Skandali me “DH Albania”, po hetohen edhe institucionet përgjegjëse

December 14, 2018 15:44

Skandali me “DH Albania”, po hetohen edhe institucionet përgjegjëse

Hetimet për skandalin e falsifikimeve në tenderin e “Unazës së re” dhe atë të linjës Burrel-Peshkopi nuk përfshijnë vetëm kompaninë mashtruese “DH Albania”, por edhe institucionet shtetërore. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë nisur verifikimet në rang hetimor, edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, si dhe Operatorin e Transmetimit.

Sipas Prokurorisë, të dyja institucionet do të hetohen nëse kanë patur përgjegjësi për të verifikuar informacionin e falsifikuar të paraqitur nga kompania “DH Albania”.

Për këtë do të merren në pyetje, veç përfaqësuesve të kompanisë, edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të dy tenderat, si dhe personat që janë marrë me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit.

Paralelisht, Prokuroria e Tiranës ka nisur këtë të premte letërporosinë për autoritetet amerikane të Delaware-t, për të verifikuar në rrugë zyrtare dokumentacionin e paraqitur nga kompania “DH Albania”, si dhe për informacione të tjera shtesë.

Përtej hetimeve, skandali i kompanisë “Dunwell Haberman” mund të ketë patur edhe pasoja financiare.

Një burim konfidencial, por jo zyrtar brenda sektorit energjetik, i tha Top Channel se në rastin e linjës Burrel-Peshkopi, OST-ja i ka parapaguar edhe 20 për qind të vlerës së kontratës për nisjen e punimeve kompanisë “DH Albania”, pra rreth 2.2 milionë euro.

Sipas tij, menjëherë pas plasjes së skandalit, këto parà janë kthyer menjëherë mbrapsht. Por, OST-ja e mohoi zyrtarisht që të ketë parapaguar 20 për qind të vlerës së kontratës në tenderin e linjës Burrel-Peshkopi.

Sipas OST-së, fatura e përpiluar nga kompania prej 2.2 milionë eurosh nuk është paguar, por është anuluar nga OST-ja, menjëherë pas publikimit të fakteve se “Dunwell Haberman” kishte falsifikuar dokumentacionin./tch

 

o.j/dita

December 14, 2018 15:44
Komento

15 Komente

  1. Kris 1 December 14, 15:53

    Pa u hetuar bankat nga doli fondi garancise,neqoftese eshte paguar ndonjehere te gjitha hetimet jane loje fjalesh.Eshte Ulaj apo Gjiknuri ,eshte Saliu apo Rama e verteton llogaria bankare

    Reply to this comment
  2. ST92 December 14, 16:15

    qe te fallsifikohet firma e sekretarit amerikan te shtetit dhe nuk ka asnje reagim serioz as nga
    politika dhe as nga drejtesia, eshte kulmi i kulmit.
    Duket qarte qe te gjithe jane te perfshire ne kete skandal
    Prandaj dhe nuk vjen asnje kompani e huaj ne shqiperi, e dine qe ketu eshte vetem llum e hajdutllik

    Reply to this comment
  3. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... December 14, 16:39

    O ST92,se sa pushtetare e politikane jane te superkorruptuar ne kete tender te unazes se re,kjo tashme u be e qarte nga vete ramavici,kur deklaroje ne medjan vizive,”korrupsion ne tendera ka edhe ne c’do vend te botes”,pra ne nuke jemi te paret.Kjo nje padije,apo dalldi e rradhes nga fuqia e ndyre e pushteteve,qe ramavici kerkon ti beje avokatine me kete deklarate bajate demostrative per ministrin e zyrtaret pergjegjes?Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku.

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri December 14, 16:59

    Qe mbrapa kesaj vjedhje eshte vete Kryeministri,nuk e luan topi,por kush do ta haje ne vend te tij(natyrisht kundrejt pageses),
    kjo eshte tjeter gje.Korrupsioni ne Shqiperi eshte kryeministror,ka thene Spartak Ngjela,dhe kjo eshte 100% e vertete.

    Reply to this comment
  5. kriza e intitucioneve December 14, 17:57

    duam apo s’duam , ne kohen e Berishes ministrite apo institucionet kishin disipline.
    Tani ligjin e bejne cunat e xhajave te drejtorve apo ministrave, plus injorances dhe arrogances te drejtuesve. 6 vjet Gjiknuri nuk ka mbledh njehere drejtoret kryesore te diskutoj, pervec sekserve qe mban per pastrimin e pareve.

    Reply to this comment
    • mirel December 14, 21:37

      Po cfare leshi discipline kishte Berisha, jeni ne vete?
      Berisha e bente krimin hapur dhe pa dorashka.
      Ky idioti I Rilindjes merret me sporteliste te bej vjedhjet.
      Dhe tani thote do ti kapim
      Sa per SAlon, nqs ka sinonim krimi dhe degjenerimi I shtetit ne halabakeri, ai quhet Sali Berisha

      Reply to this comment
  6. perkthyesi December 14, 19:20

    Hetim I hollesishem dhe denim shembullor! Rruge tjeter nuk ka!

    Reply to this comment
  7. demo December 14, 20:01

    Mendoj se kuota eshte shum ofenduese per kryeministrin.
    Concessioni i shurres chek upit ishte 120miljon euro,ose concessioni i carcafeve te spitalit,concessioni i hemodializes,concessioni i Inceneratoreve,ky ishte mbi 200 miljon euro,tamam concession krueministror,kete te Unazes,do ta kete zhgrapsur Gjiknuri me koke te vet.Cfare jane 12 dhe 18 miljon Euro?

    Reply to this comment
  8. Arben December 14, 20:19

    Hetoni derdhjen nga bashkim ulaj te 6 milion eurove ne llogarine bahamas te olsi rames.

    Po nuk hetuat kete, lereni fare, sa do beni viktime ndonje rrogetar te arrsh.

    Reply to this comment
  9. intelektuali December 14, 20:37

    HETIMET PAS PILAFIT TE LOKES ARTA MARKU

    Kur Edi Rama eshte kapur gafil:

    “ME PRESH NE DUAR”

    Duke vjedhur si i papare fondet publike me oligarkun e tij, Bashkim Ulaj qe ka fallsifikuar dokumenta dhe vula zyrtare nderkombetare, qe ka vjedhur identitetin e nje firme prestigjoze ne SHBA me qellim fitimi tenderi ne kushtet e shkeljes se rende te konkurences ne tender qindramilionesh ne euro dhe tani Arta marku dhe Prokuroria e saj eshte kujtuar te hetoje dhe te hulumtoje:

    SI E KA MASHTRUAR EDI RAMEN OLIGARKU I TIJ BASHKIM ULAJ

    qe:

    Me bekimin e Edi Rames ka shkaterruar Tiranen me Kulcedrat e tij prej betoni dhe qe po shkaterron Luginen e Valbones si nje kolere mafioze e vertete.

    KU KE JETUAR TI O ARTA MARKU GJATE GJITHE KESAJ KOHE?

    sepse:

    Edi Rama, cuni i kriminelit te Enverit, Kristaq Rama qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident dhe antikomunist ne vitin 1988 dhe qe nuk ka kerkuar asnje falje per krimet e babait te tij, tani pas 6 viteve ne pushtet i ka plasur BOMBA e korrupsionit ne dore dhe eshte kapur gafil me “presh ne duar” duke vjedhur si i papare fonde publike me Oligarkun e tij, Bashkim Ulaj dhe kjo gje ne hunden e Prokurorise se Arta Markut, apo me pjesmarrjen e saj kriminale.

    PSE AKUZOJ DIREKT PROKURORINE?

    sepse:

    “Strategjia e mosdorëzimit” te RUFJANIT politik, Edi Rama vjen si rezultat i një kalkulimi te hollesishem politik. Sipas tij Rama është mësuar me faktin se ay mega skandali i Oligarkut te tij, Bashkim Ulaj me fallsifikime te llahtarshme dokumentash dhe vulash dhe vjedhja e identitit te nje firme amerikane ne SHBA, ishte nje gje që ndodhi tashme dhe ndodhi cfare te bejme tani dhe Kryeministri karagjoz, por fufjan politik po mundohet edhe për ta manipuluar atë në mënyrë që protesta të mbulojë zhurmën e tenderit të falsifikuar 40 milionësh tek Unaza e re. Dora vete disa pjesëtarë të stafit te Kryeministrit hajdut, Edi Rama e kanë dëgjuar të thotë:

    “Ky qe muti më i madh që na ka rënë në fytyrë këto 5 vite”.

    Të tjerë e kanë parë që në mes të një bisede tjetër, çështje ai të vërë duart në kokë dhe të shprehet me sytë ngritur në tavan:

    “Po këto dokumenta fallco te Ulaj Pushtit nga na dolën?”-

    Sipas burimeve nga brenda stafit te kryeministrise, Rama më mirë pranon të bëhen lajm i parë në media studentët që anatemojnë të gjitha partitë, sesa kjo aferë që e ka ngjyer me të zezë imazhin e qeverisë dhe po trondit seriozisht karriken e pushtetit te tij abuziv nga afera mafioze qe jane pergatitur per nje kohe te gjate edhe kur Kryeprokuror ishte fakiri servil i cdo pushteti, Adriatik lalla qe guxoi te krruhet me ambasadorin e panerum Lu.

    prandaj:

    PSE ARTA MARKU JA KA FUTUR ME GJUME?

    Kjo eshte ceshtja dhe ky eshte strumbullari i acarrimit te studenteve qe jane si “miza pa koke” dhe nuk e kuptojne se mjerimi i tyre e ka zanafillen tek fjala e urte:

    PESHKU QELBET NGA KOKA

    Nga: intelektuali, pinjoll i intelektualeve properendimore shqyptare qe ne vitin 1945 u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij komuniste dhe socialiste si Kristaq Rama, vetem sepse deshen qe:

    SHQYPNIA TE BEHEJ SI EUROPA DEMOKRATIKE

    njashtu:

    Sic po kerkojne studentet e corroditur sot.

    Reply to this comment
  10. Lili December 15, 02:58

    Sa ma te bukura 3D aq ma i madhe mashtrimi e aq ma e madhe grabitja!

    Kemi specialist tash edi ramen e erion veliaj per keso pune…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim