Skandali me dosjet, kryetarja e gjykatës: Kallëzim penal për përgjegjësit

August 23, 2017 14:43

Skandali me dosjet, kryetarja e gjykatës: Kallëzim penal për përgjegjësit

 

Pas skandalit me dosjet në gjykatën e Tiranës kryetarja e kësaj gjykate, Enkeljedi Hajro sqaron për Ora News se po bëhen ndryshime në sistemin e menaxhimit te dosjeve në mënyrë që situata të ngjashme të mos përsëriten

Hajro thotë se është vënë në dijeni të skandalit pas një informacioni të kërkuar në lidhje me situatën e rekurseve te prapambetura apo vonesat ne njoftimin e palëve

“Janë marrë masat për verifikimin e dosjeve. Problematika e krijuar do të rikuperohet. Janë marrë masat për përmirësimin e sistemit të Gjykatës që të shmanget kjo problematikë dhe për personat përgjegjës po përgatitet kallëzimi penal”, tha Hajro.

Por shpjegimi i dhënë nga vartëset ishte se gabimet me dosjet kishin ardhur si rezultat i ngarkesës së madhe në këtë gjykatë apo dhe nga ndërrimi i sekretarëve.

Kryegjyqtarja sqaron qytetarët se gjithçka do te rikuperohet dhe prej disa ditësh ka nisur njoftimi i palëve dhe dërgimin e dosjeve ne Gjykatë  në mënyrë që qytetarëve të mos u mohohet edhe kjo e drejtë kushtetuese.

August 23, 2017 14:43
Komento

3 Komente

  1. az August 23, 15:14

    O HHHH gjykate e koruptuar ,nuk gjeje dot fjale …..

    Reply to this comment
  2. Arben August 23, 20:00

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  3. Ben August 24, 07:06

    Sitemi I kalbur I drejtesise se Shqiperise ne tranzicion e ka bazen tek edukimi I dobet e nje sitemit te dobet te struktures adminustrative ku le shume hapsira te lira njerzeve te korruptuar hajdut kriminel mafioz qe gryejne buxhetin e shtetit dhe te ardhurat kombetare. Peshku gjithmone qelbet nga koka , nga njerzit me kollare ne pushtet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*