mbuluara me shpenzime.
        Eshte e vertete qjo qe thoni ju qe sipas kontratës që ka me qeverinë shqiptare, firma nuk mund ta paguajë këtë tatim, nëse shpenzimet tejkalojnë të ardhurat që ajo nxjerr, si pasojë e shitjes së naftës jashtë. Por, cilat janë shpenzimet e kësaj kompanie? 60 milion dollarë janë shpenzime transporti, 22 milion dollarë shkojnë për paga dhe 95 milion shkojnë për operacionet e kërkimeve.

        Në total, nëse këto shpenzime mblidhen, ato kalojnë edhe zërin që gjithë qeveria shqiptare ndan për administratën.

        Nuk eshte puna te debatojme ketu.

        Puna eshte qe qeveria duhet të përmirësojë ligjin dhe të forcojë kontrollin për këto kompani, të cilat shkaktojnë dëme, shfrytëzojnë burime natyrore dhe i shmangen detyrimeve tatimore.

        Reply to this comment
  6. inxhinier December 3, 23:23

    te gjitha qeverite kane vjedhur bashke me Bankersin e gjeneralit Uesli Klark qe mbrohet nga amabasada amerikane.
    Eshte e vertete qe ne 2004 kontraten e beri Fatos pordha.
    Por qe ta dini ju edhe në fillim të vitit 2014­-të qeveria shqiptare në vend që të shtrëngonte kushtet për vjeljen e taksave ndaj Bankersit, miratoi së bashku me paketën fiskale, një ligj, i cili favorizonte “Bankres” që të mos paguante TVSH­-në për naftën që importon për të kryer operacionet e kërkimit dhe zhvillimit, nismë e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 200 milion lekë të rinj!!!!

    Reply to this comment
  7. eqerem December 3, 23:24

    1 miliard dollar asete te rreme
    e kushedi sa miliarda te vjedhura per xhepat e nje grushti njerezish qe nderkohe mund te ishin investuar per te permiresuar jeten e qindra mije shqiptareve te varfer.

    Ne Shqiptaret vidhemi 100-ndra miliona dollare ne diten me djell e ai po fut ne burg ca qyqare per 10-tra dollare energji elektrike te pa-paguar.

    Kur do kete drejtesi ne Shqiperi valle??? Kur do pushoje vjedhja galopante e popullit te varfer???

    Reply to this comment
  8. emigrant December 3, 23:26

    Po llapaqeni S. Berishoviç pse nuk flet per kete?

    Reply to this comment
  9. mondi patos marinez December 3, 23:27

    gjynah kta t Bakersit nuk po u ecen fare, me shume humbin se fitojne i shkojn te gjitha shpenzime,

    po kush i ha keto mer kaqola, kushedi sa politikan kane aksione aty,,,,

    Reply to this comment
  10. Pellumb December 3, 23:28

    Mashtruesat ndërkombëtarë me firmat e koncensionarëve shqiptarë po e vjedhin,po e rjepin dhe po e helmojnë Shqipërinë! Shqiptarët nëpër kafene diskutojnë për politikë! Ne komentuesit këndojmë vargjet e këngës “Tridhjetenëntë mos ardhsh kurrë/s’e na rrëzove flamurë…”! Bankersi rrëzon shtëpitë e shqiptarëve dhe vazhdon avazin nën lëngimin e mjerimit tonë për të bërë shtet!!! Por ne, më mirë se shtet dimë të bëjmë muhabet…? Tung!

    Reply to this comment
  11. GANI USA December 3, 23:28

    PERVEC TE TJERAVE..

    http://balkans.courriers.info/article26950.html
    Pra ketu shkruhet qe bankers ka fituar 600 millions,edhe se terheqja e naftes behet me fractionnement hydrolik,qe eshte shume e demshme per juin edhe ekologjine!

    Reply to this comment
  12. brake December 4, 00:46

    Pse lodheni kot,me cfare jeton Nano ne Viene?Me pensionin patriotik ,apo me parate e gruas se re qe ka dy autobuza,Po Vicidolin me cfare e ndertoi Sala?Nafta eshte shitur e gjitha ,kot pirdhni ,Taci dhe ata qe jane nga mbrapa e rropen te gjalle ate vend,po mire tju behet kur su ngritet kur plasi fontana ne Marinxe dhe Patos,atje edhe uji nuk pihet edhe toka nuk mbin me.Bankers eshte kompani me superhajdute qe bredhin europes ne hotele me 5 yje.I lumte.

    Reply to this comment
  13. pilo Lala December 4, 02:16

    Fajin e ka ish-Drejtori Albpetrol.
    Te numeronte dhemballet Enveri….. Sot legenat si Bode e Kompani nuk dine cfare eshte ekonomia.

    Reply to this comment
  14. Arben December 4, 05:11

    AKSIONET NE BURSE RANE SEPSE KOMPANIA PO SULMOHET NGA SHTETI SHQIPETAR, O INJORANTER TELLALLE TE EDI RAMES.

    PROBLEMI ESHTE SE EDHE JU SI TELLALL DO TE MBANI PERGJEGJESI PERSONALE PER PAGESEN E ARBITRAZHIT QE DO VIJE PER BANKERS DHE PER VJEDHJET QE DO TE REALIZOJE KOCUA PASI TA SHTRIJE NAFTEN NE DORE.

    Reply to this comment
  15. erion December 4, 08:38

    ore vjedhja ne nafte eshte kaq e jashtezakonshme sa nuk ka artikull gazete qe e permbledh dot me fjale.
    por aty eshte bere nami dhe me demtimin e shendetit dhe zones.
    cfare ben populli i Marinxes,pse pret,nga shteti dhe Bankers??
    Asgje nuk zgjidhet,me Leonidhra e me te tjere
    Atje asgje nuk mbin me..
    Mbushni nje gote uje dhe jepjani Z.Leopidha ose prokuroreve qe duhet te hetojne atje.
    Askush nuk do te pije sepse shkon ne spiital.
    Rrini rrini..
    Skllever do te mbeteni

    Reply to this comment
  16. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” December 4, 10:20

    Qe BANKERS ka 11 vite qe ka vjedhur miliarda euro, kete e kupton dhe nje idiot, por konflikti i tanishem me te eshte se KOCO KOKEDHIMA (ALBPETROL) nuk po arrin t’ju vjele bakshishiin qe do.

    Si e merr KOCO bakshishin?

    Te gjitha kompanite naftenxjerrese paguajne tek KOCO bakshish ne formen e naftes se paperpunuar, qe KOCO e con tek RAFINERIA E FIERIT, ku e “perpunon” pak dhe e hedh ne tregun shqiptar pafature. Kjo eshte skema me e madhe e vjedhjes se RILINDJES, e cila nuk le gjurme (pasi nuk ka dokumenta e fatura). Dhe ne te ardhmen ne se dikush do te hetoje kete grabitje te naftes, eshte e pamundur, per mungesa gjurmesh dokumentare.

    Pra kjo, krahas vjedhjes se BANKERS, eshte vjedhja me e madhe qe po realizohet ne Shqiperi nga KOCO KOKEDHIM dhe RILINDJA, qe vetem nje hajdur gjeni, si KOCO mund ta dizenjonte.

    Por per te mos e lene dhe SALI BERISHEN pa gje, qe te mos ngrere zerin per kete vjedhje, Ministria e Energjitikes ne dijeni te plote te EDI RAMES dhe KOCO KOKEDHIMES i kane aprovuar transferimin e aktivitetit te kompanise se naftes STREAM OIL, prone e SHKELZEN BERISHES, tek nje firme amerikane TRANSATLANTIC PETROLEUM, tek e cila po SHKELZEN BERISHA eshte aksjoner.

    Kush ka deshire te hetoje, jemi te gatshem te japim materjale:

    [email protected]

    R I L I N D J A e VAZHDIMIT te VJEDHJEVE te BERISHES por me LEJEN e KOCOS

    Reply to this comment
  17. armen December 4, 12:50

    une nuk e kuptoj..
    cfare lidhje ka bursa me asetet ne shqiperi??
    boll me keto manipulime te opinionit publik per te cilat ju te gazetes Nata jeni mjeshtra!!!

    Reply to this comment
    • teatri i fierit December 4, 12:52

      O armen qoftja
      Pse e nxjerr veten idiot???
      nuk e di cfare eshte bursa?
      thuaj me mire nuk e di cfare eshte bursa dhe mos thuaj idiotesi.
      Eshte njesoj si te shkosh ne pazar dhe te blesh me leket e mia, qe nuk i ke ne xhep, i kam une. kupton ??
      E thënë ndryshe Bankers Petroleum ka rritur vlerën e kompanisë në bursë duke përdorur pasurinë e shtetit shqiptar
      po VK se ti do jesh Leonidha
      Aman o Dita botoni dicka per Leonidhen ta marr vesh Shqiperia dhe bota se si nje drejtor ne Patoz e ka rrogen sa dyfishi i presidentit te SHBA-ve!!!!

      Reply to this comment
  18. Xha Beqo December 4, 16:21

    Te gjithe mund te keni te drejte per sa shkruani per Bankers. Ata edhe mund te kene fryrje e egzagjerime ne shpenzimet e kryera. Dakord deri ketu. Por per nje gje kam pershtypjen do ta pesoje Qeveria. Ne raste te tilla, kur ka konflikte e keto nuk zgjidhen me marreveshje, palet i drejtohen Arbitrazhit. Bankers iu drejtua arbitrazhit kur shteti me arrogance i bllokoi llogarite bankare. Arbitrazhi dha vendim qe te zhbllokohen llogarite e firmes deri sa te merret nje vendim ose te behet nje auditim nga nje pale e pavarur. Qeveria e shperfilli kete vendim. E dini koston e kesaj shperfiilje ju qe shkruani qesim? Ketu behet fjale per biznes e jo per politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim